Klubi i “Interit” i ka ofruar “Mançester Junajtid” 10 milionë euro për një huazim dy vjeçar të futbollistit belg Romelu Lukaku.
“Nëse arrihet marrëveshje, Interi pas dy vitesh do të duhet të blejë Lukakun për 60 milionë euro”, theksojnë mediat italiane dhe britanike.
Agjenti i tij Federico Pastorello të martën ishte në Milano, ku ka biseduar me përfaqësuesit e “Interit”, të cilët do të mund të sjellin lojtarin pas 30 qershorit, kur UEFA në pajtim me “fair-play”-in financiar (FFP) të japë miratimin.
“Interi publikisht ka shprehur dëshirë dhe plane për të sjellë Lukakun. Do të shohim çka do të ndodhë. Lukaku është si një ëndërr, një ëndërr që vështirë të arrihet. Megjithatë, unë besoj se gjithçka është e mundur. Nuk është e pamundur që transferimi të realizohet sepse Interi po përpiqet me të vërtetë”, tha Pastorello.