Në luftë humbasin edhe fitimtarët

21 Qershor 2019, 17:46Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në botën e të verbërve, ngjyrat nuk kanë pikën e rëndësisë. Në botën e shurdhëve këmbanat nuk dëgjohen nga askush. Në botën e të marrëve, marrëzia është normalitet. Sot, marrëzia totale që ka përfshirë vendin, ka errur sytë që nuk po dallojnë greminën drejt të cilës po shkohet me ngulm idiotësh e papërgjegjshmëri maskarenjsh dhe ka dhe ka dyllosur veshët për të mos dëgjuar sinjalet e alarmit ekstrem që po kërcënon gjithë Shqipërinë.

Për herë të parë në tre dekada pluralizëm, në Kavajë më shumë, por dhe në Shkodër e gjetkë, ka ndodhur akti më i rëndë dhe atentati më i frikshëm ndaj demokracisë. Dy organizata të armatosura, dy struktura shtetërore, policia e shtetit dhe policia bashkiake, ishin përballë njëra-tjetrës me armë në brez. Dhe vetëm një hap larg nga hapi drejt moskthimit. Drejt konfrontimit të armatosur që do të shënonte prologun dramatik të një lufte jo civile në Shqipëri.

Kush do të lexojë skenarin më të keq të asaj që mund të ngjasë në këtë vend, le të mendojë një çast se çdo të ndodhte nëse nervozizmi njerëzor, rastësia, provokimi apo qoftë dhe pakujdesia, do të bënte të shkrepte një armë e vetme në Kavajë. Çfarë do të ndodhte nëse beteja absurde kundër materialeve zgjedhore do të finalizohej me një apo disa viktima. Në këtë botë, vetëm të vdekurit janë në të drejtën e tyre dhe vetëm ata nuk gënjejnë kurrë, por mbi atë gjak, do të ngriheshin dhe do të ndërtoheshin male me gënjeshtra që do ta bënin të nesërmen e gjithë Shqipërisë shumë më të pasigurt. Do të ishte shkëndija që do të ndizte një zjarr. Dhe do të ishte zjarri që do të përvëlonte gjithkënd.

Edhe Lufta e Parë Botërore nisi nga një e shtëna serbe e një të sëmuri në mend e trup dhe prodhoi atë katrahurë që zhyti Evropën dhe gjithë botën në masakër. Pendesa e të gjithë aktorëve që nui parandaluan çfarë ndodhi më pas, nuk i vlejti askujt, por historia shënjon se një Car rus u pushkatua me gjithë familjen dhe një Kajzer gjerman pati një fund të tmerrshëm pa lavdi, shoqëruar nga miliona viktima që vdiqën në emër të carëve dhe kajzerve të tyre. Evropa vetë nuk ishte kurrë më njëlloj dhe asaj Evrope të shkuar, ju desh edhe një tjetër luftë e përbotshme që të gjente paqen e sotme.

Stili i vjetër moskokëçarrës i Tiranës në segmentin, “Hane Shan e Hane Bagdat”, nuk vlen një lek për të dalluar diferencën mes Sarajevës dhe Kavajës; nesër mund të paguhet gjithçka për të kthyer mbrapsht plumbin, pa kuptuar se plumbat nuk kthehen kurrë pas!

Kush ka parë aktin e frikshëm të Kavajës, kush ka parë Shkodrën, Kukësin, Klosin, e gjetkë, kush është krenuar me qëndresën e bashkiakëve lokalë apo kush mendon se mund të rimarë revansh me policinë e shtetit, duhet të kuptojë se zgjidhja nuk vjen nga forca, nga raporti i forcave apo ekuilibri i tyre. Duhet të kuptojë se qetësia nuk qëndron më tek zgjidhjet policore dhe përplasjet në rrugë, por vjen vetëm me mjete politike dhe me rikthimin e politikës në zyra.

Kur ligjin e shkel një individ, ai mund të përfundojë në burg, kur e bëjnë mijëra vetë një akt të tillë, atëherë duhet të ndryshojë ligji. Edi Rama i pari dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi pas tij, Meta e Berisha dhe gjithkush tjetër, duhet të kuptojnë se janë aksionerë të përbashkët në shkaqet e krizës që ka shpërthyer dhe se vetë kriza e vendit është pasojë e tyre. Se herët a vonë, zgjidhja vjen nga kurimi i shkakut dhe jo nga trajtimi i pasojës. Se në fillim bëhet kirurgjia e më pas kimioterapia.

Të enjten Lulzim Basha premtoi se do të dalë me familjen dhe dy vajzat e tij të mitura në protestë. Një një fundjavë të mbushur me shumë ankth parashikimesh për më të keqen që mund të ngjasë, premtimi i kryetarit të PD-së është prova dhe sprova më e lartë e një politikani në emër të paqes dhe refuzimit të dhunës. Për një qytetar, një akt i tillë quhet sakrificë që ai premton ta bëjë në emër të dy ëngjëjve të vet, kundër gjithë djajve që e yshtin në ngasjen e luftës. Kundër gjithë të verbërve, shurdhëve dhe të marrëve që ju bien daulleve të luftës, pa kuptuar se në luftë humbasin të gjithë. Edhe fitimtarët e saj.

27 komente në “Në luftë humbasin edhe fitimtarët”

  1. enter"" says:

    Lorenc! E ke dhjere.
    Po a nuk ishte Basha ai qe promovoi dhunen?
    Paragrafi juaj I fundit eshte nje hipokrizi e madhe.

    Luli kurre nuk mund te vendoset mbi nje piedestal humanizmi

    1. Flutura says:

      Hipokrit dhe cinik ne kulm.

    2. Ylli says:

      Po sepse ka ndyresira si ty o Enter qe i shesin bythen njeres pale dhe urrejne si te marre palen tjeter ,jemi ne kete fare derexheje te marresh !!
      Cpo thote Lorenc Vangjeli ….me te thjeshten ,me te urten ,me te arsyeshmen .Ne nje lufte te tille PS – PD nuk fiton askush ose me mire humbesi me i madh eshte populli !!

  2. Ti je Vangjel Qurashi.Je zango i Ilir Metes.Hiqesh si filozof dhe na tregon qe ishte ne prag lufte.Po kush e nciti dhe inicoj kete lufte..Diet, miku tent,presidenti Ilir Meta.Gjithe bota po e denon ,kurse ti ne analizen tennde Lavderon Lulin qe kuptoj gabimin, Ha, ha ha ha cna bere per te qeshur..
    Luli u dhje ne breke nga Amerika..Se eshte i pandeur dhe priten prangat e tij..dhe me e turpshmja perment Ramen te parin dhe ilirin dhe saline i le ne fundt si dy femije te pafajshem..Te siguroj se qendrimi tent eshte me i rezikshem se lufta.Ti mbron luftencitesit.

  3. Billy says:

    Policia bashkiake eshte nje tufe injorantesh te cilet nuk dine te bejne asnje pune. Jane miq e kusherinj te drejtuesve vendore.
    Po mos u merzit zoti Vangjeli, sepse me ligj, ata nuk jane te paisur me arme. Bile as shopinje gome nuk kane. Keshtuqe ne perplasjen me policine e shtetit, ata jane te destinuar te ikin me vrap si lopet.Vetem bajga do te derdhin rrugeve dhe asnje pike gjaku.

  4. right says:

    Right, Jane disa luftera qe duhen humbur , sidomos ato brenda shtepise, madje ne kete rast duhen humbur te gjitha!

  5. Ardjan says:

    Në 21 janar u vranë 4 të pa fajshëm dhe opzita e atëhershme nuk bëri thirrje për vllavrasje por ia la drejtësisë të vendoste, atëherë pse sot një i vrarë largqoftë i shuaka shqiptar me shqiptarë apo shpērthen luftën e tretë. Pse këta shembuj ekstrem e kobsjellës!

  6. vangjel i i Ilir Metes says:

    Redaksise se temes.Zotit Mero Baze.Kam kohe qe marr pjese ne komente dhe gjithemon them te verteten.Aqe sa nuke kishte koment te mos ma botonit.Se them per servilizem po ju zoti Mero jeni asi i shtypit shqiptar..Asi i analizave qe si ben kush..
    Mirepo ka disa muaj qe asnje koment nuk me botohet.Dikush qe i qemton keto kpmente dhe si vjen mire se une smbaj peris nuk po mi boton
    Te lutem shikoje kete problem.Une do vij se shpejti megjithese larg dhe do ta ballafaqoj kete problem me ju.

  7. Yyyppp xhixhi says:

    O Lenco, te keqen ruaj Liken se ka ik per lesh monike pa leri dallaveret e lufterave se slufton njeri per plerat si ai qi lepin ti. Ik tani ha persheshin e rradhes dhe bej na nje artikull per shkarkimin e Likes. Ta kesh gati se si dihet.

  8. Haka Tekizoti says:

    Deri atje ku nuk kishe nxjerrë hero mençurie pikërisht shkakun, nismëtarin dhe organizatorin e udhëheqësin e luftës antishtet, pra Lul kungullin, dukeshe në rregull me arsyetimin; që aty e tutje zbulohesh si idhtar idiotësh politikë ose si doŕë mediatike e tyre. Ta gëzosh statusin e shërbëtorit të antishqiptarëve zdravo Lorenc!

  9. qytetari says:

    Dikur Vangjeli ishte nje kone e zgjebosur,qe lehte deri ne ngjirje,kockes se hedhur atij nga meta.
    Tani mbetur ne zall,eshte shndrruar ne nje paloco ambulant,dhe leh sipas kockes se hedhur.

  10. Goni says:

    Ka hyre ne listen e zeze kjo eshte aresyeja. Ka mare fund.
    USA Nuk fal.

  11. Njutoni says:

    Ik or kar.
    Ligjin e droges e shkelin miljona e dhjetra qindra miljona njers e droga prap fut n burgje shqiptart !

  12. `ptuuuu jazek! says:

    Ky artikull duhej titulluar: Vangjeli as te qin as te leshon

  13. Gri says:

    Eshte momenti! Pirdh, Vengje! Pirdh!

  14. BRSS says:

    TI MOR LENCI QE E MBAN VETEN PER TE DITUR JE NJE KOQE GOMARI QE SGJEN NE DYNJA POR MBI TE GJITHA JE PA TABAN PERFUNDIMISHT JE NJE PLERE

  15. Daj Sami says:

    PA BESIA,HIPOKRIZIA,PA FYTYRSIA,IMORALITETI,PREVERSITETI,MEDIOKRITETI,INTRIGA,PA BURRERIA ESHTE KARAKTERISTIKA E GJITHE KETYRE,QE DREJTOJNE OPOZITEN SOT,RANDAJ KETYRE NUK I BESOHET,ME KETA MERRET VESH VETEM LIGJI DHE ORGANET E REJA TE DREJTESISE

  16. lexusi says:

    Do pelciste ”lufta” po mos egzistonte pyetja , CFARE ERE KA GJAKU , se me sa pame atje kishte demostrues te ”PLAGOSUR” , pa filluar lufta !

  17. ALBAN DEGA says:

    Nje pergjigje nga diaspora per thirrjen e Berishes !

    SHEMBENI ATE CADER .. VEND KRIMI !

    – Sali Berisha u ka nxjerre ne prite !

    – Mos u beni mish per topat e tij dhe “ Bandes se Gangstereve” te tij !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sa prej jush …. dhe pusia e Berishes !?

    Sa prej jush vellezer e motra, nena e baballare, bij e bija keni butika multimilioneshe si Armina!
    Sa prej jush kane saraje mbreterore si Shkelzeni pa preke kurre me dore pervec Gerdecit, CEZ-it, Interkoneksionit serb…
    Sa prej jush kane prona mijera hektareshe e vila multimilioneresh, dyzina apartamentesh e miliona dollare ne parajsat financiare e llogari te fshehta bankare in e outshores si Argita, Jamserbi, Fullanet e Frangajt, Lulushet e Mona Cizmet, Medite e Pollot, Bashicet e Gjin Gonerit, Zagarnjoret e Nishan Karaosmanet!?
    Sa!? Asnjeri prej jush… Zero!
    ATEHERE PSE BENI SHERBETORIN E BODIGARDIN PA PAGESE, USHTARIN E NERCENARIN, Don Kishotin e Mances ne sherbim te ketyre bandave gansteresh e kusaresh e te kesaj Mafia qe e beri Shqiperine Gerdec ndersa na mashtroi, na vodhi votat dhe shpirtin me rrenat se do ta bnin Shqiperine “ Zvicren e Ballkanit “ , apo ta bejme “Shqiperine si Hollanda” sic pati pafytyresine tu genjente sy per sy e faqe per faqe dje Lulushja e Lulush Bashicit, multimilionere te dy me “parate e pastra si Kristali” te Sali Berishes, Gjalices, Sudes qe u lane rrase ne Diell e qe ia vune flaken e vdekjen nje populli e shteti te tere!
    Ndaj dilni nga ajo cader vellezer e motra viktima te ketyre mashtruesvee, zaptuesve e rrenuesve te Shqiperise!
    Nuk eshte ajo cader vendi juaj i lirise e Drejtesise!
    Nuk eshte ajo llogorja per nje jete me te mire per ju, por per me shume sundim e mashtrim per kete bande kriminelesh!
    Dilni nga ajo cader tani vellezer e motra!
    Sali Berisha e banda e tij e gangstereve u kane prere ne bese! Jo nje… shume here!
    Sali Berisha dhe Mafia e tij jashte kontrollit u ka nxjerre ne prite, ne pusi. Sic ka vepruar me ne e me ju tash e 26 vjet.
    Dilni nga ajo cader qe eshte llogore ku klanet e Vicidolit e Like Floririt… e korporates se tyre te krimit qe bashke me enderrat e idelalet tona te larta E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! E duam Shqperine si Amerika demokratike !
    Sali Berisha dhe banditet e kusaret e tij na e vrane edhe demokracine edhe Shqiperine ! Jo nje! Me dhjetra e qindra here ! E sot perseri!

    Llogorja e fundit e gangstereve

    Ajo cader eshte barrikada e fundit e ketyre gangstereve dhe banditeve per te vrare edhe Vetingun e Reformen ne Drejtesi , per te ekzekutuar ligjin dhe drejtesine e bashke me to edhe krejt Shqiperine perseri e perseri!
    Sali Berisha dhe Korporata e tij e korrupsionit dhe krimit jo nga malli, por nga halli, jo nga lezeti por nga gazepi i madh ua dha voten Reformes dhe vetingut!
    Ua dhane voten nga halli e jo nga malli pasi cdo rruge tjeter do te ishte vetvrasje.
    Ua dha voten diten e nen kamera per ta penguar, per ta vonuar, per ta tjetersuar e sabotuar me cdo rruge e me cdo mjet shpirtin e tyre, duke vrare edhe idealet e shpirtin tuaj te lodhur nga kusaria dhe vrastaria e tyre. Ndaj u kane mashtruar e po u mashtrojne perdite duke u nxjerre e ngujuar ne ate cader ne ate llogore te fundit per te shpetuar banden e veten e tij nga ligji dhe drejtesia!
    A mendoni se rastesisht e ka vendosur aty ate cader llogore te fundit te sundimit te tij !
    A thua nuk kishte vend tjeter per ate llogore berishiane ne krejt Tiranene e mbare Shqiperine!
    Pyeteni veten vellezer e motra protestues!
    Pergjigja eshte Jo! Jo kategorike e absolute !?
    Atehere pse pikerisht aty e perballe e karshi selise se qeverise shqiptare!?
    Kriminelet rikthehen gjithnje ne vendin e krimit, e kane thene filozofet kineze ketu e 4000 vjet me pare !
    Provokimi, karshilleku, kusaria, vrastaria, despotizmi jane tiparet qenesore te krejt sundimit te Sali Berishes ne keto 25 vjet.
    Kenge tallava e vallzim makaber mbi gjak te pathare !
    Ajo eshte cader e ngritur ne nje vend krimi! Jeni ne mekat jo vetem para popullit por edhe para Zotit!
    Po hani e pini, kendoni tallava e vallezoni mbi gjakun e pathare ende te kater vellezerve tuaj Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt e Aleks Nikes te ekzekutuar pa gjyq me urdher te Sali Berishes e Lulezim Bashes !
    Mos e perdhosni jeten e tyre!
    Mos e poshteroni aktin e tyre per liri e demokraci, per nje jete me te mire…

    Mos i rivrisni per se …!

    Mos e beni uje gjakun e dlire shqiptar te kater vellezerve tuaj dhe te dhjetra te plagosurve, qindra te rrembyerve, torturuarve prej “Xhuponeve te Zinj” lexo falangave te murrme te Feldmarshallit te Vicidolit, qe u ngriten ne kembe kunder korrupsionit e kusarise masive te Sali Berishes e Lulezim Bashes Like Floririt e Mona Lalezit … qe keni durimin tu degjoni fjalimet per mbrojtje votash nga vjedhja qe ata e ngriten ne art te zi e pergjaken me shume se 15 here ate popull e vend duke e rrenuar deri ne themel !
    Ajo nuk eshte llogorja as cadra juaj!
    Eshte llogorja e cadra makaber e krimeve pa fund te Sali Berishes ndaj shqiptareve, ndaj nesh e ndaj Shqiperise hyjnore, qe e rrenoi nga themelet plot pese here ne 26 vjet!
    Ndaj ikni, largohuni sa me pare prej asaj lllogorje krimi e korrupsionit te Korportaes se Sali Berishes dhe “bandes se tij te gangstereve”
    Ajo nuk eshte as cadra as llogorja juaj!
    Eshte cader e krimit te organizuar politik antishtet e andishqiptar kunder jetes suaj edhe femijeve tuaj, kunder se sotmes dhe te ardhmes se Shqiperise !

    Modeli Maqedon apo skenari i RIA- KGB-se putiniste !?

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencia Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e GRU e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin e Boten perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njmije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
    Syceltesi!
    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti! Tamam si historia e Kungullit….
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Flamur Noka Stanishici, ala Ylli Manjani, Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Andi Bushati, ala Ylli Rakupi e Mark Markovici…. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!

    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?

    Shembeni ate cader! Ikni prej saj sa me pare!
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kam shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    CFARE JENI JU PER SALI BERISHEN, LULEZIM BASHEN E BANDEN E TYRE REALISHT !?
    NJE MASHE, NJE VEGEL, NJE KOBURE PRR PUSHTET! USHTARE, NUMERORE, MERCENARE PA ASNJE VLERE SAPO TE ARRIJ E QELLIMIN E MBRAPSHTE TE TYRE JO TUAJIN !
    Jeni vetem mish per topin e tij kunder Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit per te shpetuar Banden e Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike nga ligji e drejtesia, nga prangat e sekuestrimi i pasurive te vjedhura e plackitura ju popullit e Shqiperise, qe e zhberi si shtet dhe rrenoi deri nen themel mbi 15 here ne 15 vjetet e sundimit te SaLikekracise se tij !
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-n , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …

    Shembeni ate cader vellezer e motra para se ajo tu shembe ju!

    Ndaj shembeni ate cader, ate llogore te Sali Berishes per bythen e Sali Berishes dhe bandes se tij te gangstereve vellezer e motra
    shqiptare!
    Nje provokim, nje bresheri qofte edhe arme dore, nje granate apo bombé e hedhur ne mes te turmes nga dora e zgjatur e Beogradit, Moskes ne Tirane… do te shkaktonte dhjetra viktima e do t’ia rifuste flaken Shqiperise!
    Cfare nuk pritet nga mendja e dora e djallit!
    Shembeni ate cader vellezer e motra!
    Sot !!
    Neser eshte e mund te jete teper vone per secilin prej jush ! Jo vetem per ju por edhe per te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi edhe ketu ne kryeqytetin e Botes, Nju Jork!
    Ndaj degjoni mesazhet e Uashingtonit dhe Brukselit per despotet Sali Berisha e Lulezim Basha, Like Floriri e Mona Cizmja, Fatmir Medihoxha e Petrit Vasili …e Co. e jo mesazhet e RIA-s e UDB-se, Asfalise e modelit Maqedon te Sali Berishes e Lulezim Bashes, Flamur Nokes e Aldo Bumcit!
    Degjoni zemren e popullit e shtetit tuaj ligjor!
    Ne emer e ne dobi tuajen e femijeve tuaj, ne emer te Nenes Shqiperi, ne emer te Atit, te Birit, Shpirtit te shenjte, ne emer te Muhametit e Jezu Krishtit, ne emer te Gjergj Kastriotit- Skenderbeu e Nenes se Perbotshme, Nobelistes , Shen Terezes shqiptare:
    – Shembeni ate cader para se ajo te shembi shtetin ligjor, barazine para ligjit, drejtesine e demokracine… e mbare Shqiperine!
    Shembeni ate llogore te fundit te krimit, te kusarise dhe vrastarise se Sali Berishes e korporates se tij krimit te organizuar e banditizmit antishqiptar!
    Ishin jo bombat atomike e as raketat nderkontinetale, as bombat 5 toneshe, as armatimi per te zhdukur deri ne 190 mije here cdo qenie njerezore 7 miliardeshe ne Bote… por vetem 4 fjale te ish- Presidentit Ronald Regan qe shemben Murin famekeq te Berlinit: Shembeni ate Mur Zoti Gorbacov!
    Po perdor kater fjale po ashtu per te shembur murin berishian te korrupsionit qe ndan boten e krimit nga bota e ligjit :
    Shembeni ate cader… vend krimi …!
    Shembeni pa e shembur! Shembeni duke e braktisur duke e lene bosh !
    Ne jemi nje! Nje popull! Nje gjak!
    Nje gjuhe! Nje komb !
    Ne jemi e do te jemi nje !
    Shqiptaret e Shqiperia do tu jene mirenjohes !
    Eshte mesazh per krejt politiken shqiptare ne Shqiperi Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Cameri, Luginen e Presheves edhe ketu ne diaspore!
    Jemi e do jemi Nji!
    Jemi Kuq e Zi….
    Jemi Shqiperi !

    From: Alban Dega
    Date: February 20, 2017 at 10:52:30 AM EDT

  18. Rezi says:

    po ky trapi, gjeti heroin e paperlyer me kete shkrim?

  19. zi says:

    Shqetesim i kobshem,per te shqetesuarit.Panvaresisht se;
    Plumbi ka nje trajektore shume te pa kuptueshme, ku gjithmone kap te pa mundurit dhe te pa fajshmit.

  20. Spectrum says:

    Po kush te le te besh lufte civile po te ishte per ju i vinit flaken te gjithe bashke, po nuk u lene amerikanet,se shpejti do te japin xhevap gjithe plerat

  21. lulushja. says:

    Qe. Nga titulli kuptohet cfare do jete gatuar!
    Edhe fitimtaret humbasi!Si ? Ata jane fitimtare jo humbetare .Eshte bere bilancin I betejes .
    Tani pritet beteja tjeter .Po sovrani vendos nje here ne 4 VJET, no sa here to ngrefet lulushit.

  22. NNP says:

    Ti far gazetari me emrin Vangjush te keshilloj qe gjersa te mbarojne zgjedhjet te pakten te mos shkruash e nder kohe te meditosh e reflektosh se je ne buze te gremines mentale.Pas zgjedhjeve ke kohe te dallosh njgjyrat e ylberit e mos shkosh dem ende pa dal nga pelenat e gazetarise.Thellohu evlat,thellohu!

  23. Gjelosh says:

    Perfumdimisht kur lexoj keto komentet tuaja kuptoj se nuk na duhet perplasje me Ramen… NA Duhet perplasje totale dhe frontale me SOCIALISTET!!
    Nje perplasje aq e forte sa te lani me gjak mekatet e gjysherve, dhe te mos guxoni me kuuuurrr te mendoni se jeni akoma gangot qe udhehoqen 50 vjet!
    Mos harroni qe ne DEMOKRATET jemi shuuuuum me trima se ju!!
    Ishallah te perplasemi qe ta mblidhni mendjen njeher e mire per fuqine tuaj imagjinare, se jeni tufe leprash

  24. Ben says:

    Qenke idiot me zine ti o palo.analiste. Nga e ke mesuar kete lloj argumentI qe nuk ka llogjik. Me siguri qe ne lufte edhe fituesi humb dicka se eshte lufte. Vriten shume njerez! Sipas teje nuk duhet te futej ne lufte SHBA ne luftën e dyte borehole sepse ka hunbje. Immagjinoje o rrote se cfare do te kishte ndodhur po te mos ishte futur SHBA ja e lufte! Ku do ishte bota sot. Do kishte ose fashizem ose komunizem. Prandaj kapitalizmi doli me I forte. Ik ore lexo.nje cike me shume.

    1. Foti says:

      Shikoi fytyren dhe mendo per kete rob qe i pelqen vetja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje