E kishit mundur Ramën, po të ishit në Parlament!

26 Qershor 2019, 18:09Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ngërçi kushtetues dhe patetizmi skajor politik ka treguar se Shqipëria e ka ende të vështirë të bëjë rrugën e vet në demokraci. Vetëm se kjo përvojë do t’i shërbejë vendit jashtëzakonisht për të ardhmen, kurse mënyra e zgjidhjes së saj do t’i shtojë pjekurinë. Nguti i shumë personazheve të opozitës për të shfaqur preferencën e tyre për 30 Qershorin po tregon hapur prirjet politike, ashtu si cinizmi i mbështetësve të PS-së, që mbulohet pas kanoneve, është po kaq shqetësues. Shqipëria po mbetet në vjeshtë sa i përket parimeve të zgjedhjeve dhe kjo na çon pas, ky është shqetësimi. Kurse retorika e dy anshme është thjesht garnitura e interesave.

Kreu i Shtetit anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që kishte të gjitha mundësitë duke ditur situatën politike në vend dhe trendin e PD-së, në prag të zgjedhjeve, të vendoste një datë e cila mund të negociohej. Opozita e shtyu aksionin e saj në ekstrem pa lënë asnjë dalje, kurse Partia Socialiste me cinizëm nuk ka bërë dhe një Mea Culpa të thjeshtë, duke mbrojtur aksione që mbajnë erë. Lista tashmë s’është e vogël. Dhe, më e neveritshme përpjekja e PD dhe LSI që nga kampione të manipulimeve tashmë bëjnë figurën e njësive politike që kërkojnë drejtësi.

E sikletshme është sesi zërat e pavarur janë kaq të pakët në vend, teksa shumica e juristëve të bind me lloj-lloj argumentesh që vendimi i Metës është antiligjor (!!), kurse Presidenti dhe njerëzit e tij, bashkë me Opozitën i quajnë zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare dhe anti-ligjore(!!).

Në fakt, opozita ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe prej saj kemi që Ligji i Dekriminalizmit hoqi nga politika shumë njerëz që kishte sjellë PS-ja në parlament. Shfajësimi i PS-së dhe i njerëzve të saj thjesht i fajësoi më shumë. Skandali i rrugës që përfshiu “D.H. Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara hedh shumë dyshime për funksionimin e strukturave të qeverisë, porse nëse PD-ja do të ishte në parlament, gjërat do të ishin shumë më ndryshe. Ashtu si në rastin e përgjegjësive , që gjithsesi pas dy viteve e zvogëlojnë disi peshën e vërtetë, që mbetet pa asnjë mëdyshje të PS-ja.

Është e drejtë kauza që ka ngritur PD-ja për dënimin e njerëzve të thjeshtë dhe ndërkohë faljen e shumë njerëzve të krimit, por edhe kjo do të kishte peshë tjetër nëse PD-ja do të ishte në parlament dhe do të dinte të drejtonte këtë energji, që tashmë po çon në ndryshimin e imazhit të kryeministrit të vendit. Megjithë krizën e madhe, në Shqipëri historia ka treguar se nuk rrëzohesh prej politikës, po prej ekonomisë dhe rastet e deritanishme e tregojnë se mandati i dytë mbetet vrasës.

Për PS-në ky rregull tregoi se mandati i dytë kishte mbaruar që kur nisi, ndaj PD-ja duhej të ishte në parlament të drejtonte si duhet këtë energji dhe t’i ruhesh cinizmit të Ramës dhe yes-men të tij. Zgjodhi të sfidonte Ramën te arma më e fortë cinizmi dhe retorika bombastike në vend ta sfidonte realisht në parlament dhe të niste çmontimin që me zgjedhjet lokale, që janë testi më i mirë për zgjedhjet e ardhshme dhe që kjo situatë do t’i jepte goditje të madhe.

Për fat të keq, PD dhe LSI-ja ja zgjati vetë mandatin z.Rama dhe shumë njerëzve të tij, që tashmë fshihen turpshëm duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Për interesa meskine bëtë një pakt, duke shfrytëzuar parimet, që për politika si ato të Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë dhe Ramën i dhatë kohë dhe frymëmarrje.

4 komente në “E kishit mundur Ramën, po të ishit në Parlament!”

  1. Shqiperia e Para says:

    Djalli nderkombetar nuk toleron zgjedhje te parakohshme ne vend. Mazhorancat nuk preken per 8 vjet dhe sikur planetin ta hedhin ne ere.Zgjedhjet e lira e te ndershme e per me shume te parakohshme kercenojne largimin e elitave qe sajojne nderkombetaret per sundimin e Shqjperise. Kane frike se shqiptaret me ne fund behen zot shtepie ne shtepine e vet. Frika absolute sjell korrupsion absolut.Frika e humbjes se pushtetit nga kjo elite e sajuar, coctail antishqiptaresh, i ben keta me te dhunshem, me arrogante e me hajdute. Se e dine qe renia do jete e perjetshme dhe dimri i tyre do jete i tille. Gjithsesi me te drejten historike dhe te drejten e zotit me vete, shqiptsret do fitojne. Vendi do dale ne drite ,ne rrugen e demomracise e prosperitetit, te pakten si gjithe te tjetet.Nuk do.te jemi delja e zeze e planetit.

  2. arberbrooklyn says:

    zoti Ben Andoni , ju vertet e besoni se banda e ketyre tradhtareve e ketyre hajduteve do mundnin zotin Rama ??? vertet i thua e i beson keto fjale ??? nese e ke ber kete artikull te mbusesh cepin e gazetes tema ok, por nese ti mendon se kjo cete maskarenjsh ,qe ju kane besuar mandatin e deputetit , dhe keta krisen e iken si horra nga parlamenti , dhe vene e i nxjerrin bojen shqiperise , e pengojn per celjen e negociatave , eeee qofsh ti qe je qe i beson keta , se po ju plas shume per popullin ketyre , apo jane te merzitur per vjedhjen e votes , po pika ty dhe mua qe te lexoj ty, , me vjen keq por ti paske ikur per lesh i nderuar gazetar , qenke vertet keq , kap nje psikolog plako , te shkuara dhe suksese ne jete, nuk te lexoj me ty se qenka humbje kohe.

  3. Drejtesi says:

    Opozira do njerez te rinj, jo kriminelet e Sales, do dhe platforme te besueshme, perndryshe nuk ka per te fitu as sot as kurre

  4. asd says:

    Keta nuk e mundnin dot Ramen edhe po te qendronin ne parlament, pasi nuk i do askush.
    Rama eshte vjedhes i “fondeve publike”, por keta jane me Zi se Rama, me injorante, me derra dhe me violente.
    Carku i SHBA – BE i vetingut po funksionon akoma pa u ngrehur. Shpresojme te ikin te gjithe me radhe. Edhe Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje