10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam Amerikën pa kushte

4 Korrik 2019, 09:31Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë. Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë. Por duket se vitet e fundit ka një tendencë herë për snobizëm, herë për politikë të mirëfillitë të ngushtë dhe herë të inspruar nga qarte antishqiptare që gazetarë, politikanë e deri te zyrtarë të shtetit të hedhin vickla dhe thumba ndaj Amerikës.

Kemi parë të bëjnë deri gafa të rënda si ajo e kryeministrit Rama që jo vetëm shprehu preferencë për kandidatin për president të SHBA por me “një mos o Zot zgjidhet Trump” bëri që vëmendja e shtetit më të fuqishëm të Botës ndaj Shqipërisë të kthehej negativisht. Por kemi parë edhe Luzim Bashën që herë në një formë e herë në një tjetër atakon ambasadorin amerikan në Tiranë sepse nuk ështyë në linjën e partisë së tij a thua se politika e tij është personale dhe jo e Departamentit të Shtetit. Por ne kemi parë edhe gazetarë dhe analistë që nën frymën e idhullit të tyre politik dhe të linjës çuditëse editoriale të etiketojnë një ambasador dhe të akuzojë diplomatët amerikanë si persona që i bëjnë dëm Shqipërisë.

Kjo nuk është thjesht naivitet por është një dashakeqësi, arsyet e të cilave vetëm ata i dinë. Në këtë ditë të madhe për Amerikën, ne kombi më proamerikanë në rruzull, kemi shumë arsye jo thjesht ti urojmë Amerikës për festën e tyre. Janë të paktën 10 arsye të forta në historinë e Shqipërisë që kjo dashuri dhe mirënjohje është shprehur në dekada dhe kështu dop të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sa herë që Shqipëria kalonte një situatë të vështirë me fqinjët dhe Amerika ishte shpëtimi I vetëm, korifeu Fan Noli shkrunte: Nëno mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!

1. PAVARËSIA MË 28 NËNTOR 1912.

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Amerikës prej një burri të quajur Charles Telford Ericson që erdhi në Shqipëri në 1908 dhe pasi njohu mirë Shqipërinë dhe shqiptarët duke i quajtur “zambaku i Ballkanit” u bë i huaji i parë flamurtar që punoi për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Në shumë shkrime në gazetat amerikane dhe angleze që nga mbërritja në Shqipëri deri në 1913, Ericson i bëri jehonë e asaj që po bëntë Evropa ndaj Shqipërisë por dhe masakrat e Serbisë dhe Greqisë ndaj popullisë shqiptare.

2. KONFERENCA E PAQES NË PARIS 1919.

Kombi shqiptar duhet ti jetë përjetë mirënjohës presidentit të 28-të të SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris 1919 mbështetur në doktrinën e vetëvendosjes së popujve mbështeti fuqimisht rinkonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë që në realitet në ato momente ishte një pavarësi e humbur. Ishte vetoja e Wilson ndaj Shqipërisë që shkatërroi planet e Evropës dhe sidmos të Serbisë, Greqisë dhe Italië për të eleminuar dhe fshirë nga harta shtetin shqiptar. Sa sinjifikative është të lezosh sot pas 99 vjetrësh atë që Ëilson e tha ato ditë në Paris: Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë ti përgjigjet sinjalit SOS dhe ti afrojë ndihmë anijes që po mbytet.

3. DIPLOMACIA AMERIKANE PRO SHQIPËRISË NË VITET 20-TË

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës diplomacisë amerikane që më 22 korrik 1922 arriti të vendosë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shqipërinë duke i dhënë prioritet këtyre marrëdhënieve nëpërmjet një sërë vendimesh. Jo vetëm statusi i kombit të favorizuar më 28 dhjetor 1925, jo vetëm heqja e vizave me Shqipërinë, por ndërtimi i godinës së ambasdës amerikane në Tiranë më me vedimin e 21 gushtit 1926 për 60 mijë dollarë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë SHBA-ve, tregoi për vizionin e qartë të marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipëinë. Si vitrinë e këtyre marrdhënieve qendron marrëveshja unikale e ekstradimit mes presidentit Franklin Delano Rosevelt me mbretin Ahmet Zogu në vitin 1937 që tregon shkallën e nivelit të këtyre marrëdhënieve.

4. QENDRIMI I SHBA GJATË LUFTËS SË II-TË BOTËRORE.

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës i vetmi shtet në botë që denoncoi pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939. Ndërsa Evropa nuk e quajti as lajm këtë pushtim, SHBA ende asnjanëse në atë kohë ndaj luftës, bëri çmos që ta ekspozonte dhe dënonte aktin e pushetett. Vlen të përmendet se mbasadori amerikan në Tiranë në atë kohë Hugh Grant, më 6 prill I afroi mbretit Zog tre pasaporta, për të, për mbretëreshën Geraldinë dhe për Lekën 1 ditësh për tu strehua rnë ambasadën amerikane në Tiranë duke i marrë në mbrojtje. Zogu nuk pranoi por nëse do ta bënte këtë, historia do shkruhej ndryshe.

5. RRËZIMI I KOMUNIZMIT

Ndonëse pati një indiferencë nga shtetet e Evropës Perëndimore ndaj Shqipërisë pas konferencës së Jaltës, SHBA kanë qenë të vëmendshme që vendi ynë të ishte jashtë orbitës komuniste. Në fund të viteve 80-të angazhimi dhe impenjimi i SHBA ndaj Shqipërisë ka qenë në atë shkallë që asnj shtet amerikan nuk e ka patur. Vetëm radioja shtetëror e Departamentit të Shtetit, “Zeri I Amerikës” ka luajtur nj rol të jashtëzakonshëm në rrëzimin e komunizmit.

6. KONSOLIDIMI I DEMOKRACISË

Angazhimi i SHBA-së për vendosjen e demokracisë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Nuk ka ansjë sitautë, rrethanë apo ngjarje e madhe politike që SHBA të mos mbështesë dhe inkurajojë politikën shqiptare për të zhvilluar demokracinë. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker më 6 qershor 1991 dhe vizita historike më 10 qershor 2007 e presidentit George Ë. Bush por më vonë edhe të sekretarëve Hillary Clinton dhe Madaleine Allbright janë shembuj të kësaj mbështetejeje. Nuk ka proces të rëndësishëm në Shqipëri për konsolidimin e isntitucioneve që të mos ketë mbështetjen e SHBA-së. Së fundi refroma në drejtësi është një sipërmarrje dhe mbëhsteteje eksklzuyive e SHBA-së.

7. PAVARËSIA E KOSOVËS.

Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 është eksklzivisht vepër e SHBA-së. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar pas 28 nëntorit 1912 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pas afro 100 vjet që Serbia e kishte bërë pjesë të saj Kosovën, SHBA arriti ta shkëpusë prej saj dhe ti japë pavarësinë e humbur prej një shekulli. Sot kombi shqiptar ka dy shtete shqiptare dhe kjo kryevepër është produkt ekskluziv i SHBA-së.

8. ANËTARËSIMI NË NATO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO –s më 1 prill 2009 është një tjetër kryevepër ekskluzive e SHBA-së. Mbështetja që diplomacia dhe shteti amerikan i ka dhënë Shqipërisë për këtë anëtarësim ishte dhe mbetet një punë e përhershme dhe ekskluzive e shtetit amerikan. Që nga ai moment Shqipëria jo vetëm është një vend më i sigurtë, por është pjesë e aleancës më të madhe që ka njohur njerëzimi.

9. MBËSHTETJA E SHTETEVE PERËNDIMORE

Nëse pas rrëzimit të komunizmit Evropa Perëndimore ka treguar mbështetje ndaj Shqipërisë, kjo ka qenë e inspiruar dhe nxitur padyshim nga SHBA. Është vepra e diplomacisë dhe shtetit amerikan që Evropa ta tërhiqte në gjirin e vet Shqipërinë që gjeografikisht ishte në kontinent por tashmë është në një proces pa kthim për tu bërë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Kordinimi I dip,omacisë amerikane me atë evropiane, ka qenë i pandërprerë dhe vazhdon me të njëjtin temp edhe sot.

10. PËRKRAHJA E SHQIPËRISË KUNDËR ARMIQVE TË SAJ

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përkrahjen që i kanë dhënë Shqipërisë në shumë momente decisive kur fqinjët tanë kanë synuar ose ti marrin toka dhe terrirore ose ta dobësojnë si shtet. Janë një sërë situatash në këto 107 vjet shtet shqiptar që Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia kanë treguar deri agresione ushtarake ndaj Shqipërisë por SHBA në çdo rast u ka thënë ndal.

11 komente në “10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam Amerikën pa kushte”

  1. Altin says:

    Ne jemi me Ameriken. Dhe ky popull duhet te dije qe u soll keq per armet kimike . Ishte i vetmi rast qe ne i duheshim Amerikes. Na ka dhene cdo gje qe kemi. Duhet ti falenderojme se njeriu me i keq eshte mosmirenjohesi. Faleminderit Amerike. U befsh 10000 vjece.
    Me gjithe zemer nga ata qe e dine sa ke bere per ne

  2. Sit back and relaks■●hhgffyuji▪%^* says:

    Do te te zere diabeti Landi me gjithe kete sheqer qe perdor. Gjithsesi ke harruar te shtosh nje fakt, edhe 45 vjet komunizem prej amerikes i patem peshqesh, arsyet se pse i gjen kollaj ti se je cun i zgjut, vec me sheqerin e prish.

  3. Sit back and relaks■●hhgffyuji▪%^* says:

    Do te te zere diabeti Landi me gjithe kete sheqer qe perdor. Gjithsesi ke harruar te shtosh nje fakt, edhe 45 vjet komunizem prej amerikes i patem peshqesh, arsyet se pse i gjen kollaj ti se je cun i zgjut, vec me sheqerin e prish..

  4. Sit back and relaks■●hhgffyuji▪%^* says:

    Do te te zere diabeti Landi me gjithe kete sheqer qe perdor. Gjithsesi ke harruar te shtosh nje fakt, edhe 45 vjet komunizem prej amerikes i patem peshqesh, arsyet se pse i gjen kollaj ti se je cun i zgjut, vec me sheqerin e prish…

    1. pjeter says:

      Te ngel ne gryke ty eee,e ske ci ben,e verteta eshte e hidhur per ty,futi nje gote vene,se te kalon.

  5. ertv says:

    Duhet te kete pasur me siguri ne Zerin E Popullit nje artikull me titull
    “11 Arsyet perse Shqiptaret duhet te duan pas kushte Bashkimin e madh Sovjetik”

    Kji quhet “THIS IS P R O P A G A N D A “

  6. Dingo says:

    Filloi bythlepirja e kolonise afrikane .A keni Turp me keto Shkrime,Amerika na mba vetem se nuk don dale te rusise ne Adriatik asgje me shume,dhe kjo jo se I dhimbsemi ne,po I dhimbset italia.Boll o qelbesira se amerika ju shikon edhe dhembet kur shkonii per vize ….Amerika ka 40 milione pa buke pervete,keto 30 vite na kenaqi me dhierokracine e saj me Fatos hajdutin,sali vrasesin,ilir xhuxhin ,edvin psikopatin ….keta vjedhin,vrasin,me aprovimin e amerikes ,po si nuk hyri njeri ne burg keto 30 vite vetem amerika e di.

  7. Samiu says:

    O qafok , o kokrra bythlepirsit profesionist , pse festa panvarsis se amerikes , paska me shum rendesi se panvarsit e cilido shteti ne kte planet , apo se ju plera nuk e rrespektoni , e keni per turp te respektoni panvarsin dhe sovranitetin e vendit tuaj , nese ka nje grup shqiptaresh si puna jote qe nuk e vlersojn vendin e vet , me ne krye kryekurvat e politikes e gazetaris , jan pjesa tjeter e kti populli qe kan luftuar historikisht dhe kan dhen jeten per kte komb , dhe kjo seri njerzish nuk ndajn te njejtin mendim me ty o kopuk , per rendesin e panvarsis komtare , nese tek ne ka shum njerez te zgjebosur si ty qe nenvlersojn panvarsin dhe sovranitetin komtar , ne bot duke filluar nga greku e serbi ta shkerdhejn nenen per vendin e vet , se si sera jote dhe politikanve tan antishqiptar nuk ka shum ne kte bot , jan nje pjes e pa perfillshme ,; qe ne vendet e europes ja kan shtypur koken njeherepergjithmon , ktu ke ne ju drejtoni medjat dhe politiken o rrace muti , rendesia e panvarsis se shteteve te bashkuara ka rendesi per amerikanet , saç ka dhe per te ter popujt e botes panvarsia e vendeve te tyre , mjaft me ate llapen duke lepir nga bytha der tek bolet ameriken se po beheni gazi botes , jepini vetes pak rendesi se ne te vertet nuk keni kurr far vlere ju llumi i kti populli , urime panvarsis se shtetit amerikan dhe popullit mik amerikan ta gezojn festen e panvarsis.

  8. Plaku says:

    Gazetar ti kishe bërë 12 arsye nuk do harxhoheshe
    Të kishe shtuar Reformën në drejtësi që disa bythëbranë vëndallinj e kanë halë në sy , dhe ke harruar presidentin mor shpirt i cili me qetësi dhe dashuri i ka kthyer grykën e topit.
    Apo harrove ëëëë

  9. Pellazgos says:

    Pa kushte “dashuron” ai qe ska breke.
    Vetem se krijoi kete state myslimane ne 1913 te Amerika qe quhet Al-bania kunder deshires se atyre qe nuk u turqizuan dhe u italizuan,ky eshte krim historik. Perca e sundo.
    Edhe Aliu i Tepelenes donte te krijonte nje shtet te perbashket Epirote ndermjet Greqise dhe myslimaneve qe per 500 vjet Orthodhokset Greke
    ishin convertuar ne turq nga pengjet per cdo shtepi,festonin Barjamin,nderonin Sulltanin,Allahun,Namazin,Novruzin.
    Keta do ishin “Shqipetaret” e ardhshem nga amerikanet.
    Kete state donin dhe e beren.
    Perca e sundo.
    Kush e ve ne diskutim qe Kastriotis nuk qe Epirote,eshte thjesht armik dhe tradhetare.
    Pirrua i Epirit qe historia e botes e njef Greke luftoj per clirimin e Magna Grecias dhe ju si do………..ca te turkut dhe Papes ju ka ngelur sahati tek Greqia dhe “Camet” e Thesprotise.
    Ikni dhe kerkoni Jugun e Italise pse me kakarisni si gjela duke vrare njeri tjetrin?
    Nuk kini sy si jane katandisur nje grusht njerezish qe po mbijetojne te ashtuquajturit Arberesh ne Magna Grecia dhe ju si dob….ca te turkut dhe Papes ju ka ngelur sahati tek Greqia dhe Camurja.
    Ku jane katoliket “shqipetare” qe po futin hundet dhe controllojne kete state konglomerat pa histori,pa identitet per “Arbereshet” e Magna Grecias qe jane tre a kater fshatra qe jane duje u zhdukur?
    Amerika nuk njohu Qeverine Demokratike te Nolit se donte nje turk si Ahmet Zogu ashtu si Berisha me vone dhe “Burri i Statit”.
    Al-bania u krijua si Pashallek i Turqise nga turq si Ismail Qemali qe dha jeten per Sulltanin dhe nuk luftoi ketu me “vellezerit” e tyre Arvanitas qe donin clirim nga zgjedha 500 vjecare.
    Arvanitasit luftuan per kombin e tyre Greke dhe per Epir per te cliruar,kurse te tjeret per Turqine,ky eshte fact historik.Nuk e di se per cfare “kombi” flet autori dhe falenderon politiken anerikane.
    Ju si Ilyre pse nuk bashkoheni me Greket te kerkoni Jugun e Italise ashtu sic luftoi Herou juaj Pirrua?
    Pse nuk bashkoheni me Greqine te kerkoni Kostandinopolin e Kastriotit por ju ka ngelur sahati tek Camurjaja e Thesprotise?
    Pse e perdorni per politike te brendshne Pirron dhe luften e Tij e injoroni?
    Sepse jini pa Identitet,nuk dini se cfare jini.

  10. Mare Nostrum says:

    Te dhjeta pikat qendrojne dhe besoj se pjesa me e madhe e shqiptareve i jane mirenjohes Amerikes. Problemi eshte se midis nesh kemi edhe shume syresh me Sindromen e Stokholmit dhe Amerika na ka bere shume te mira per ta dashur. Ketyre me sindrome duhet t’u besh ate punen e turpshme qe s’behet e s’thuhet qe te te duan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje