Messi iranian bën namin me femrat, seks me 23 vajza duke u hequr si ylli argjentinas

26 Qershor 2019, 18:19Sport TEMA
Messi iranian bën namin me femrat, seks me 23 vajza duke u hequr si ylli

Veç t’i ngjash Lionel Messit, të ndryshon jetën. Iraniani Reza Parastesh, i cili pak kohë më parë u bë i njohur për shkak të ngjashmërisë me “yllin” argjentinas, merr koston e parë të të qenit “i famshëm”.

Ai është akuzuar se ka abuzuar me plot 23 gra, duke u hequr se është fituesi i 5 Topave të Artë. Ai dhe sulmuesi argjentinas i Barcelonës janë si dy pika uji, fakt që Messi iranian e ka shfrytëzuar për të joshur e mashtruar femrat për të patur me ta raporte seksuale. Dhe plani i tij ka rezultuar i suksesshëm të paktën në 23 raste.

Ai u shfaq në rrjetet sociale me numrin 10 të Barcelonës dy vite më parë, i nxitur nga i ati. Ngjashmëria ishte e pabesueshme dhe me rritjen e mjekrës u bë edhe më e vështirë për të kuptuar se cili është i vërteti.

Fama, me sa duket, e nxori jashtë kontrollit, aq sa e përdori edhe për të mashtruar femrat që të kishte raporte seksuale. Janë 23 denoncime për të, megjithatë Reza Parastesh i ka mohuar akuzat.

2 komente në “Messi iranian bën namin me femrat, seks me 23 vajza duke u hequr si ylli argjentinas”

  1. fatja says:

    Ky rri me top ne dore,apo me TOPE NE DORE……………..

  2. gal says:

    te foto kemi vetem 2 femra, ku i gjeti 23 ky carac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. V
    Vlonjati

    T'a bëjnë eunuk!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje