Partizani mund të humbasë, por trajneri nuk do ketë faj

25 Qershor 2019, 11:29Sport TEMA

Që ditën e parë që vuri këmbën në Shqipëri, Franko Lerda deklaroi me gojën e tij se Partizanin do ta ndërtonin të tjerë. “Lojtarët do t’i gjejë drejtori Olsi Rama, ndërsa unë do të jem këshilltari i tij i parë”, – tha trajneri italian.

Nuk mbeti njeri pa u habitur në sallën e konferencave për shtyp, padyshim as tifozët e të kuqve, që panë edicionet e lajmeve, nuk është se u lumturuan.

Ç’qenka ky trajner që ia gjejnë lojtarët të tjerët? Gjithsesi, duket se Lerda ka ardhur në Tiranë me ide të qarta.

Politikën sportive ia bëjnë të tjerët, ndërsa politikën e kontratës, padyshim që e bën vetë bashkë me agjentin e tij.

Ai e di mirë sesi ka qenë fati i trajnerëve të tjerë italianë përpara tij, dhe të paktën dëshiron të ketë të “kopsitura” çështjen e pagesës, shkruan Sfidanti.

Një trajner i njohur shqiptar deklaroi dy ditë pas ardhjes së Lerdës se “me sa kuptoj unë, këtë e kanë marrë për vegël”.

Të shohim nëse parashikimi i tij do të dalë i gabuar, ndërsa humbja 1-5 ndaj Sarajevos është thjesht një miqësore, ndonëse nuk la shije aspak të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje