Armando Sadiku nuk do të luftojë me “mullinjtë e erës” kur i është bërë e qartë se trajneri Paco Lopez nuk e do dhe nuk e llogarit te Levante.
Sulmuesi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë sërish kapitull dhe të pranojë ofertën e Trabzonsporit.
Turqit i kanë ofruar 700 mijë euro në vit dhe elbasanasi ka gjetur akordin me ekipin e elitës së futbollit turk.
28-vjeçari do të gjejë në ekip dhe ish-lojtarin e Partizanit, Caleb Ekuban.
Marrëveshja ndërmjet lojtarit dhe Sadikut është gjetur, por Trabzoni duhet të gjejë dakordësinë dhe me Levanten.
Spanjollët duan po 700 mijë euro për kartonin e shqiptarit, ndërsa turqit nuk ofrojnë aq. Momentalisht, një lëvizje e tillë ka mbetur peng i marrëveshjes ndërmjet dy klubeve.