Partizani fitoi titullin kampion, ndërsa tani ka nisur dhe fushatën e përforcimeve për Kupat e Europës.
“Demat e kuq” do të luajnë kundër Qarabag-ut, një kundërshtari të frikshëm për nivelin e futbollit tonë, por kanë më shumë shanse në Europa League.
Një çështje e re duket se ka plasur te kryeqytetasit me mbrojtësin e majtë Lorenc Trashi që paralajmëron largimin.
Futbollisti ka disa oferta, por drejtuesit e klubit nuk e kanë lënë të largohen pa një shifër të majme dhe për faktin që e konsiderojnë si titullar të paprekshëm.
Kjo ka irrituar goxha Trashin që ka publikuar një foto në Instagram ku tregon se nuk do të jetë më pjesë e Partizanit pas mbarimit të kontratës.
“Tregohu i durueshëm dhe për një vit dhe prano çdo vendim”, – shkruan gramshioti.