Ish kandidati i PD për Dibrën: Vota u përdhos nga i pari tek i fundit, Basha më kandidoi pa miratimin tim. Ja pse më ka lënduar dhe pse vazhdoj të mbaj teserën

20 Qershor 2019, 16:21Blog TEMA

Nga Sherefedin Shehu

Falënderimi i dytë dhe i merituar për bashkëqytetarët e mi dibranë,

Të dashur dibranë,

Tashmë u provua me zë dhe figurë se ju nuk u gjunjëzuat para parasë, drogës dhe dhunës shtetërore.

Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë.

Dhe këta të pacipë guxojnë dhe thonë përsëri që vulgariteti, perversiteti dhe kërcënimet e bëra në bisedat e tyre telefonike janë biseda normale mes shokësh dhe militantësh.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj dua që ta dini se unë nuk e kisha kërkuar dhe pranuar këtë kandidim, mbasi e konsideroja një kthim mbrapa në karrierën time profesionale dhe politike.

Z. Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin tim dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër.

Por, unë e mora përsipër për hir të detyrimit ndaj jush që më nxorrët në balotazh kundër bandave të armatosura të PS-së në 1997, më votuat si asnjëherë në 2009 dhe më nxorrët fitues edhe në 2013 kur PD humbi në zonat e tjera të qarkut Dibër dhe të Shqipërisë.

Bashkë bëmë më të mirën edhe në 2016. Dhe sot ndjehem krenar për ju por i lënduar nga mosmirënjohja e z. Basha. Që nga data 12 Shtator 2016 kur u përshëndeta me të në hollin e hotelit në Peshkopi unë nuk kam mundur që ta takoj asnjëherë personalisht.

Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falënderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj teserën e PD-së sepse marrëdhënia ime është ndërtuar me ju dhe jo me Kryetarin e radhës.

Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe të luftoj bashkë me ju që nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve të mos shiten dhe blihen dhe në Shqipëri të bëhen zgjedhje dhe jo ndërrime prapanicash në karriken Kryeministrore.

15 komente në “Ish kandidati i PD për Dibrën: Vota u përdhos nga i pari tek i fundit, Basha më kandidoi pa miratimin tim. Ja pse më ka lënduar dhe pse vazhdoj të mbaj teserën”

  1. emigrante says:

    Mos u merzit ti nuk u duhesh atyre. Ka mundesi te jesh naj person i civilizuar. E ne PD duhen vec horra e injorante. berthama ,se une besoj ne njerez te ndershem qe skane asgje ne dore ,vec kompjuterit personal.

    1. Spathiati says:

      Ti “emigranti”, për cilët hora e ke muhabetin?
      Per Imer Lala, babain e deputetes të PS-se Reme Lala?

  2. USA says:

    Mentalitet komunist Pd. I dhjere por Krenar. Qenka budalla por fare e mora vesh kandidimin nga media Po cojani Bild se gazete metroje eshte Bild. Per sensacione seksi dhe humori.

  3. Korabi says:

    Mbaje teseren dhe pija lengun. Madje kur te shkosh ne krevat, puthe teseren dhe vendose nen jastek qe te flesh rehat.
    Kini pranuar me gojen tuaj,madje e kini edhe me shkrim, se dibranet nuk u gjunjezuan para parase,droges dhe dhunes shteterore. Thenia juaj verteton se votat nuk jane blere. Verteton se dibranet e pa tundur kane votuar per kandidatin e PS.
    Sa per mosperfilljen nga Basha,nuk eshte cudi,sepse jemi te gezuar qe je gjalle. I shkreti Olldashi konkuroi ,por e pesoi nga vet partia e tij,nga shoku i tij.,ndersa ti u shqetesoke se nuk te flet apo nuk te pret ne takime… ha…ha….ha… me te vertet per te qeshur. Nderime per te vertetat qe ke shkruar.

  4. tt says:

    Kur do te pastrohet kjo politik e ky vend nga hajvane te tille qe nuk e kuptojn qe jane thjeshte “manikinet” e Lulit e te Saliut dhe ju genjen mendja se jane te zotet per te tilla gjera si puna ketij zullapit…Cmenduri

  5. Meri says:

    Sheroooo te njof mire ti je nje i pacipe. Kepuce lepires i shefave te tu PD. Per nje karrike i shet te gjitha. Flet ti per korrupsion uaaaa cudia me e madhe , eshte nje shprehje hajduti bertet kapeni hajdutin . Kam punuar me ty. Tani jam ne emigracion. Ik o shero fshatari qe erdhe ne ministri te financave me pantallona terital bezh ……
    Nuk behet me Ju Shqiperia joooo never

  6. Pamija says:

    Person me vlera, si ky i bejne nder pd.

  7. Martin says:

    Profesor Sherfedini.
    Respekte te pafund si intelektual dhe profesionalist.
    Gezohem qe ka nga ato te rralle intelektuale qe vene parimet burrerore para interesave partiake.
    Deshiroj dhe uroj qe te vazhdoni me kontributin tuaj te cmuar. Burreria nuk ka per te vdeke kurr ne Shqiptari.
    Respekte.
    N nela. Londer

  8. Martin says:

    Profesor Sherfedini.
    Respekte te pafund si intelektual dhe profesionalist.
    Gezohem qe ka nga ato te rralle intelektuale qe vene parimet burrerore para interesave partiake.
    Deshiroj dhe uroj qe te vazhdoni me kontributin tuaj te cmuar. Burreria nuk ka per te vdeke kurr ne Shqiptari.
    Respekte.
    N nela. Londer

  9. uskania says:

    Për një gjë mos të të vijë keq Sherefedin: Që nuk të ka dhënë dorën apo marrë në telefon Lulushi.

  10. Poradeci says:

    O shero, nuk ka burre me legene dhe te poshter se ty. Mosmirenjohes deri ne infinit, por ty te falet se je vertete dibrane, pa din e iman. Kete shkrim si gjithmon nuk ta kuptova, me ke e pate. Melulushin, me ps, me dibranet qe te votuan apo me ata qe te vodhen votat. Turp per ty o njeri indyre, falendero gazideden qe te futi ne politik ty e sojin tend shehe, te gjithe spiunet e dali kermes. Mendojase nuk ishe i gjalle, por mortja nuk ha m…..

  11. Shoku i Mulit says:

    Duro dhe pak i nderuar! Se shpejti do te filloje telenovela BILD-2. Aty do te shikosh filmimin e artistit MUL MALOK NOKUT te cilit i perkasin 550 disketa. He per he “Gjermoni” i shqupit ka me mare dhe do pare nga PD, pastaj do kerkoje pare nga PS per BILD-2. Aty do shofish sa rende ta kane fut te tute ne fushate. Mos u merzit se mbete i paperlyer ne kete histori, prandaj nuk te duan te tute. Vetem ndro emrin se ta shpif. Nuk shkohet ne Europe me emrin Sherefedin

  12. ALI says:

    Gjithe kete gjeme pergjimesh e bene breket e Shukriut .

  13. kujtesa says:

    Po kuatat e partise kujt ja paguan Sherefedin?

  14. lisi says:

    O Sherejf po vrapo mor gomar se te iken dhent.Cfare pune ke ti mut me politiken.Ti s’ke tru me ngarku gomarin………..magjar muti. Atyreqe nuk e dijne ju shpjegoj se ky fare djali eshte lumjan dmth jo dibran……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje