"Të thyejmë zinxhirin korruptiv", Drejtësia plan veprimi 2019-2023: Të përfshira në hartim 29 institucione shqiptare, përpjekje për ndëshkim, parandalim dhe ndërgjegjësim

4 Korrik 2019, 13:22Kronika TEMA

Zëvendës ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka, ka përcjellë disa nga detajet e hartimit të Planin të Veprimit 2019-2023 për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Caka shkruan se “drafti është hartuar në bashkëpunim me 29 institucione shqiptare të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe përforcimin e përpjekjeve për ndëshkim, parandalim dhe ndërgjegjësim ndaj praktikave korruptive“. 

“Sot përfundoi trajnimi tre ditor i stafit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të angazhuara në hartimin e Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit 2019-2023.

Ekspertët e Delegacionit të Bashkimit Evropian trajnuan stafin lidhur me metodat e kostimit, planifikimin e aktiviteteve dhe realizimin efektiv të objektivave. 

Ndërkohë që institucionet po vijojnë punën me hartimin e Planin e Veprimit 2019-2023, një draft paraprak është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për konsultim publik.

Drafti është hartuar si një total masash proaktive për luftimin konkret dhe të matshëm të korrupsionit.

Draft Plani i Veprimit 2019-2023 është hartuar në bashkëpunim me 29 institucione shqiptare të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe përforcimin e përpjekjeve për ndëshkim, parandalim dhe ndërgjegjësim ndaj praktikave korruptive“, nënvizon Caka e cila veç të tjerash është njohëse e çështjeve të Integrimit dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. (TemA)

1 komente në ““Të thyejmë zinxhirin korruptiv”, Drejtësia plan veprimi 2019-2023: Të përfshira në hartim 29 institucione shqiptare, përpjekje për ndëshkim, parandalim dhe ndërgjegjësim”

  1. Drejtesi per drejtesi says:

    Nuk do kete kurre drejtesi ne kete vend , pervec asaj te zotit. Te tjerat Jane brockulla. Korrupsioni e krimi ne Shqiperi nuk jane murtaje qe bie, por eshte mbjelle me dore.Dhe ne nje vend te varfer ato rriten shendetshem. Duart e kujt Jane ,tashme dihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje