Nga Eduard Zaloshnja
Fill pas dekretit të N-të të Presidentit Meta mbi zgjedhjet (sipas të cilit votimi duhet të kryhet në 13 tetor), zhvillova një sondazh elektronik me 1050 banorë të rritur të Shqipërisë. Shkalla e përfaqësimit të kampionit është 1 me 2 mijë. (Për krahasim, Fox dhe CNN përdorin në SHBA kampionë me madhësi të ngjashme, por me shkallë përfaqësimi 1 me 240 mijë, sepse atje jetojnë rreth 250 milionë banorë të rritur, ndërsa në Shqipëri vetëm 2.1 milonë).
Pyetja kryesore e sondazhit tim ishte: “Në qoftë se votimi zhvillohet i qetë, kur doni të votoni për përcaktimin e kryebashkiakëve tuaj?”
Rreth 34% e të anketuarve duan të votojnë më 30 qershor. Bazuar në shkallën 1 me 2 mijë të përfaqësimit, mund të ekstrapolohet se rreth 720 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri duan të votojnë në 30 qershor (shihni grafikun shoqërues). Për krahasim, në zgjedhjet e 2017-ës, 785 mijë zgjedhës votuan për PS, PSD e PDS.
Rreth 26% e të anketuarve duan të votojnë më 13 tetor. Bazuar në shkallën 1 me 2 mijë të përfaqësimit, mund të ekstrapolohet se rreth 550 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri duan të votojnë në 13 tetor. Për krahasim, në zgjedhjet e 2017-ës, 760 mijë zgjedhës votuan për PD, PR, LSI e PDIU.
Reth 33% e të anketuarve nuk duan të votojnë as në 30 qershor e as në 13 tetor. Bazuar në shkallën 1 me 2 mijë të përfaqësimit, mund të ekstrapolohet se rreth 700 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj kategorie.
Reth 6% e të anketuarve janë të pavendosur. Bazuar në shkallën 1 me 2 mijë të përfaqësimit, mund të ekstrapolohet se rreth 130 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj kategorie.
Kuptohet që ky sondazh vlen vetëm për zgjedhësit me banim në Shqipëri, sepse 1.44 milionë zgjedhësit që banojnë jashtë Shqipërisë, nuk kanë mundësi praktike të vijnë të votojnë në masë, edhe sikur ta kenë dëshirën të madhe.(RealStory)
Beje mire llogarine : Une qe jam qysh prej 2005 ne Itali nuk kam marre pjese asnjehere ne votime paçka se emrin e kam pas dhe e kam te shkruar vazhdimisht ne listat e zgjedhjeve . Pra zbriti te pakten 30 % te shqipetareve qe jetojne jashte shtetit dhe veprojne si une (pra jane te regjistruar) e nuk votojne ndoshta edhe Alban Dega (Hamdi) . E kupton sa pak dalin e sa fletet jane mbushur me emrat e emigranteve ne menyre fiktive . Pse rreni me kete nr zgjedheshish ? Amerikan,Francez,Anglez e tjer ka pak qe jetojne jasht vendit te tyre a ndoshta kan zevendesuar emigrantet shqipetar duke ndruar vendet? Genjeshtare te pa skrupull .
Ne Shqiperi banojne 2.8 milione veta dhe jo 2.1 milione.
Jashte jane mbi 1.5 milione e mos me shume.
Ne keto “zgjedhje” as 15% nuk votojne.
Pra me pak se 30% e votuesve. Ti analist dhe sondazhist e kupton se zgjedhjet nuk do konsiderohen te mjaftueshme? Sqaroje kete.
Ky ka lajthitur fare! Kaq te tha partia ta nxjerresh? Sikur te ishin ketu gjithe shqiptaret e larguar qe nga 1920 e nuk do te shkonin te votonin me shume se 300000 vete, aq sa administrata e “shkundur” dhe enveristet. Sa degjoi Palmer e rregulloi shifren , se e kish 75000 votues!