Në mes të qershorit Partia Demokratike ka firmosur një kontratë të re lobimi me Sonoran Policy Group, e cila synon të ndërtojë një strategji në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar për opozitën shqiptare.
Nga Besar Likmeta
Sipas të dhënave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, kontrata midis Partisë Demokratike dhe Sonoran Policy Group kap një vlerë 10 mijë USD në muaj për një total prej 40 mijë USD dhe është nënshkruar me 11 qershor nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gamend Bardhi.
Sipas kontratës, firma armerikane e lobimit pritet të punojë me partinë opozitare shqiptare për të ndërtuar një strategji kundër drogës dhe krimit të organizuar, si dhe të ndihmojë PD-në për të siguruar takime me zyrtarë të administratës në SHBA. [kliko këtu për kontratën]
“Konsulenti do të punojë me opozitën shqiptare për të ndërtuan një strategji kundër narkotikëve dhe kundër krimit të organizuar, si dhe të mundësoj takime dhe ndërveprime me zyrtarë të administratës, kongresit dhe pushtetit ekzekutiv në SHBA,” shkruhet në kontratë.
“[Konsulenti] gjithashtu do të punojë me agjencitë vendore [në SHBA] dhe ato ndërkombëtare për të luftuar epideminë e krimit të organizuar [në Shqipëri],” shton kontrata.
Kontrata e firmosur në 11 qershor, nuk është kontrata e parë e lobimit që Partia Demokratike ka firmosur me Sonoran Policy Group. Në vitin 2018, Partia Demokratike ka pasur një kontratë të ngjashme me këtë firmë lobimi me zyra në Uashington DC.
Sonoran Policy Group udhëhiqet nga Robert Stryk, një ish këshilltar i fushatës së Presidentit Donald Trump nga Oregon.
Sipas dokumente të publikuara nga Departamenti i Shtetit, në vitin 2017 Partia Demokratike shpenzoi 825 mijë USD në disa kompani lobimi në SHBA. Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partia opozitare shqiptare ka raportuar shifra më të ulëta për shpenzime konsulence.
Ekspozimi i të dhënave kontradiktore mbi shpenzimet e lobimit nga BIRN në nëntor 2017, e shtyu Prokurorinë e Tiranës të hapte një hetim ndaj Partisë Demokratike.
Dy vjet më vonë, në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 4 zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë liderin e saj Lulzim Basha, të dyshuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me pagesat për lobistët në SHBA.
Zoti Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së i kanë mohuar akuzat dhe e kanë përshkuar hetimin e prokurorisë si të motivuar politikisht.
Po mire,a ka kontroll se nga vijne keto 40 mije € per kater muaj kur pd eshte shkrire si parti(te pakten financiarisht) dhe nuk ka asnje lloj burimi legal te ardhurash!
… po di mundet qe kjo Cete verioresh te dhunshem vazhdojne te paguajne te huaj me leket e RUSEVE per te rezuar qeverin e tyre ?
Kjo tregon papjekuri dhe pazotesi e nje Cete per te fituar me VOTE drejtimin e nje shteti …
Kane 6-7 vjete qe bejne si kalamanj dhe qarraman kur mbare Nderkomberaret i kane abandonuar dhe injoruar …
Kjo Cete shpejt do shperbehen bashke me parti-kalamanjsh LSI …bashke me Presidentin trim-frikacak Avni Rustemi
ku Jane rezultatet???? Mos ndoshta PD i perdor keto euro per te mbuluar krimin dhe jo ta luftoje…
ku i marrin parate keto or miq. A kane naj banke qe pren kartemonedha?
Lobimi,nuk me duket se eshte asgje tjeter vecse korrupsion i ligjeruar.(nje menyre e rafinuar Amerikane per mbledhje parashe).