Pse ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, fituam të dielën përballë Ramës!

2 Korrik 2019, 11:00Blog TEMA

Nga Andi Bushati*

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës se “shqiparëve nuk ju ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur.

Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegjen e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të rrefuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë.

Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të dielë shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i rrefuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapërn përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh.

Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur ti pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik.

Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëpërparshme.

Po a duhet konsideruar kjo një fitore?

E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një gushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste-, ato votime që OSBE-ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes-, duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do i bindej liderve të tij.

Për javë e javë me radhë, Edi Rama propogandoi se edhe ata që nuk e donin atë edhe ata që kërkonin t’a largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund ti mbante peng për tekat e një grushti njerëzish.

30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por rrefuzimi që iu bë këtij rregjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së.

Prandaj edhe sikur ta marrim të mirqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mire, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër.

Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe ti postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorrën duke duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgaravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Të gjithë së bashku, sejcili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentat mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto « zgjedhje » i kërkonte Amerika.

Ata i rrefuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun.

Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe rrefuzmimin ndaj TiRamisë.

Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demostruan se “i’u ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara.

*Titulli origjinal: Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

30 komente në “Pse ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, fituam të dielën përballë Ramës!”

  1. Meri says:

    se me se te ka ushqyer jot’eme qe bebe …. se me kete gjuhe qe flet ti more djale nje njeri me shkolle e qe vjen nga nje familje e “kulturuar” nuk mund te flase. Po kur s’ke argumente flet si rrugac. Bravo i nipi i Hysniut, tani po e marrim vesh se kush na paska drejtuar. Keshtu eshte kalamajte nxjerrin c’degjojne ne shtepi. Gjarprinj ka pasur PPSh ne gjirin e saj dhe ata e hengren, duke nisur nga gjysherit e tu yt ate e jot eme.

    1. Tony uk says:

      Fitove cfare fitove!!!!
      Keta pseudo analistet tane jane njeri me gomar se tjetri.

  2. Daja says:

    Po cfare fitove ti me shoke,nder tre,me te gjatin

  3. KZAZ Bushat says:

    Dikur ndoshta ne 1996, motoja elektorale e PD ishte ‘Me ne fitojne te gjithe’. Ajo qe ndodhi ne ato zgjedhje ishte qe te gjithe qe ishin me PD fituan. Edhe ne keto zgjedhje, motoja e heshtur e PD paska qene ‘me ne fitojne te gjithe’. Andi me sa duket e paska kapur kete dhe mundohet t’i mbushe mendjen vetes dhe Lulit qe kane fituar madje jo vetem ata si PD, por e gjithe Shqiperia.
    Nje keshille per Lulin. Numero njehere votat e pavlefshme, ndohsta del fitues edhe kesaj here se ia ke marre doren.

  4. KRENARIA E HYSNIUT ? says:

    Të të rrojë PARTIA(PD-ja), ANDO, se mendja të la.

  5. Kris says:

    Me falni Z. Mero per fjalorin! Po cfare lloj njerezish debile jane keta, qe katastrofen quajne fitore! Sidomos ky “legeni”, Andi eshte kaq pa tru sa nuk e kupton valle qe Rama fitoi sepse pati nderkombetaret ne krah! Berisha dhe Likja bashke me ju qe mbeshtesni rrugen e forces deshtuat dhe nuk ndjeheni te turpuruar! Ky Loqja,Andi,nuk e kupton apo ben sikur s’e kupton qe PD dhe LSI bashke me keta analistet deshtuan dhe morren rrugen e ”mutit”?

  6. eli-tiv says:

    ..Hipotence intelektuale..andi..e pamundur te gjesh zgjidhje !!

  7. Lexues i Temas says:

    Së fundmi, mos dëgjoni opinionistë të paguar nëpër ekrane, që shpikin fitoret tuaja, stërhollojnë gënjeshtra dhe faktorizojnë njerëz pa asnjë vote në këtë vend. Ata nuk janë duke ju mbrojtur ju dhe PD, por janë duke mbrojtur gënjeshtrat e tyre, të cilat çuan PD në këtë humnerë. Shumica e tyre nuk kanë qenë kurrë me PD. Shumica janë ata që frymëzuan ’97-n dhe nuk është se u dhimbset PD. As ju.
    Thjeshtë një herë ju çuan buzë greminës me armë në dorë, nje herë ju çuan buzë greminës, duke ju çarmatosur. Tani prej sot ata duan të tregojnë se nuk kanë gabuar dhe ju keni fituar. Ata në fakt nuk kanë gabuar, se ja kanë arritur qëllimit ta shkatërrojnë PD, por ju duhet të mbroni PD edhe nga këta

    <>

  8. Radikal says:

    Hahaha. I je futur nje udhe pa krye e po ia mbush mendjen vetes se je radikal.

  9. Turi says:

    Andi mendon pergjigjen para se te beje pyetjen. Idiot!

  10. Tirona says:

    Ju e moret ne qafe opziten ! Te jeni kaq injorante nuk e kisha besuar dhe vazhdoni ti mbushni mendjen opozites se ka fituar . shifra qe kane votuar per ps kete te diele eshte e frikshme pasi mijra qe simpatizojne ps dhe qe nuk i shohin dot me sy fundrrinat PD-lsi nuk kane shkuar ne votime pasi nuk kishte arsye te shkonin si dhe shtresa gri qe eshte shume e madhe dhe qe me kete opzite te percarte nuk I ofrohen kurre asaj, dhe me organizimin e ri te 60 bashkive per tre-kater muaj ps do te kerkoje vete vjedhje te parakoheshme dhe per nja njerzit vjet ju garantoj se nuk iken nga pushteti. Jeni annalise te pa pare nuk di interesin qe ju lindh por moret ne qafe nje popull te tere.

  11. Ti në botën e Elizës says:

    Ti gjithëmonë fiton (ha ha ha) sepse jeton në një realitet tjetër. Mos u zgjo kurrë sepse impakti mund të jetë fatal për shëndetin tënd mendor.

  12. lisi says:

    ATE GJYSHIN NGA NENA, TY DHE BABANE T’I Q….NE BYTHE……….HALE MUTI……………

  13. Petro Thanasi says:

    30 vjet fitore, asnje barazim….TE FUNDIT NE KLASIFIKIM.
    Asnje deputet, asnje kryetar bashkie, asnje kryeplak, asnje keshilltar bashkiak dhe prap e quajne fitore. Te tilla fitore paci sa me shume

  14. Dulja says:

    Fitove nje m…. te madh o Andi, ti dhe gjithe lakejte e tjere me ne krye Rakipin

  15. qazim says:

    O nipce o idiot i lig,nje m.. te madh fituat sikurse dhe Luli qe i quan te gjitha fitore.Historia nuk behet me rrugace si puna juaj.
    Komenti eshte bere vetem duke lexuar titullin pasi ne menyre absolute nuk i lexoj dhe ndegjoj opinionet e tua.

  16. Popull says:

    Bravo Andi, dhe nje gje tjeter duhet sugjeruar me kete rast:
    nga 30 qershori e tutje duhet vendosur nje rregull i ri per votimet ne te gjithe boten perendimore me demokraci moderne. “Fitues i zgjedhjeve duhet te shpallet ai subjekt politik qe grumbullon me shume njerez qe nuk paraqiten ne votime dhe jo ai subjekt qe grumbullon me shume njerez qe votojne per te”

  17. a.f. says:

    Po qe se te gjithe komentuesit e Flete-rrufeve si me lart jane te ndryshem e te vertete, atehere ky popull e meriton cdo “baba” qe i shkon me nenen e vet. Perndryshe, “Tema” eshte me e poshter se “Zeri i Popullit” te diktatures.

  18. a.f. says:

    Po qe se te gjithe komentuesit e Flete-rrufeve si me lart jane te ndryshem e te vertete, atehere ky popull e meriton cdo “baba” qe i shkon me nenen e vet. Perndryshe, “Tema” eshte me e poshter se “Zeri i Popullit” te diktatures. .

  19. a.f. says:

    Po qe se te gjithe komentuesit e Flete-rrufeve si me lart jane te ndryshem e te vertete, atehere ky popull e meriton cdo “baba” qe i shkon me nenen e vet. Perndryshe, “Tema” eshte me e poshter se “Zeri i Popullit” te diktatures..

  20. irma says:

    Irma
    S’është mirë ky! Nuk i doli parashikimi për Ramën, se vetëm me atë personalisht e ka!

  21. ervin qerimi says:

    Mos harroni ju se nuk doli ajo qe kerkuat.Keshtu eshte politika.Apo kerkuat fitoren e PS

  22. Jimi says:

    Ti bythqir dhe shum te tjere si ty, nuk mbeshtetet rrugen radikale. Ju organizuat lufte te grupeve tuaja militare ndaj nje populli te tere per te mbrojtur interesat tuaja.e te nje grupi kriminal. Vetem tani dhe vetem pas kembnguljes se SHBA-s del ne siperfaqe nje komplot i llahtarshem i permasave jo vetem kombetare, i grupit militar te strukturuar dhe te organizuar nga dyshja Sali Karaxhic e Ilir Meta! Fale ndrhyrjes ne kohe te miqve te vertet te Shqiperise, si SHBA dhe Europa e bashkuar, u shmang nje masaker e vertet te cilen keta prej kohesh e kishin ideuar per ta realizuar brenda kesaj periudhe kohore qe kaluam . Ata, por edhe ju qe i mbeshtetet ata ne kete krim makaber qe kishin ndermend te benin ndaj ketij populli, duhet me patjeter ti dorezoheni drejtesise sa me shpejt, pasi akuzoheni per krim ndaj njerezimit! Ende jane te freskketa thirrjet histerike te Sali Karaxhic ne parlament, i cili bente thirrje per armatosjen e njerezve dhe per kryengritje dhe ti me pafytyresine me cinike del dhe thua qe une mbeshtes rrugen radikale te opozites !? Cila ishte rruga radikale, ajo qe Sali Karaxhic, si ne kohen e Sulltaneve kerkonte koken e k/ministrit te vendit ne sini!? Kushte ky qe kerkon ne sini koken e k/ministrit i cili eshte zgjedhur ne menyre plebishitare?
    C’kupton me rruge radikale ti more dobic i Bushatit ? Vrasjen e njerezve te pafajshem ne rruget e Tiranes , si ne 4 shkurtin e Xhafer Deves? Fundi juaj nuk eshte i larget more vrases te paguar!

  23. Artani says:

    O lepurushi i Hysniut nuk e kupton që nuk pjerdhë njeri për ty. Gjyshi po të ishte gjallë do të qëllonte me pëllëmba në dy faqet.

  24. Beje shaka says:

    Andi beni dhe zgjedhje si analist per Presidentin e Kazanit! Z.Rama per presidentin vendosni rroge!
    Votuesit para votimit duhet te deklarojne: une jam kazan!

  25. Taraboshi says:

    Bravo Andi Bushati fitove ne tre me te gjatin0nuk po te them edhe me te trashin

  26. Tomorrica says:

    Po te kishe pak me shume mend dhe nje cike me shume dinjitet, ti Bushati duhej te heshtje, te pakten nja dy muaj. Keto kohe treguan fytyren tende dhe te sojit tend, nje fytyre horrash qe per interesat e veta dhe per shkak te emocioneve dhe pasioneve te veta, jane te gatshem te djegin e shkaterrojne gjithe Shqiperine dhe t’ia bejne varrin shqiptarit, mjafton te kenaqin instinktet e veta. Ju, perfundimisht, deshtuat dhe, tani, ne vend qe te heshtni, vazhdoni dhe lehni. Deri tani ishit qener. Tani e mbrapa do te jeni qen bir qenerish. Kaq per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje