Superiorja vazhdon të mbetet në errësirë, klubet nuk dinë si të bëjnë llogaritë për fazën përgatitore

26 Qershor 2019, 16:13Sport TEMA

4 skuadra shqiptare do të marrin pjesë në Kupat e Europës dhe kanë nisur përgatitjet ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrave po shijojnë pushimet e verës që duket se nuk dihet kur përfundojnë.

Kur për pak javë pritet që skuadrat të kenë nisur praktikisht stërvitjen, FSHF duket se nuk e ka ndërmend të bëjë një njoftim se kur nis futbolli në Shqipëri.

Ky hezitim i Federatës Shqiptare të Futbollit, i bën jo pak konfuze edhe skuadrat shqiptare duke qenë se nuk e dinë se kur mund të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm, shkruan Vipsport.

Fillimisht ishte thënë se kampionati mund të nisë në mesin e muajit shtator, megjithatë përgatitja e skuadrave mund të jetë sërish e kushtëzuar.

Shkak bëhen ndeshjet e Kombëtares dhe mundësia e futbollistëve nga Superiorja për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Sakaq, shumë klube në Shqipëri, duke mos ditur as kur nis kampionati nuk kanë planifikuar fazën përgatitore dhe duket se kjo “heshtje” do të vazhdojë, ndryshe nga Europa dhe rajoni ku tashmë janë bërë publike datat se kur nisin kampionatet respektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje