"Me votën time vendos unë ç'të bëj, jo Sala, Luli apo Rama"

30 Qershor 2019, 11:42Blog TEMA

Nga Ervin Qafmolla 

Nuk kisha ndër mend të dilja për të votuar sot. Por vetëm fakti që po tentohet të pengohet votimi përmes dhunës, më detyron të shkoj të votoj për të konfirmuar të drejtën time, që me votën time vendos unë ç’të bëj, jo Sala, Luli apo Rama.

Nëse dikush tenton të më ndalë me fjalë, unë do i kundërvihem me fjalë, por do votoj.

Nëse dikush tenton të më ndalë me dorë, mund ta humbasë atë dorë, dhe unë prapë do votoj.

Sot shkohet drejt disfatës së një sistemi që ka prodhuar zgjedhje moniste, pa alternativa pluraliste. Sot shkohet njëkohësisht kokulur dhe me dinjitet dhe vendosmëri drejt kutisë së votimit.

Sot nuk marshohet për të fituar por për të votuar! Votoni qoftë edhe duke e bërë votën të pavlefshme, por votoni!

Unë di që sot do votoj. Nuk di sesi. Por shpresoj me qetësi dhe maturi.

Sot nxi ? jo ?

8 komente në ““Me votën time vendos unë ç’të bëj, jo Sala, Luli apo Rama””

    1. armand says:

      Disfata e sistemit qe prodhoi zgjedhje moniste?
      Une e shoh si nje fitore te sistemit qe i detyroi vrasesit dhe hajdutet te dalin me fytyren e tyre te vertete.

  1. ben says:

    Qe dje deri sot ora 12
    Dhune eshte ushtruar nga policia mbi 1 gazetar
    Dhune eshte ushtruar nga bandat e rilindjes ne shkoder I keni me video
    Dhe dhune eshte ushtruar nga antari I bandes se avdylajve ne shijak.
    Nese do ishe kunder dhunes sot do shkoje ne plazh ose do beje pushim si gjithe njerezia normale e ketij vendi. Banditet legenat dhe llumi I shoqerise sot kane shkuar te votojne.

    1. mik says:

      Ben – Ma mire nuk ka se si te thohet .

  2. Feniks says:

    Ti hedh copen e letres,por ajo nuk ka asnje vlere as per ty e as per mua!
    Ajo eshte si nje firme e hedhur ne leter te BARDHE,qe marresi i saj e ploteson si te doje dhe ty te thote qe eshte vendimi yt ky qe mora une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje