Kasijas habit me postimin e tij: Juventusi, merkato magjike

25 Qershor 2019, 15:10Sport TEMA

Iker Kasijas tashmë është duke u rikuperuar nga sulmi që pësoi në zemër teksa ishte në stërvitjen e Portos.

Për portierin ka kaluar frika, ndërsa ende nuk  ka marrë vendim për të ardhmen e tij, teksa mjekët i kanë sugjeruar një pushim absolut.

Së fundmi, ajo që ka habitur ka qenë një postim i ish-portierit të Realit, i cili shpreh të gjithë habinë për merkaton e Juventusit.

“Berjet e Juventusit i bën Houdini. Magji e vërtetë”, ishin fjalët e Kasijas në Twitter e tij zyrtar.

Një postim i cili ka lënë shumë vend për imagjinatë teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për marrëveshjen më të fundit që Juventusi është shukëm pranë akordit, atë me De Ligt apo nëse Kasijas ka mësuar diçka të re.

Megjithatë, diçka më shumë do të mësohet në ditët në vijim teksa merkato tashmë ka nisur të nxehet dhe lëvizjet janë të shumta.

Los fichajes de la @juventusfc los hace Houdini. Magia pura… ? pic.twitter.com/iCrV8Zvaps

— Iker Casillas (@IkerCasillas) June 25, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje