Rënia e Ilir Metës dhe ngritja e pandalshme e 30 Qershorit!

25 Qershor 2019, 09:20Blog TEMA

Nga Alfred Peza

– “Ka vetëm një institucion që cakton datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë”,- tha Ilir Meta. Por, ai nuk e ka bërë këtë, madje tregoi se as që ka ndërmend që ta bëjë, ndaj nuk mund të jetë më, President i kësaj Republike.

– “Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetutese”- tha Ilir Meta. Ai nuk mund ti japi të drejtë vetes që ta zëvendësojë atë.

Ndaj nuk mund ti gjykojë siç bëri sot në konferencën e shtypit të orës 08.00, por vetëm ta zbatojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për 30 Qershorin.

– “E anullova datën e zgjedhjeve që të nxisja dialogun”,- tha Ilir Meta, me ironinë e një njeriu që është koshient se nëpërmjet saj, ka nxitur veç dhunën.

– “Do të thërras tryezën e dialogut, pasi të tërhiqet qeveria…”,- tha Ilir Meta. Njësoj se Monika, Saliu dhe Luli që thonë “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

– “Nga institucioni i Presidentit do të fillojë ringritja e Republikës”,- tha Ilir Meta. Njësoj si “Republika e Re” e Lulzim Bashës, që është “Republika e rrugës”.

– “Shqipëria nuk është koloni e një fondacioni ndërkombëtar”, tha Ilir Meta, duke nënkuptuar si gjithë të singjashmit e vet autokratë në Europë, “Soros”-in.

Pas “poliagjentit” Edi Rama, tani na qenka zbuluar edhe armiku i jashtëm. Rroftë shoku Enver Hoxha i pluralizmit… Urraaaa…

“Zgjedhjet janë vetëm të organizatës socialiste dhe Presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive”,- tha “durimadhi” Ilir Meta. Duke demonstruar se tashmë është në krye të lëvizjes antisistem të “Opozitës së Bashkuar” në rrugë.

Ilir Meta të paktën u tregua i sinqertë në një pikë. Kur pranoi indirekt se nuk e ndalonte dot më 30 Qershorin. Ndaj pas kësaj, nuk ka pse qëndron asnjë minutë më tepër në atë zyrë, e të flasi në emër të Republikës së Shqipërisë.

Qoftë esëll ose jo, Ilir Meta ka rënë. E bashkë me të edhe modeli i Presidencës së tij.

11 komente në “Rënia e Ilir Metës dhe ngritja e pandalshme e 30 Qershorit!”

  1. SHQIPTARI says:

    THUAJ QART E SHKURT:LIKE FLORIRI KA VAJTUR NE VERE TE BAXHELLES SE LESHEQISE E NE VER TE SHEQERES SE SAL HALE VICIDOLIT.

  2. Emigrant says:

    Alfred je socialist je i PS se je i Ramesdhe e kam shume te veshtire te te lexoj. Jo per ndonje gje por per faktin qe i bije vetem nje kembane ose me shqip i “bije fyellit veem ne ne vere”. E nejta gje edhe kur flasin PD istet. Ku eshte e VERTETA Alfred ? Nje te VERTETE ka Alfred por me duket se perpara saj o je miop ose je i detyryar te mos shkuash/flasesh ndryhe sepse xhaxhi Rama te heq veshin ose “nuk te jep per te ngrene”. Nje here vetemte kam degjuar ne ato palo TV media te Shqiperise. Me vjen keq te te them qe e kam akoma me te veshtire te te degjoj per arsye te mendimeve konfuze e pa lidhje qe shpreh. Nuk do shume filozofi te kuptosh qe je i PS se. Edhe zeri si “sound” nuk te ndihmon shume por ky nuk eshte nje e mete jotja eshte e natyres keshtu qe no problem. I thuaj xhaxhi Rames te heqe dore nga ato marrezite e tij. Per nje gje te jesh i sigurte. Rama eshte ne fund te ciklit te tij politik. Beri c’beri ne te mire ose ne te keq i thuaj te largohet, PS te riorganizohet dhe mundesisht ju thuaj atyre te PS se sidomos te rinjvet qe mund te vijne ne krye. Mos e grabisni me nenen Shqiperi dhe popullin shqiptar se paraardhesit tuaj s’lane gje ne kembe per te grabitur , si PD istet ashte dhe PS istet. Mos e plagosni me nenen Shqiperi se cfare nuk i kini bere ketij kombi. Inetresant ky vend i bukur dhe pjellor ka banore qe mendojne vetem si ta rrjepin ate. Shpesh Alfred po ja u them me sinqeritet me gryen ideja “more po ne shqiptare jemi apo mbeturina te racave njerzore,apo kolone turq te ardhur kushedi nga, apo barbare?”. Zoti na ruajte Alfred

  3. Andy says:

    Mesa kuptova presidenti yne ka filluar te pi!!!!

  4. Pasha says:

    Meta tha se KQZ eshte nje organizate socialiste. Por ishin vita e socialisteve qe e bene kryeminister ishin socialistet qe e bene president. Turp ai i ka shume borxhe socialisteve dhe nuk mund ti quaj organizate

  5. 30 qershori says:

    A do behen zgjedhjet me 30? Kaq ka rendesi!

  6. Ceniii says:

    Po mir more sa i pafytyr eshte ky njeri sa del ne figuren e presidentit dhe flet si kryetari i nje cete me 30 veta???

  7. Besi says:

    Po kur po bi pra te shkoj ne gremine?? Vetem spaku do e trembi kte ujk te vjeter qe thote se ska frike nga asgje

  8. I revoltuar says:

    Ky njeri esht plehra me e madhe qe ka ky vend dhe vet ps e ka fajin qe e vuri president dhe tani po pendoheni nji e nga nji
    Shporreni kete maskara bashk me gruan

  9. Mos bre ! says:

    Dhe Sadom Huseini , ishtu boni , si Meta!??

  10. Heretiku says:

    Ky i ashtuquajturi President i Shqiperise, nuk eshte vetem nje hajdut dhe alabak ordiner, por edhe nje idiot e kokrra e idiotit. Nxjerrja e ç’dekretimit antikushtetues te asaj qe kishte dekretuar me pare ( kjo e fundit, per fat te mire, ne perputhje me normat kushtetuese ), ishte akt i nje individi te papergjegjshem, qe nuk ka sensin e detyres, sensin qytetar, eshte nje tepist si ata te tjeret qe dalin rrugeve dhe thyejne e shkaterrojne pronen publike e private. Nje tepist, qe i “ka ngelur ne dore” posti i te parit te vendit !!! Duhet shkarkuar urgjentisht, nje ore e me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje