Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e tre persona të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në muajin prill të këtij viti.
Gjithashtu policia bën me dije se janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.
“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.
Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:
Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.
Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan
Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.
Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.
Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”– thuhet në njoftimin e policisë. (TemA)
Sepse ju o te pa cipet e shekullit, njerezit e ndereshem qe informonin per te ruajtur shoqerine e pastert , pa drogaxhinj , kumarxhinj , vrases , hajdsute , sabotatore , kriminele te njerezve me vlere etj , i quajtet “spiune” .Tani kerkoni “spiune” me pagese , por nuk e kuptoj si do ta justifikoni kete lloj shperblimi , apo me “fonde sekrete”?! Si e shkaterruat shoqerine moderne o njerez te pa cipe ..!
S`ka komente ? Ju jeni te gjithe njelloj , bile me te rrezikshem se ata qe vodhen parate ..!