Rudina Hajdari: Do ketë përplasje, s’e ndal dot njeri! Bashës i ka dalë situata nga kontrolli, ai nuk e di se çfarë po ndodh

3 Korrik 2019, 21:26Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se i trembet një përplasjeje tani që krerët e bashkive dhe punonjësit në këto bashki kanë humbur vendet e punës.

Sipas saj, kreut të PD Lulzim Basha i ka dalë situata nga kontrolli.

Deri diku unë e shoh që do ketë përplasje pasi njerëzit kanë humbur vendet e punës e punës dhe kjo është një gjë që s’e ndal dot njëri.

Është e pashmangshme. Unë jam e bindur se kreu i PD nuk e di se çfarë po ndodh sepse jemi në një pikë që i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Zoti Basha ndodhet në një situatë të vështirë por kjo s’më takon më mua. Unë jam jashtë PD për shkak të vendimit të tyre.

E ndjej veten pjesë të së djathtës dhe e quaj veten demokrate, e lindur e tillë dhe s’mund të më shkëpusë njeri nga kjo lidhje genetike.

Unë do vijoj te kem parime të djathta”, u shpreh deputetja në Report Tv.

Sa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit, Hajdari tha se janë të dhimbshme por tashmë një realitet dhe s’mund të mohohen.

3 komente në “Rudina Hajdari: Do ketë përplasje, s’e ndal dot njeri! Bashës i ka dalë situata nga kontrolli, ai nuk e di se çfarë po ndodh”

  1. Cris says:

    Po iki o goca hajdarit ke lindur demokrate babai jot edhe kur vdiq nuk e dinte c ishte demokracia. U bere ti te japesh leksione demokracie.

  2. fati says:

    Rudina je e re per deklarata te tilla. Shqiptaret i kane provuar te gjitha. Mos harro sot policia dhe ushtria nuk jane ato te sales dhe te ndjerit babait tend, prandaj mos u shqeteso. Nuk ka kush ndermend te jape jeten per bythen e sales dhe bashes e monikes me liken. Megjithe ate ta provojne. Likja mbase po, e jep jeten per te mbrojtur pasurine e vjedhur se bashku me moniken e salen.

  3. Grigor says:

    Rudina,
    Per babane tend, njerezit thone shume gjera. Por ai ka vdekur, dhe i ikuri i merr te tera me vete.
    Une mund te them me plot gojen nje gje – qe Azem Hajdari ishte nje pro-Amerikan dhe pro-europian fanatik, dhe kete e ka shprehur edhe ne vitin e mbrapshte 1997 ne Parlament, kur idiotet e Berishes si Blerim Çela filluan te flasin me gjuhe anti-amerikane, si tani.
    Ti je bija e babait, i ngjan shume Azemit edhe ne future, por edhe ne trimeri. Vendin tend ne PD dhe ne te djathten shqipetare nuk ta heq dot njeri. E vetmja gje duhet te besh eshte te distancohesh nga vrasesi i babait tend, Sali Berisha, dhe te jesh parimore ne opoziten ndaj qeverise. Politika e sharjeve dhe shpifjeve nuk e çoi shume larg Lul Idiot Bashen, pra mos bjer ne ate kurth. Kur ben opozite me fakte, populli te beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje