Nga Bedri Islami
Pasi humbi në dy kauzat e saj kryesore, pra që nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor dhe rrëzimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike e zgjedhje të parakohshme politike, opozita, në dy krahët e saj, ka hyrë në lojën mashtruese të shifrave.
Opozita që kërcënoi që nuk do të zgjedhje, tani ka nxjerrë tespiet e numërimit të votave.
Si qëndron e vërteta:
Në Shqipëri ishin të regjistruar 3.54 milion votues.
Sipas studimit ndërkombëtar vjetor 41 për qind e popullsisë shqiptare me të drejtë vote janë jashtë Shqipërisë ose 1.44 milionë zgjedhës.
Në Shqipëri , në 30 qershor ndodheshin 59 për qind e votuesve ose rreth 2 milionë e 88 mijë votues.
Sipas të dhënave të pandryshuara në vite 14 për qind prej tyre konsiderohen mosvotues klasikë. Ata nuk votojnë asnjëherë. Këto kanë përbërë gjithnjë rreth 600 mijë votues.
Në zgjedhjet e 30 qershorit morën pjesë rreth 22 përqind e totalit të votuesve të regjistruar ose rreth 778.800 votues.
Nuk morën pjesë në votime rreth 23 për qind e atyre që ndodheshin në Shqipëri ,ose rreth 815 mijë votues.
Opozita deklaron se 85 për qind e popullsisë e refuzoi 30 qershorin. Duke futur këtu edhe ne që jemi në mërgim, edhe ata që kanë refuzuar gjithnjë votimin.
Duke u nisur nga kjo mënyrë krahasimi :
Në zgjedhjet e vitit 2017 PD-ja fitoi në të gjithë vendin 456.413 vota ose 13 përqind e numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.
87 për qind e votuesve e refuzuan në vitin 2017 Partinë Demokratike.
Në zgjedhjet e vitit 2017 LSI fitoi në të gjithë vendin 225.901 vota, ose 6.3 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.
93.7 për qind e votuesve e refuzuan në vitin 2017 LSI-në.
Nëse bëhen kështu llogaritë, atëherë në vitin 2017, PD plus LSI fituan së bashku 682.214 vota ose 19.3 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.
80,7 për qind e popullsisë i refuzuan ato.
Në zgjedhjet politike të vitit 2017 PS mori 764.752 vota ose 82.538 vota më shumë se sa dy forcat kryesore të opozitës së bashku.
Dje, 30 qershor, pavarësisht presionit, thirrje për dhunë, dhe mbi të gjitha, sigurisë se këto janë zgjedhje të fituara ende pa filluar, përsëri për PS votuan mbi 700 mijë votues.
Atëherë, kush humbi e kush fitoi?
Dhe kush janë “trimat” që, pasi bënë thirrje për dhunë, revolucion, për të nxjerrë ushtrinë në rrugë etj ia mbathën për në plazh?
Unë vazhdoj t’i trembem stilit autokratiktë shefit të qeverisë, i cili, edhe pa i pasur nën sqetull të gjitha bashkitë e vendit, ishte, pa dyshim, kryeministri më arrogant i së majtës dhe më i lidhur me qarqet e oligarkisë financiare, si rrjedhje nga koha e Berishës.
Unë i trembem lojës teatrore që po bëhet pas ftesave për dialog e marrëveshje.
I druhem asaj që do të ndodhë më pas, 30 qershori iku, zgjedhjet, mirë a keq, u bënë, numërimi po përfundon.
Po pastaj?
Do e lexojë Edi Rama si duhet votën e shqiptarëve?
Vështirë ta thuash!
Por, loja e turpshme e përqindjeve dhe mbështetja pas tyre si pas një gardhi të kalbur, nxjerr pisllëqet e llogarive politike.
?. PA FJALË ?!!
Presidenti Likja ka nxjerre nje dekret te ri ( qe u botua menjehere ne bllokun e tij ) . sipas tij duhet te numerohen edhe votat e atyre qe nuk moren pjese ne votime.
Si perfundim fiton Plaku Mere me tespijet e tij me 85% te votave
RAMA=BASHA=META=BERISHA=VELIAJ= ” futja popullit dhe pasurohu per vete”
Bravo! Kjo eshte analize objektive dhe e vertete! Keta palaco te shqupit flasin sikur Shqiperia te kete 4.5 milion banore, kur dihet qe me shume se 1.5 milion kane ikur ne mergim. Shifra reale dhe shkrim teper objektiv!
????
ik o spiropal fol me vete
Sakte. Luli kamarier e bani Argita milardier !!!!
Shume e sakte dhe sqaruese. Nxjerr bllof te gjitha komentet e shifrave te PD
Ekzakt.Kta te tredhurit e PD+LSI,do te rifillojne zhurmen e tyre si gjithnje por sa vine e do te meken cdo dite.
Me shume se e sakte. Do dalin shifrat perfundimtare dhe do vertetohet se PS + Rama kane marre vota me shume se asnjehere.
SHUME DAKORT ! ! ! Rama duhet te reflektoje urgjentisht ne se nuk do ta dorezoje vendin bandes 30 vjecare……z.ISLAMI je i vetmi gazetar i sakte qe i ka ngelur gazetesDITA , per fat te keq , dhe kjo nuk lidhet aspak me faktin ne e mburrin apo e sulmojne Ramen te Dita ,nuk flas per militantet , njerezit nuk jane budallenj …..Bravo !
Basha dhe shifrat janë në plane të ndryshme. Ose e thënë më stilin e bashes, shifrat gjithmonë e refuzojnë bashen
Habitem me PD-LSI por edhe me njerez si Zaloshnja! Ke quan arrogance te Rames ai! Arrogance me Saliun dhe Meten apo me Lulen dhe Monen! A e mban mend ti, Zaloshnja, qe ta kane quajtur motren “kurve” ne emision me urdher te Saliut dhe ti nuk the asgje! Kush eshte arrogant ai qe vrau 4 vete ne bulevard dhe tentoi grusht shteti? Apo Likja qe ka vjedhur si i ka dashur qejfi! Apo debilet e tyre! Arroganca matet se ke ke kundershtar Zaloshnja! Me njerez te tjere Rama do te sillej ndryshe sepse ai Rama e pranon debati, por jo me Lul e mone! “In the kingdom of the blind the men with one eye is the king” Ne vend te arrogances se Rames flisni se si duhet te largohen keta qe permendem me lart! Kriminelet shqiptare!!
.. o Bedri, inteligjenca te duket arrogance?
Cfare arsyetimi allogjik.
O Bedri, edhe ti bashke me taborin e kazanit mediatik, qe e shate mbare e prapsh, nga nena e motra (megjithese nuk ka) po ju e bete, nga babai e djali; nga gruaja e ish gruaja, germuat ne skutat me te errta te fjalorit te rruges; e te gjitha ia thate publikisht, nuk e mposhtet dot inteligjencen e e aftesine menaxheriale te tij dhe… per kete e quani arrogant. Interesant se bota ku ju jetoni, e qyteteruar,ku duam te vijme edhe ne, hapur e pa asnje.medyshje e perkrah dhe nuk i duket arrogant, ndersa ju, me mentaliet arkaik, e quani arrogant.
Kopijoni mentalitetin e perendimit dhe na e servirni, jo ate taleban.
.. se arrogancen e tij, me gjithe shantazhet, e perkrah shumica dermuese e shqiptareve.
Sakte Bedri! A do te reagoje Rama ndaje pakenaqesise popullore gjithnje e ne rritje? Arroganti Rama duhej te reagonte qe ne momentin e largimit masiv te brezit te ri! Ky eshte brezi me refuzues dhe me i pakenaqur! A do ta nderoje arroganti kodin zgjedhor apo do vazhdoje me demagogjine gebelsiane???
Islami i semure per mend, gjithcka e ka me rilindjen e Rames ; i ka mbetur merak ps e vjeter : Dade, Dokle, etj. qe deshtuan te fusin ne ps edhe pinjollet e tyre …. Ky Islami, mire do ishte te tregonte ne se votoi apo jo, ai , Dade dhe ” te vjetrit” e ps…!
Edi Rama e sfidoi opozitën kur ju tha që në rast se në zgjedhjet lokale do fitonin 50% të bashkive,atëhere do bënte zgjedhje të parakohëshme.Opozita mori vendim ekstrem të mos marrë pjesë në zgjedhje.Tani thotë që po të kishim marrë pjesë,85% e zgjedhësve do të votonin për ne.Po kujt po ja ngarkon fajin kësaj rradhe?
Bravo Bedri.Qartësia është objektiv.
Unë u mjaftova te artikulli i Ditas”Kush fitoi o kllounë”me shënimin tim:
Që nga artikull shkruesi dhe me radhë komentuesit jeni të gjithë dobët në arithmetikë,ndërsa te prononcimi i Mediut te Tema:Je ngelës në matematike,nuk e kalon klasën.Në uk të lejohet të përsëritësh klasën.
Ju zoti Bedri e zbërthyet mesazhin tim.Të falnderoj jo për mua por që po i ndriçon ose më mirë po u heq maskën kllounëve demokratë.
Sa për Ramën Bedri,gabohesh.Ai është shprehur me kohë,me letra e me gojë “Pres të më sfidoni intelektualisht”.politika është atribut i intelektit.