Diego Armando Maradona, i tërbuar që Sarri shkoi te Juventusi!

25 Qershor 2019, 19:36Sport TEMA

“Im atë është tërbuar që Sarri shkoi te Juventusi, edhe pse nuk e thotë hapur! Kam biseduar me të”. Ai që flet është Diego Armando Maradona Jr, djali i ish-numrit “10” të Napolit, që ka folur për TMW Radio gjatë emisionit “Maracana”.

“Zgjedhjet e profesionit respektohen por atë fanellë nuk do ta vishja as edhe për të luajtur me shokët… (referuar fanellës së Juventusit).

Nuk më pëlqyen deklaratat e Sarrit në konferencë, edhe pse i jam mirënjohës atij. I uroj të fitojë gjithçka pas dy apo tre vitesh, kur të heqë ato rroba që ka veshur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje