Nga Astrit Patozi
E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
Bindja Demokratike mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njejtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj Bindja Demokratike ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë Bindjen Demokratike, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.
…ta mblodhi Saliu. Jepi para Sali Meta se fshatari Patoz aty eshte, pret urdher.
Po nuk filloi nga te rinjte fare PD, nuk ka rrugdalje tjeter per te; ta filloje nga fillimi fare, po u futen mbetje, s’ka reformim, edhe te rinjte do te vazhdojne te zgjidhin hallet e Saliut.
O Astrit, lere votimin familjar. Votim familjar ka edhe ne SHBA. Edhe ne GJermani. Ty nuk ta mer mendja, por edhe ne Russi, ka votim familjar.
Ne Kavaje e njohin shume mire dhe nuk besoj qe ja ka hedhur patrioteve te tij. Hipokrizia e kavajotit Astrit “rulete” Patozi nuk njeh kufij dhe mund te pertypet pertej qytetit te tij. Nga bashkepuntor ne krimin elektoral, kerkon te na shitet si viktime. Mbetet per tu hetuar sa fonde ka perfituar per fushaten dhe cilat jane burimet e financimit.
Ne Kavaje e njohin shume mire dhe nuk besoj qe ja ka hedhur patrioteve te tij. Hipokrizia e kavajotit Astrit “rulete” Patozi nuk njeh kufij dhe mund te pertypet pertej qytetit te tij. Nga bashkepuntor ne krimin elektoral, kerkon te na shitet si viktime. Mbetet per tu hetuar sa fonde ka perfituar per fushaten dhe cilat jane burimet e financimit
Ja filloi prap ky ushtari Sali Serbit. K’te avaz kane k’to kur humbin.
Ah ti je KokéKar nga Kavaja dhe GJÉ e Trashé !!!!!!!Sado té hiqesh ti Mut Muti , si i miré ,pèrséri ngelesh Njé HALE dhe Njé HAJDUT i URRYER , qé fundja LUL KRRIMINELI , té béri HAKUN , qé NUK ta Vuri Emrin né LISTAT pér DEPUTET !!!! Ky Astrit Patozi KokéLoqja , éshté BANDIT dhe KOKRRA e HAJDUTIT ,qé shkonte dhe LOZTE BIXHOZ né KAZINOT e MALIT té ZI , me €UROT dhe LEKÉT , qè ju VIDHTE dhe ZHVASTE, Shqiptaréve , népér ZYRAT e SHTETIT , me ané té TENDERAVE dhe KONÇENSIONEVE !!!!!! Ja ky éshté Astrit HALE Patozi !? Katundar nga Kavaja dhe njé PLEHRÉ dhe FUNDÉRRINÉ tjetér qé hiqet si i “VIRGJÈR” !!????!!!
Çfar ndryshimi ke me opoziten e vjeter qe mburresh me shkrimet qe ben ne lidhje me politiken e vjeter? Zero ???. Ti pastaj pjese e Berishes ishe dhe je ????
Zoti ‘Artist’ Patosi, përse nuk kërkove ankimim të zgjedhjeve për Kryetar PD midis Bashës dhe Selamit në vitin 2017, por kërkon për këto që ishin thjesht shpëtim i demokracisë nga goditja shkatërrimtare? Apo ato ishin brënda partisë dhe si të tilla me to mund të bësh çfarë të duash? Atë që bëri Emin Gjana në ato zgjedhje nuk ka histori ta shkruaj. Ju zotëri u mjaftuat me deduksionin, se Selami ishte një kandidaturë fiktive, një përfundim politik thellësisht mjeran. Ju as që ju vajti në mëndje, se Selami hyri në zgjedhje për të treguar fytyrën e vërtetë të atyre që drejtonin PD, lidhjen e tyre shpirtërore me vlerat e demokracisë. Dhe e bëri siç i ka hije një burri, pa fyer askënd, por duke bërë të qartë, se me çfarë mjeranësh politik kishte të bënte. Ja, nuk kaluan as dy vjet kur gjithkush të shoh qartë dhe të mos gënjehet se kush janë ata që drejtojnë sot PD dhe çfarë janë në gjëndje të bëjnë për përkrahësit të tyre. E katandisën PD në një çetë krejtësisht të shpartalluar, pa shpresë dhe besim.