Partizani i drejtuar nga Franko Lerda ka zhgënjyer sërish në miqësoren e zhvilluar këtë të mërkurë kundër skuadrës së NS Mura.
Të kuqtë bën një tjetër jo paraqitje të mirë përballë NS Mura duke humbur me rezultatin final 2-1.
Skuadra sllovene kaloi dy herë në avantazh me anë të Marosa në minutën e 22-të dhe Marusko në të 72-të.
Por të kuqtë shkurtuan rezultatin në minutën e fundit me anë të mesfushorit shkodran Eraldo Cinari, por që nuk i mjaftoi kampionëve të Shqipërisë që të dilnin me një rezultat pozitiv nga ky takim.
Kjo është humbja e dytë e Partizanit në miqësoret e zhvilluara në këtë fazë përgatitore ku e para ishte ajo ndaj Sarajovos me rezultatin e thellë 5-1.
Dy debutime zhgënjyese për trajnerin Franko Lerda në stolin e kuq dhe ndaj të cilit kanë nisur menjëherë pakënaqësitë për lojën e zhvilluar.
Megjithatë, testet reale për italianin do të jenë në Ligën e Kampionëve kundër Karabakut në eleminatoret e Champions League. (TemA)
Lerda viktimë e falsitetit të skuadrës kampione të Shqipërisë,Partizani.
Akoma nuk e kuptoni partizani Po Nuk arbitroi arbiter shqiptar nuk fiton esht è kot nuk kemi futboll