Gazeta gjermane e sportit “Kicker” i ka kushtuar një artikull lojtarit nga Kosova që luan në Bundesligë me skuadrën e Werder Bremen, Milot Rashica.
Në sezonin e kaluar ylli i “Dardanëve” ishte në top-formë duke e ndihmuar skuadrën e tij të përfundoj në mënyrën më të mirë edicionin 2018/2019.
Ai madje ishte në konkurrencë mjaft të ashpër edhe me super sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski.
Në artikullin e “Kicker” Miloti konsiderohet si njëri nga tre sulmuesit më të mirë në futbollin gjerman.
Në vendin e parë media gjermane rendit sulmuesin polak, Robert Lewandowski, i dyti sulmuesi i Bayer Leverkusen, Kevin Volland, kurse vendi i tretë për Milot Rashcien.
Kicker ka vlerësuar lartë paraqitjet e vushtrriasit, sidomos në pjesën e dytë të kampionatit duke shkruar:
“Nga një lojtarë rezervë ose xhoker, në një yll”.
Rashica e mbylli edicionin 2018/19 me 12 gola dhe gjashtë asiste në gjitha garat me Werder Bremenin.