Dy vijat paralele që do të bashkohen dhe I-ja që do të mbetet pas

27 Qershor 2019, 20:15Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një nga takimet e tija mëngjesore elektorale, Edi Rama, pasi piu kafenë, pa filxhanin. “Shoh dy vija paralele, që bashkohen në fund,” tha ai. Dhe pastaj me nënqeshje shtoi: “Por shoh edhe një ‘I’ të madhe që mbetet prapa”.

E transmetuar drejtpërdrejt nga shumë televizione, kjo mizanskenë e kryeministrit duhet ta ketë pasur domethënien e vet. Dy vijat paralele që bashkohen, me I-në që mbetet pas, na kujton thashethemin mbi koalicionin e madh (Große Koalition) që do të krijohej në 2017-ën mes PS-së dhe PD-së, i cili do të linte jashtë tavës LSI-në e Ilir Metës…

Meqë votimi në 30 qershor nuk e ka vlerën e një gare, mbetet që gara e vërtetë të zhvillohet në të ardhmen mes PS-së e PD-së, por pasi Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese të kenë shkarkuar I-në.

Ndërkohë, para tetorit (kur do të vendoset për hapjen e negociatave të integrimit me BE-në), dy vijat paralele mund të takohen, për të krijuar një Große Koalition deri në zgjedhjet parlamentare të radhës.

1 komente në “Dy vijat paralele që do të bashkohen dhe I-ja që do të mbetet pas”

  1. Alban Dega says:

    SA I MENCUR ESHTE KY FALLXHORI I SALIKE PUTANINIT ?

    SONDAZHET “ PRECIZE” TE EDUARD ZALOSHNJES !?

    – Ia ka kaluar edhe Gani Bobit te Salehut…
    – Te pakten ti shkrusnte ne leter higjienike !

    Magjistari i magjistares se Like Floririt Mona Cizmes!
    Parashikimet dhe sondazhet e tij japin rezultatet sipas pageses se fallxhoreve politike.
    Saktesia e tij eshte absolute:
    A ju kujtohet ai skeci me sherbimin meteorologjik te RTSH-de ne vitet 70:
    Kur eshte duke rene shi bie shi ….
    Kur bie Dielli eshte mot me Diell !
    Keshtu jane edhe sondazhet e Zotit Eduardo Zaloshnja qe i pat trumbetuat deri edhe ne “Zeri i Amerikes” Magjistarja e “ Bandes se Gangsteteve” politike, biologjike dhe oturako- mediatike te SaLike Floririt !
    Kam veten nje kerkese njerezore per te:
    – Te pakten dhkruaji ne leter higjienike se do te kishin njefare vlere nje perdorimshme !
    Shkurt:
    Eduard Like i Nenes ke te qaje me pare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje