Mathijas De Ligt është praktikisht një futbollist i Juventusit.
Sipas mediave italiane, spanjolle dhe holandeze, futbollisti i “Ajax”prite të firmosë me kampionët e Italisë javën e ardhshme, pas hapjes së merkatos së futbollistëve.
Siç mësohet, mbrëmjen e të mërkurës tratativat mes lojtarit, të përfaqësuar nga menaxheri i tij, Mino Railoa dhe “Juventusit”, përmes zv.presidentit Pavel Nedved janë intensifikuar, duke arritur në një marrëveshjen me futbollistin, çka i hap rrugë dhe marrëveshjes me skuadrën që ka pronësinë e futbollistit “Ajax”.
Nëse bardhezinjtë e fituan garën e fortë me PSG dhe Barcelona, ata i kanë shumë borxh Raiola-s, i cili, sipas “Sky Sport”, ka imponuar futjen e një klauzoleje prej 150 milionë euro në kontratën e 19-vjeçarit.
Kjo lloj klauzole nuk lejohet në Ligue 1, ndaj për këtë arsye nuk u finalizua marrëveshja me kampionët francezë. Përfshirja e klauzolës, natyrisht, do të lejojë që Raiola ta transferojë De Ligt përsëri, kur të dëshirojë, por në të njëjtën kohë do t’i garantojë Juventusit fitime të mëdha, mbi 70-75 milionë, që do t’i paguajë Ajax-it për të blerë mbrojtësin.
Sipas raporteve nga “Sky Sports”, De Ligt do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme, Mino Raiola do marri një komision të pasur nga bardhezinjtë prej gati 10 milionë euro. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.