E “torturuan” në kopshtin zoologjik të Fierit, luani Zhak ngordh në Holandë

4 Korrik 2019, 17:41Lifestyle TEMA

Ka ngordhur luani i kopshtit zoologjik “Safari Park”, vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë.

I njohur me emrin Zhak, ai ishte një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit.

Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida, por duket se Zhak nuk ja ka dalë.

Sipas tyre për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj.

“Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.

Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar.

Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli  mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve.

I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qendrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”, lajmëron qendra.

8 komente në “E “torturuan” në kopshtin zoologjik të Fierit, luani Zhak ngordh në Holandë”

  1. Toni says:

    Ne jemi Afrika e Europes. Skemi pike lidhje me Hollanden dhe me vendet e tjera te Europes. Fatkeqesisht, jemi vite drite larg!! Duam the hapje negociatash ne!! Zoti ju rujt!!

  2. Jo per gje... says:

    Ore kjo hollanda shume eshte ne lajme kohet e fundit… Labce I thone ‘na cau koken e karit’….

  3. artur says:

    Fjala “ngordh”, duhet të hiqet nga fjalori i gjuhës shqipe.

    1. mik says:

      artur – Sygjerim me vend.
      Menyra se si nje komb sillet me kafshet, tregon shum.
      Nje dramaturg i madh thoshte : Sa ma teper i njihja njerzit, aq ma shume i doja kafshet.

  4. artur says:

    Fjala “ngordh”,duhet të hiqet nga fjalori i gjuhēs shqipe,por,nëse është e pa mundur,të përdoret për Berishën dhe Metën.

  5. c.q.t says:

    kjo vdekje na prek pa mase, presidenti duhet ti dergoje familjes telegram ngushellimi,Rama ik

  6. Detari says:

    Fotoja e luanit qe vuante eshte pasqyra e shpirtit albanistan.

    Albanistanet i keqtrajtojne kafshet me keq se kinezet. Nuk kam pare popull me pa kuptim…

    1. Emigrant says:

      Po mire o detar me koken si kar,meqe ty nuk te pelqen atdheu shko ne pith te sateme se ndoshta aty ndjehesh me mire..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje