Nga Namir Lapardhaja
Kryeministri dhe të tijët shkojnë në zgjedhjet lokale më 30 qershor. Presidenti dekreton zgjedhjet e reja më 13 tetor. Kush prej të zgjedhurve vendor do të njihet dhe do të futet në zyrën e kryetarit të Bashkisë: ai i 30 qershorit apo ai i 13 tetorit?
Tani që Presidenti dekretoi datën e re të zgjedhjeve vendore, opozita më 13 tetor a do të futet në këto zgjedhje me Ramën Kryeministër?
Nëse PS-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit (normal që s’do të marrë ngase ajo zgjedhjet e saj lokale i ka më 30 qershor), a do të jenë të lira dhe të ndershme këto zgjedhje vetëm me kandidatë të opozitës?
Taknikisht, cili institucion do të përgatisë infrastrukturën zgjedhore për zgjedhjet e 13 tetorit?
A do të sigurojë mbarëvajtjen/rendin/sigurinë/shpërndarjen e materialeve zgjedhore të 13 tetorit policia e shtetit?
A do të ketë vëzhgues ndërkombëtar (OSBE/ODHIR) më 13 tetor meqenëse ata zakonisht thirren nga qeveria?
Nëse amerikanët njohin 30 qershorin dhe gjermanët 13 tetorin, shqiptarët me kë do bëhen?
Të zgjedhurit e rinj vendor më 30 qershor, a do të lejojnë ambiente për KZAZ-të e 13 tetorit?
Nëse jo, ku do të mbahen këto zgjedhje?
Tani që Presidenti caktoi një datë të re zgjedhore, a do t’i bllokojë opozita zgjedhjet lokale të 30 qershorit?
Po në zgjedhjet e 13 tetorit, a do të ketë protesta nga mazhoranca aktuale? A do të ketë bllokim rrugësh, moslejim bërje fushate, moslejim votimi? Nëse po, cili grupim do të jetë më masiv dhe më i dhunshëm?
A do të jenë të zgjedhurit e rinj vendor të 30 qershorit së bashku me administratën e tyre në krye të protestave për mosmbajtje të zgjedhjeve lokale më 13 tetor?
Cili do të jetë roli i policisë së shtetit? A do të përdorë ajo gas lotësjellës për votuesit e 13 tetorit?
Tani që Presidenti dekretoi një datë të re zgjeshjesh lokale, në çastin që mazhoranca e shkarkon atë në Parlament, a do ta çojë çështjen në Kolegj Zgjedhor I. Beqiri dhe Kolegji do të vendosë që shkarkimi i Presidentit është i ligjshëm?
A do të ketë Bindja Demokratike kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të 13 tetorit?
Po ata që janë qejfli votimesh dhe mezi presin ditën e zgjedhjeve, nëse votojnë që herët më 30 qershor, a do të lejohen të votojnë po me të njëjtin zell edhe më 13 tetor?
Dhe e fundit, po këta kandidatët e përhershëm dhe të përjetshëm në Berat, të cilët kandidojnë në çdo zgjedhje, do të kandidojnë edhe në 13 tetor apo do të mjaftohen vetëm me 30 qershorin?
Mirmbrema nga Venezia:Jua kam thene dhe nje here tjeter se une pa shkolle jam,me 1 gjimnaz te shtrembet po ma mire me 1 gjimnaz sic e kam be une se sa me shkolle te larte sic e ka mbaru nard ndoka.
Persa i perket dates se re te zgjedhjeve qe gjase ka caktu presidenti,une kam mendimin se duhet tjua lente ne tetor ti bente PD e ne mars LSI.
O president,ty ste pyet kush me per ate pune,zjedhjet jane mbas 3 ditesh,po ty spo te pyet kush ke shpia jote e jo ma me te pyet populli shqiptar,me pak fjale,eshte nje shprehje e urte qe thote:KU KENDON PULA HA MUT GJELI,prandaj mos fol kot.
o Namir LAPORDHAJA e ke lexuar, te pakten se per te kuptuar te ha mutin ti, VENDIMIN E KOLEGJIT ZGJEDHOR!
nuk ka zgjedhje ne 13 tetor o loqe