Prezantohet Rabiot: Transferimi te Juventus, një hap cilësor në karrierën time

2 Korrik 2019, 16:40Sport TEMA

Adrien Rabiot është prezantuar si futbollist i “Juventusi”. Mesfushori që përfundoi të hënën kontratën me Paris Saint German ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me zonjën e vjetër.

Sipas Rabiot, kalimi te bardhezinjtë është një hap tejet i rëndësishëm për karrierën e mesfushorit francez.

“Me “Juventusin” kemi pasur kontakte dhe në sezonet e shkuara, por vetëm tani u konkretizua gjithçka. Mendojë se ishte moment kyç për të hedhur këtë hap të rëndësishëm në karrierën time”, tha Rabiot.

“Kam folur edhe me Buffon gjatë sezonit të shkuar te PSG. Ai më tregoi se sa e rëndësishme është të luash me “Juventusin”. Ishte një shtysë tejet e rëndësishme për mua për të pranuar këtë mundësi”, tha Rabiot.

Rabiot është transferimi i tretë zyrtarë te bardhezinjtë për këtë seksion merkato, pas Ramsey dhe Pellegrinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje