Hysaj mund të hyjë sërish në modë te Juventusi, Atletiko ka prioritet

28 Qershor 2019, 14:45Sport TEMA

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka vendosur të provojë një aventurë tjetër pas 4 viteve te Napoli.

Trajneri Karlo Ançeloti duket se ishte ai që kishte një rol të madh në vendimin e 25-vjeçarit, teksa në sezonin e fundit me trajneri e ri, Hysaj nuk u shfaq në nivelin e tij të zakonshëm, ndërsa një pjesë të madhe të ndeshjeve e nisi nga stoli.

Sakaq, klubet kandidate për Hysajn nuk mungojnë. Teksa sa u përket klubeve italiane Interi, Roma por edhe Juvnetusi me ardhjen në krye të një njohje të vjetër të shkodranit si tekniku Sarri, janë të interesuara për brojtësin. Pa harruar Atletikon e Madridit në Spanjë.

Nga Italia, një ekspert i merkatos si Alfredo Pedulla është shprehur se Hysaj mund të rikthehet në modë te Juventusi, megjithatë prioriteti do të jetë për Atletikon.

Në fakt, klubi madrilen kërkon Semedon nga Barcelona, por pasi ka hasur vështirësi për portugezin, atëherë vëmendja do të kthehet te Hysaj. Bardhekuqtë kanë bërë edhe një ofertë për mbrojtësin, por është refuzuar pasi u cilësua e ulët nga Napoli. Megjithatë, këtë herë duket se Atletiko do të vijë me një propozim të ri, për të gjetur gjuhën e përbashkët me Napolin.

3 komente në “Hysaj mund të hyjë sërish në modë te Juventusi, Atletiko ka prioritet”

  1. Billy says:

    Hysaj tani eshte ne mode vetem tek Vllaznia.

  2. trajneri says:

    Hysaj eshte nje lojtar i zakonshem i nivelit mesatar dhe nuk ka asnje shanc te luaje te Juve apo Atletiko, natyrisht as te Napoli. Nese do shkoje ne ekipe te nivelit mesatar ne Itali, kjo do ti jape mundesi te luaje, perndryshe ose ne stol ose me Vllaznine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje