Ylli brazilian Neymar e ka ndarë mendjen të rikthehet te Barcelona dhe po bën gjithçka për të arritur qëllimin e tij. Kështu fillimisht Neymar i bëri të qartë presidentit të PSG-së se dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez, ndërsa tashmë ka bërë edhe një tjetër gjest.
Ai ka vendosur të reduktojë pagën e tij, nga 36 milionë euro që fiton aktualisht te PSG, në vetëm 22 milionë euro, nëse skuadra katalane vendos të investojë për rikthimin e tij në “Camp Nou”.
Ky veprim i Neymar ishte një sinjal i qartë për drejtuesit e Barcelonës, të cilët e patën shprehur edhe hapur se do ta kishin të pamundur t’i ofronin brazilianit të njëjtën pagë që fiton edhe në Paris.
Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veçse drejtuesit e të dy klubeve të ulen në tryezë dhe të negociojnë termat e marrëveshjes që do të rikthente në Katalunjë lojtarin më të shtrenjtë në botë.