Andi Lila nuk do të jetë më pjesë e Janinës për sezonin e ardhshëm dhe lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga klubi grek nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Pas një aventure me shkëputje te Janina, mbrojtësi që tashmë mund të luajë pa problem edhe si mesfushor, ka dalë një lojtar i lirë pasi klubi grek nuk i ka rinovuar kontratën.
Edhe vetë dëshira e tij, ka qenë të largohet pasi Lila ka shprehur shpesh herë dëshirën për t’u rikthyer te Tirana dhe rënia nga kategoria e Janinës, duket se i ka hapur rrugë. Klubi grek e ka falënderuar Lilën për kontributin e dhënë, si edhe për profesionalizmin e treguar me fanellën e Janinës.
“PAS Janina njofton se ka gjetur zgjidhjen e përbashkët me Andi Lilën për të mbyllur këtu marrëveshjen. Pas 7.5 vitesh bashkëpunim së bashku, duam të falënderojmë Lilën për gjithçka që ka dhënë për Janinën dhe për profesionalizmin e treguar. Të urojmë më të mirën për të ardhmen dhe një karrierë të suksesshme dhe të shëndetshme”, shkruhej në postimin e klubit.