Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë

7 Korrik 2019, 19:20Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Përtej teorive konspiracioniste se pas 30 qershorit, një i dërguar special nga përtej Atlantikut, do të bënte mrekullinë në politikën shqiptare dhe do të gjente zgjidhjen, në ligjërimin publik të para dhe pas 30-qershorit, nuk pati asgjë të re dhe të panjohur. E vetmja e re është përfshirja në ligjërimin publik e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili, me statuset dhe me letrat që dërgon nga Gjiri i Lalësit apo nga Prsidenca apo nga Valbona, na kujtoi edhe njëherë të gjithëve se është një personazh i dobët politikisht dhe një njeri mendjelehtë.

Ai na u shfaq me dy pamje ; njëherë, para 30 qershorit, mori pamjen e luftëtarit dhe të shpëtimtarit të Shqipërisë nga një përplasje e luftë civile që e ndiente vetëm ai. Pastaj, kur e pa se të gjithë, të brendshëm e të huaj, e kishin marrë për njeri të leshtë, jo të lehtë, dhe pasi u zhburrërua publikisht me injorimin që i bënë shqiptarët dhe aleatët e tyre procesit të dekretim-zhdekretimit, ditën e diel, e mbajti frymën në plazh, te vila e tij luksoze dhe, që andej, në vend të portretit të vrerosur, na nxori portretin e fëmijës së lumtur dhe nisi të bëjë batuta e të dërgojë selfi me cilindo që i binte rruga andej pari.

Kulmin e kësaj mendjelhetësie e arriti këto ditë, kur, për të deligjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit, përdori metaforën e seksit, pra, të votave që bëjnë seks. Jo vetëm nivel i ulët intelektual, shprehje e një njeriu pa kulturë e pa shije, por, edhe tipar i një njeriu në krizë ekzistenciale që kalon nga hakërrimi me luftë, në zgërdhirjen me batuta seksi.

Ndërkaq, opozita duket e lodhur dhe drejtuesit e saj përsëritin, sikur i ka zënë vapa, të njëjtin refren që nuk e besojnë as vetë. Protesta përsëri, ftesë shqiptarëve që të mblidhen në rrugë… Për çfarë ? Askush nuk e di. Sipas Lulëzim Bashës opozita ka arritur disa fitore. 85% e shqiptarëve janë me të. Qëllimi i protestave u arrit sepse opozita i tregoi botës mbarë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Tashmë, të gjithë e kanë harruar se qëllimi i protestave ishte rrëzimi i Edi Ramës, por kjo do të ndodhë shumë shpejt. Të gjithë në SHQUP besojnë se ashtu është një muhabet, se tani këtë punë e ka marrë në dorë vetë z. Trump dhe Rama i ka ditët të numuruara. Në fakt, Basha është mjeshër që thotë gjithçka pa thënë asgjë, që bënë çdo gjë, pa bërë asgjë.

Protestat në Shqipëri janë të vetmet manifestime publike të cilat, në emër të luftës kundër krimit, kundër trafikimit, kundër të gjitha të këqijave të kësaj bote, i drejton një njeri që, zyrtarisht, është i akuzuar, pra, është marrë i pandehur nga Prokuroria Shqiptare me letër porosi nga agjencitë inteligjente të SHBA-ve për mashtrim dhe pastrim parash të pista, i hetuar nga FBI-ja se ka pranuar para për lobimin e PD-së nga një kompani ofshore me pronarë rusë. Është i vetmi drejtues që në protestat e tij dhe në akuzat që i janë bërë, është marrë në mbrojtje nga ambasadori rus në Shqipëri, i cili, ashtu si Luli ka hedhur poshtë akuzat për financim nga kompani ofshore me drejtues shtetas rusë.

Protestat në Shqipëri janë të vetmet manifestime që kanë në qendër interesin e një grupi të caktuar politik që i ka vënë vetes qëllim që të deligjitimojë me të gjitha mjetet dhe mënyrat kundërshtarin politik, i cili, i ka mundur dhe i ka shpartalluar në zgjedhjet politike që janë njohur nga të gjitha organizmat ndërkombëtare. Protestat në Shqipëri janë thirrur nga opozita dhe i nxisin militantët që marrin pjesë në këto protesta që të lëshojnë britma dhune, të shpallin linçimin politik të një njeriu të vetëm – Edi Ramës. Me akuza të qena e të paqena, me mllef, me gjithçka të ligjshme e të paligjshme, opozita ka nxitur te mbështetësit e saj një ndjenjë të tillë urrejtjeje ndaj Edi Ramës që nuk është parë prej kohësh. Për ta radikalizuar këtë urrejtje, opozita ka dalë nga sistemi dhe tani është katandisur në një forcë politike që nuk përfaqësohet në asnjë nivel të qeverisjes së vendit.

Partnerët strategjikë të Shqipërisë e kanë injoruar tërësisht këtë aksion të opozitës dhe kanë vendosur të mos merren më me të. Mbështetja që i dhënë KQZ-së që të zhvillonte zgjedhjet më 30 qershor megjithësë opozita nuk ishte regjistruar dhe megjithëse presidenti i Republikës i kishte zhdekretuar në mënyrë të paprecedentë ato, tregoi se SHBA-të dhe BE-ja janë të vendosur që të njohin në Shqipëri vetëm aksionet legale dhe të mos mbështesin asnjë retorikë të dalë boje dhe halucinante si kjo e opozitës.

Ndërsa dhuna dhe forca që u përpoq të tregonte opozita disa ditë para 30 qershorit morën një përgjigje të ashpër dhe nuk ka gjasë të përsëriten.

Çfarë do të ndodhë ?

Asgjë.

Ne do të shohim përsëri njerëz që mblidhen në Bulevardin e Madh dhe dëgjojnë Lulëzim Bashën sesi artikulon një mijë të zeza për Edi Ramën, pastaj do të shohim nëpër studio të ndryshem biseda që fotografojnë përsëri Edi Ramën me një mijë të zeza dhe, si për të na e hequr mërzinë nga kjo e keqe që nuk ka fund, do të argëtohemi me ndërhyrjet e presidentit tonë mendjelehtë që do ta na tregojë jo vetëm se si shumohen votat, por edhe sa zgjat shumimi.

27 komente në “Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë”

  1. Sit back and relaks■●▪djrjtjfjgudus%^* says:

    Dmth Yzeiri thote njeriu jeton per te ngrene e per te fjetur qe ta shtyje deri sa ti vije dita per te vdekur dhe si rrjedhim nuk ka pse ia prish rehatine fukarallikut te vet duke dale ne protesta per jete me te mire, per pune, kunder vjedhjeve e korrupsionit, kunder qeverisjes arrogante qe ne 7 vjet ka perzene nga shqiperia gjysem milioni shqiptare, duke mos hapur asnje vend pune, duke rritur borxhin publik, duke vene ne rrezik stabilitetin e brishte ekonomik me ane te vjedhjeve me PPP-ra etj etj etj. Te lumte Ilir Yzeiri, kisha ca respekt per ty por na dole edhe ti nga ata tipat Te rroje Partia dhe Udheheqesi Legjendar. Po te ishte Rama ne vend te Bashes duke dale ne protesta jam i sigurte qe do kishe arsyetuar ndryshe dhe do kishe shkruar nje shkrim komplet te kundert nga ky qe ke shkruar.

    1. Zagali says:

      SIT Back,na çave bythen me kete komentin tende.Dukesh qe je servil i kryekriminelit Sali Berisha.Vazhdo,mburru,shaj.Te gjiha keto sa tha zoti Yzeiri jane te verteta.

    2. Njuzi Feik says:

      Na knacet me barsaletat e dites.Nderkohe:
      Asnje lajm ne Tema per Samitin e Poznanit qe Rama u largua me gisht ne bithe.

    3. Grigor says:

      Po ti, kujton se se shkruan shume bukur, qe na i poston nga dy here komentet?
      Ore, Saliu ka nja 20 vjet qe shan Ramen. Basha me Moniken, kane me pak, por kusur nuk Jane lene, bashke me Zike Qorrin, dhe ca debila te tjere. Nuk Jane debila se shajne Ramen, por nga menyra se si e bejne. Por çfare fituan? Asgje.
      Tani, edhe ti duket qe je me ushtrine e sharjeve. Po ndonje mesim nuk ke nxjerre? Politika e sharjeve uk hyn ne pune. Pune bën politika e alternativave. PD-ja keshtu siç eshte nuk perben aletrnative. Pra nuk merr vota. Tani, ç’hyn Rama ketu?
      Kthehu nga opozita inekzistente o njeri. Te rregullohet opozita, qe te behet alternative fituese, dhe Rama eshte i hequr. Eshte I hequr pa patur nevoje per thirrjet ala-Pakistan “Rama-ik”. Pa protesta. Me vote ore me vote. E heq populli vete, po i vure perballe nje me te mire nga Rama.
      Perndryshe aty e ke Ramen, peshqesh. Por juve vazhdoni, mos ja ndani duke pare endrra me Bashen kryeminister, si Qim Peka.
      A ka kuptim t’u thuash hajduteve “Ju te poshter, na gjetet pa police, si nuk keni turp qe vidhni. Ikni vete, se ne nuk kemi police, Po ikni vete”.
      Po natyrisht pra, nuk ka kuptim. Eshte idiotesi dhe naivitet.
      Çfare behet? Kthehen syte nga policia, vihen njerezit me te ndershem dhe me te guximshem policë, dhe pastaj u kthehesh hajduteve apo krimineleve, “tani hajdeni po jua mbajti. Ho me, ho me, ku jeni?”
      Ore, more vesh gje nga kjo qe thashe? Apo prape ashtu ju, yyyyy, neper protesta?

  2. Sit back and relaks■●▪djrjtjfjgudus%^* says:

    Dmth Yzeiri thote njeriu jeton per te ngrene e per te fjetur qe ta shtyje deri sa ti vije dita per te vdekur dhe si rrjedhim nuk ka pse ia prish rehatine fukarallikut te vet duke dale ne protesta per jete me te mire, per pune, kunder vjedhjeve e korrupsionit, kunder qeverisjes arrogante qe ne 7 vjet ka perzene nga shqiperia gjysem milioni shqiptare, duke mos hapur asnje vend pune, duke rritur borxhin publik, duke vene ne rrezik stabilitetin e brishte ekonomik me ane te vjedhjeve me PPP-ra etj etj etj. Te lumte Ilir Yzeiri, kisha ca respekt per ty por na dole edhe ti nga ata tipat Te rroje Partia dhe Udheheqesi Legjendar. Po te ishte Rama ne vend te Bashes duke dale ne protesta jam i sigurte qe do kishe arsyetuar ndryshe dhe do kishe shkruar nje shkrim komplet te kundert nga ky qe ke shkruar..

    1. Sit in the front and protest says:

      Me fal zoti I ulur ne qetesi por me duket komenti duhet te kete emrin e Luciano Bocit ose ndonje studenti te Ilirit qe nuk ka mare provimin dhe tani pak I lenduar nxjerr inatin.Dhe ti vete e pranon kur thua qe njerezit duhet te dalin ne proteste per varferine por Iliri thote ose nenkupton qe nuk mund te jete PD dhe lideri I saj qe duhet te drejtoje dhe ligjeroje kete proteste ndryshe beta e injoron she anashkalon.

    2. Mona Cizmja. says:

      Sipas teje duke rikthyer ne pushtet Salen me kryehajdutin Lir Floriri do te zgjidhjen hallet., Keqardhje per ty.

  3. Ledion says:

    Je brilant Ilir, vetem se duhet te shkruash me shume.

  4. drini says:

    Ke te drejte Ilir, presidenti jone ka nivel shume te ulet intelektual dhe duket se ka pesuar nje breakdown mendor. Ndryshe nuk ka si shpjegohen deklaratat e tij. Pervec deklaratave idiote ngeli duke perserrirut se ka debulese per Saline. Ne fakt sala e di sala sa debulese ka ai per salen. Nuk besoj se sala i harron ate nate kur iliri e arrestoi. Por sala me pleh dhe me kriminel se cdo politkane tjeter e mbrojti Ilirin nga prova e FBI se mbrojti karrgen e tij, dhe gjykata injoron proven e FBI per vertetesine e videos se Metes per 700000 eurot dhe beson proven e policise se shqiptare plotesisht e diktuar nga sala.

  5. Eurali says:

    Inat te madh ka ky Yzeiri. Qe kur pd nuk e perfilli kur ishte shkruesi i zjarrt i saj ia drejtoi drejtoi tan baterite kto vite.

  6. Gjenerata 1964 says:

    Shume qarte.

  7. Tropoja says:

    Respekte, Ilir Yzeiri, analisti i vetem qe thotë të vertetën dhe me gucim.

  8. L.R says:

    Respekte te siqerta per nje njeri super inteligjent si z Ilir. Nje thirrje te madhe per Edi R. duhet me cdo kusht te ngre nje komision special me njemije PSIKOLOGE ne cdo cep te SHQIPERISE DUKE FILLUAR NGA PRESIDENTI e deri tek njerzit e thjeshte.. jemi ne rrezik ku urreitja eshte armiku n 1 i SHOQERISE. FLM.

  9. Pensionisti says:

    Piellja e votave duhet te verifikohet nje here pastaj jane organet e drejtesise qe e pubikojne.Jeni bere te gjithe eksperta .Merrni shembull nga zgjedhjet e greqise.

  10. nord.al says:

    Une pyes : – si ka mundesi qe nje idiot te arrije te behet president?

    1. Sit back and relaks■●tifufurur▪%^* says:

      Pergjigjen e ke tek KryeIdioti qe ke per KM..

    2. Sit back and relaks■●tifufurur▪%^* says:

      Pergjigjen e ke tek KryeIdioti qe ke per KM…

  11. niki says:

    Tani vendoset ne pikepyetje pjesemarrja e punonjesve te Bashkive , qe kane pasur kryebashkiaket e PD-se.

  12. ??? says:

    ILIR, RROFSH QË SHKRUAN !

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    Bravo Ilir! Me kete shkrim e ke bere fare pace,te gatshem per Fahri Balliun… ?

  14. Gaspri says:

    Kurre llır yzeırı nuk ı eshte servılosur as Pd as Ps perkundrazı tashme eshte afırmuar per ıntegrıtetın dhe vlat e tıj ıntelektuale

  15. Sit in the front and protest says:

    Me fal zoti I ulur ne qetesi por me duket komenti duhet te kete emrin e Luciano Bocit ose ndonje studenti te Ilirit qe nuk ka mare provimin dhe tani pak I lenduar nxjerr inatin.Dhe ti vete e pranon kur thua qe njerezit duhet te dalin ne proteste per varferine por Iliri thote ose nenkupton qe nuk mund te jete PD dhe lideri I saj qe duhet te drejtoje dhe ligjeroje kete proteste ndryshe beta e injoron she anashkalon.

  16. Andrea says:

    Je i madh! Sa shume u lodhe tu lepi byth e serish sta varr njeri o mavri! U kepute per cikzea post por njeperdorimsh mbete! Gjynah andrea stefani do dridhwt ne varr nga ajellja jote!

  17. Eri says:

    Nje Mut i be president.Mund te shkruhet nje liber.

  18. Martini says:

    Xhoc e dinim këtë Metën.Deri tashti me mafizllëkun e një fshatari nga.Cepani,që Ai fshat e ka shumë të zhvilluar,ka aritur të fshehë karakterin e tij të vërtete të.Pale pale,gjoja familjarisht përgjërohet për luftën dhe dëshmorët.Injorancën,mungesën e kulturës e gustos ngritjes kulturore,inatin për kolegët për arritjet ndaj të bukurës anadollakllëkun.etj.Shtoi kësaj edhe dëshirën e tërbuar për tu pasuruar.Kapaku,gjoja i pëlqen Oleg Koshevoi dhe Pavëll Vllasovi.Po pati lexuar një faqe prej tyre….Plejadë e udhëheqësave mashtrusa si Iliri Monika,Pëndi,Fatosi,ceka,Sala,Luli që nuk bënë asnjë të mirë për vëndin.Jamë përgjegjëse për katandisen e Shqipërisë në këtë derexhe. Rama me gjithë këta të ashtuquajtur ministra dhe me gjithë baxhellat,bythëmëdhatë më të mëdha të vëndit në ato poste.Nuk denjojnë të paraqesin e nuk dinë të bëjnë një projekt për të marë fundë nga Evropa në samitin e Sistemit..Turp turp dhe kanë guximin të gjithë i çajnë trapin popullit fukara duke llapur dhe vjedhur.Është për tu.cuditur se shqiptarët i mbajnë për popull i mëncur.Pse 90% e drejtuesve debila,hajdutë dhe fshatarë të këqinj.A thua të ketë mbetur vetëm Erjon Velia njeri normal që duhet ti besohet.?Kush e di…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje