Zoti Basha, ti nuk e djeg dot Shqipërinë

20 Qershor 2019, 20:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ngjarjet e ditëve të fundit, na kujtuan edhe njëherë kohën dhe periudhën e zezë të 1997-1998, kohën e vetshkatërrimit të shtetit nga një parti e pazonja për të qeverisur vendin, nga një parti e pazonja për të mbajtur dhe ndërtuar shtetin ligjor, nga një parti që instaloi vetëm kaosin institucional e ligjor. Ngjarjet e ditëve të fundit, me skena dhune të llahtarshme ndaj institucioneve dhe uniformave të shtetit në disa bashki të drejtuara nga komisarët e PD, ndërgjegjësuan përfundimisht shumicën e shqiptarëve se, kjo parti e drejtuar nga Lulzim Basha dhe shpura e tij, ka vendosur ta djegë Shqipërinë, ka vendosur të pengojë me luftë procesin zgjedhor, të rrezikojë lirinë dhe demokracinë, të frikësojë popullin.

Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më, edhe sikur PD ta marrë në dorë (de jure) Doktori. Zoti Basha, nuk do të mundësh dot të pengosh as zgjedhjet e lira, dhe as të djegësh Shqipërinë, pavarsisht se ish-deputetët e tu, të kthyer në kaobojsa po bëjnë thirrje antiligjore nga ekranet dhe sheshet e bashkive, të “ngrihemi dhe ti përmbysim” në Shkodër, Burrel e Kamëz. Përgjimet e publikuara në “Bild” dhe të retushuara shumë keq nga montazhierët e SHQUP-it, nuk janë asgjë para asaj që PD ka bërë në 29 vjet me Shqipërinë dhe shqiptarët sa ishte në pushtet, dhe pas tij. Të kthyera në një kauzë qesharake, përgjimet e servirura nga prokurorët e Plepave, nuk janë asgjë para ngjarjeve të tmerrshme dhe me kosto fatale për shtetin dhe xhepat e shqiptarëve, që kanë ndodhur në Shqipëri, kur këtë vend e qeveriste pikërisht PD.

Firmat piramidale, zhvatja e milionave nga xhepat e shqiptarëve, shkatërrimi i shtetit nga themelet në 1997, tentativa për grusht shtetit në shtator 1998, abuzimi me fondet dhe pasuritë e shqiptarëve, shkatërrimi i administratës, Gërdeci, trafiqet, korrupsioni dhe kontrabanda legale sa ishte në pushtet, janë fakte, akuza dhe denoncime të pamohueshme ndaj një partie që sa ka qeverisur, vetëm ka shkatërruar dhe jo ndërtuar. Ndaj një partie e cila u ngrit si demokratike, dhe rrugës u kthye në çiflik krahinor, i një grupi njerëzish që edhe sot e kësaj dite nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e demokracinë, por thjesht i binden Pashait. Skenat e ndodhura ditët e fundit në disa bashki të vendit, treguan se Lulzim Basha është i vendosur në misionin e tij, për të fshehur dështimit dhe kapitullimin e PD.

Ai po bën përpjekjet e fundit antiligjore, duke mbajtur të karikuara grupimet e “sulmit” për të ndalur me zjarrin e molotovëve procesin zgjedhor dhe fushatën elektorale të kundërshtarit politik. Ti nuk e djeg dot Shqipërinë Lulzim, sepse nuk ke me vehte shumicën e shqiptarëve, sepse nuk ke besimin dhe adhurimin e tyre, sepse nuk ke përkrahjen e anëtarësisë tënde, sepse nuk ke mbështetjen e ndërkombëtarëve, sepse nuk ke transparencën as brënda partisë tënde, sepse nuk ke qenë, dhe nuk je kurrë me shqiptarët, por kërkon vetëm pushtet për vehten, sepse nuk je i sinqertë me demokratët dhe i ke zhgënjyer me dhjetra herë ata. 

Ti nuk e djeg dot Shqipërinë zoti Basha, edhe pse u mundove të bllokosh reformën në drejtësi, edhe pse arrite të hedhësh molotovë në KZAZ-të e disa bashkive ku qeverisin komisarët e tu, të krimbur në para, edhe pse ke sot përkrah kreun e shtetit , të cilin deri dje e kishte shpallur “dinosaur i korrupsionit”. Ti nuk e djeg dot Shqipërinë zoti Basha, edhe pse ke “aleat” Fatmirin e Gërdecit që duhej të ishte ndjekje penale, edhe pse deri sot bëjnë sikur të binden ata që kishe kryetarë bashkish, dhe që pas 30 qershorit do të kenë punë me organet e drejtësisë, pasi shqiptarët nuk janë më aq të pagdhendur në 2019, sa të shkojnë “mish për top” për kolltukun e pushtetit tënd.

9 komente në “Zoti Basha, ti nuk e djeg dot Shqipërinë”

  1. i rruan lesht shqiperise ai. PD e shkaterroi por vendin jooooo

  2. FREEMAN says:

    Brava Artur!
    Gazetar i shkelqyer, qytetar i vertete ! Per njerez si ty ka sot nevoje Shqiperia. Vijo, te lutem, te denancosh te keqen me shkrimet e tua brilante. Vendi, te siguroj, do ta njohe kete sherbim te madh qe po i ben ne keto dite te veshtira. Me shume se cdo gje tjeter, sot na duhen mesazhe te qarta dhe te goditura, si te tuat.

  3. zoga e vodices says:

    BRAVO nje shkrim briland dhe me fakte qe i dine te gjithe shqiptaret.

  4. Arber says:

    Artur Ajazi i ke thene te gjitha.Kurvat nuk do te mund te pengojne prosperitetin e shqiptarve si komb.Ne kembe per te mrojtur te ardhmen nga ata qe u tallen me shqiptaret per gati 30 vite.E paimagjinueshme,qesharake se si mund AI qe si ministër i brendshëm vrau 4 protestues te pretendojë te jete kryeministër i shqiptarëve.Sa turp,sa i pafytyre sa pis burrë.Si eshte e mundur nje legen i tillë te kete kurajon të pretendojë të bëhet kryeministër i Shqiptareve.Me cte drejte Lulezim?Shpura jote vrau 4shqiptare diten per diell.Ske dhene akoma llogari.Cfare do ti thuash familjeve te tyre i vrau Rama!Edhe njëherë Aferim ARTUR.Me se shumti ne keto kohe te turbullta kush i thotë vetes intelektual ,gazetar,analist politik,patriot mbi te gjitha te lere mënjanë inatet personale e ti thotë te bardhës te bardhe,e te zeze e zezë!Ata që u provuan ne qeverisje,smundet ti japin shqiptarëve shpresë për me mire.Falangat e tomtom makuteve qe i ndjekin nuk i sjellin asgjë te mire Shqiperise.Shqipëria seshte lopa e Monikes Ilirit e Plakushit delenxhi Sali,qe ta mjelin kur ti teket.

  5. Gg says:

    Per ta djegur akoma jo, por per ta rrjepur dhe denigruar vendin : ska lene gje mangut….. ky dhe ca te tjere.

  6. ta provoi ta djege shqiperine, dhe shkon ne burg dhe nuk del mo

    1. Daku says:

      Me vjen keq t’ju kundershtoj, por faktet flasin ndryshe! Jo vetem qe e kane vjedhur, por edhe e kane djegur ket vend ne 97! Jo vetem qe jemi popull me kujtese te shkurter por edhe popull i poshter se nuk ka mundesi qe edhe pas 30 vjetesh qe kemi pa bote me sy, kemi ngelur kafshe qe gjuajne me gur per politike.
      Kur shihja njerez dje ne delir duke festuar rreth lulit, sidomos gra e burra ne moshe, u stepa dhe u binda qe e keqja jemi ne.
      Si eshte e mundur qe ka kaq shume njerez qe adhurojne nje gjumash, kriminel, vrases, hajdut, tradhetar, ndyresire si luli dhe mezi presin qe te behet kryeminister. Si ka mundesi? Çfare presin keta qe te beje ne drejtim te shtetit ky insekt i peshtire?
      Pra eshte vetem nje arsye, te pasurohen pa djerse ne dem te gjithkujt e gjithçkaje!
      Kaq i intereson popullit shqiptar, paçka se bejne deme te pariparueshme nder breza.
      Prandaj nuk e kuptoj se si prisni qe po i njejti popull te krijoje gjykata te drejta apo instituzione te drejta. Kudo te shkoni neper administrate sot do ju sjellin verdalle vetem per te perfituar nga ju parà, tamam si keto 30 vjet. Pse te gjithe luftojne per te sene vende pune ne administrate, per rrogen? Jo, per korrupsionin kaq!

  7. Mendimi jo profesionist says:

    -Opozita e sotme po pergatit nje 1991 tjeter.Ngjarjet e muajve te fundit po na kthejne ditet e veshtira pas zgjedhjeve te 31.marsit,e vrasjeve te 2-prillit.Kush ka pak kujtese duhet te kujtoj falangat e P.D-s me ne krye kreret me te larte te kesaj partie ishin per shfarosjen e cdo gjeje qe kish Shqiperia.E njejta gje po behet sot nga te njejtat fytyra a bijte e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje