"Kur shqiptarët përplasen me shqiptarët"

20 Qershor 2019, 14:19Blog TEMA

Nga Mariglen Kume

Ngjarjet e dy ditëve të fundit në shumë bashki të vendit, nxjerrin edhe njëherë në pah të vërtetën e madhe, të dhimbshme dhe të vështirë për t’u komentuar nga realiteti shqiptar.

Për shkak të “politikanëve” të papërgjegjshëm, shqiptarët e duan anëtarësimin në BE, jo për bashkëpunimin që mund të vijë, por sepse i nevojitet një “mburojë” për të strukur  lëkurën.

Mbi 92% thonë anketimet e ambasadës së BE-së në Tiranë për personat që janë pro anëtarësimit,  99% do të thosha unë sipas njerëzve që takoj në të përditshmen e punës sime në terren.

Nuk ka asnjë çudi tëtu.

Ne e duam Europën ashtu pa e kuptuar se si funksionon, sepse duam të shtegëtojmë në Europë dhe jo ta ndërtojmë atë këtu. Përtej patriotizmit që herë pas here vesh rrobat e kuqeremta të nacionalizmit, ëndrra evropiane është deformuar aq shumë sa fatkeqësish të vjen ndot prej saj. Është një luftë 30 vjeçare e humbur e cila duhet t’i turpërojë të gjithë ata që nëpër mitingje nxjerrin flamurin evropian dhe në realitet e kanë ulur gjysmë shtizë.

Paçka se shpresat kryqëzohen çdo ditë udhëve të ngatërruara të politikës, ne besojmë te një dritë jeshile që një ditë do të ndizet për t’ja mbathur. Po, po, për t’ja mbathur.

Nuk mjafton veç ta duash Shqipërinë për të mbijetuar. Shqipëria dëshpërimisht është nje vend ku ligjet janë të barabarta për djemtë e nënës por jo për ata të njerkës.

Kush nuk e do një vend ku ligji eshte ligj si per nje person te thjeshte ashtu edhe per nje te zgjedhur?

Shqiptaret nuk besojnë me tek çeku i bardhe apo luga e floririt qe u premtua vitet e para te demokracise.

Por le të dalim te e vërteta që nxorën ngjarjet e dy ditëve të fundit.

Ishte e dhimbshme të shihje sesi vellezerit punonjes se policise bashkiake perplasen dhe goditen me punonjesit e Policise se Shtetit.

Akoma me keq kur shikon qytetare te qyteteve dhe fshatrave te ndryshme bejne keto skena te dhunshme, jo se eshte rritur çmimi i karburantit, ujit, bukes, se pensionet jane shume te ulta, se rrogat jane te ulta, se kontratat e punes nuk zbatohen, se kushtet e punes ne shume profile jane skandaloze etj por per te luftuar per partite politike.

Njerez te mire te ketij vendi!

Zjarri, thyerjet dhe gjakosjet nuk jane e vetmja rruge per te shprehur revolten tuaj te drejte ndaj qeverise, e kujtdo!

Nëse doni qe zgjedhjet te mos kenë vlerë atëherë mos shkoni te votoni diten e zgjedhjeve, ose mund te shkoni dhe fletes se votimit mund ti vendosni nje te madh dhe vota juaj te behet e pavlefshme.

Aman kursejani vetes, familjes dhe Shqipërisë perplasjet e panevojshme.

30-vite demokraci dhe jemi ende vendi me politikane me te papergjegjshem ne rajon. Jo vetem per fajin e tyre por edhe tonin pasi ngrihemi vetem kur na therrasin ata e jo kur na cenohen te drejtat.

Pse te mendojme per te pushteteshmit qe te behen edhe me me te pushtetshem, por te protestojme, fuqishëm madje per kostot e larta te jeteses dhe per pagat e ulta.

Nje lufte civile nuk fo te na ndihmonte aspak per nje demokraci te forte, por do te na groposte ne syte e gjithe botes dhe te pasurit do te behen me te pasur e te varferit me te varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje