10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!

20 Qershor 2019, 12:41Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Janë të paktën 10 arësye që bëjnë të mos i marësh seriozisht, seritë e reja e të vjetra të telenovelës së gjermanes “Bild”, të përgjimeve.

Kuptohet, kjo është përtej qëndrimit të pandryshuar se Dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar sa më shpejt e profesionalisht. Kushdo që ka përgjegjësi, të ndëshkohet nga gjykata, me maksimumin që parashikon ligji.

E para, për “Deutsche Welle”, “Bild” është një gazetë bulevardeske. Që për profesionistët në mos qesharake, do të thotë jo serioze dhe jo profesionale.

E dyta, sjellja publike e gazetarit gjerman të kësaj historie, është aq “perendimore” sa të shton respektin për disa nga gazetarët më militantë pranë opozitës sonë të rrugës.

E treta, dosja 184 u hap dhe përgjimet u nisën ndaj një grupi kriminal droge në Dibër. Sot, por shitet si heroizëm i prokurorëve politikë të opozitës, kundër qeverisë së Edi Ramës.

E katërta, si ka mundësi që mes “mullarit të kashtës” me 700 CD të mbushura me përgjime, pas 3 vjetësh është gjetur vetëm “gjilpëra” e mazhorancës?

E pesta, a janë përgjuar vërtetë Kryeministri, ministri i Brendshëm, ministra të tjerë, deputetë dhe Kryetar Komisionesh Parlamentare? Nëse po, a është zbatuar procedura standarde ligjore për këtë rast?

E gjashta, nëse gjithçka është ligjore dhe serioze, përse në vend të përgjegjësisë juridike nëse kishte për cilindo, ato përdoren sot vetëm për një luftë të pisët politike?

E shtata, prokurorët e kanë zvarritur çështjen për 3 vjet. Mirë që nuk kanë bërë veprime, po për mosveprime a do të mbajë kush përgjegjësi për këtë çështje?

E teta, nëse këto përgjime nuk janë dorëzuar tek opozita në shenjë hakmarrje nga prokurorët e prekur prej reformës ë drejtësi, përse duhet të dilnin tani, në kulmin e përplasjes së saj politike me Kryeministrin Rama?

E nënta, nëse opozita do ishte e interesuar për zbardhjen e krimeve elektorale, përse i hedh këto biseda sot në treg, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit?

E dhjeta, si është e mundur që në gjithë këtë batërdi përgjimesh, të mos ketë asnjë bisedë qoftë edhe krejt normale të përfaqësuesve të PD e LSI në fushatën elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, por vetëm nga PS?

Të gjitha këto, e ndoshta dhe të tjera, jo vetëm e zhvlerësojnë, por e bëjnë gjithmonë e më qesharake të ashtëquajturën aferë përgjimesh, të servirur nga një media bulevardeske!

28 komente në “10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!”

  1. Skerdi says:

    E njembedhjeta, si arriti nje gazetar analfabe te behet milioner sa i hyri politikes?!!!

    1. Zigur Qarri says:

      Milioner me Euro.Mbi nje milion Euro te pajustifikuara Peza dhe Gruaja e tij,asnje denim,asnje konfiskim!
      Keshtu qe,i ka marre me koh Leket e lepirjes ky,qe nuk e lexojn as militantet e PS,aq i peshtire eshte bere.

  2. shpetim says:

    1 milion euro arsye tha Fredi i binjakezimit te Peqinit me Lazion. Do binjakezoje dhe Temen me Deutsche Welle tani!

    1. beni says:

      hahahhahahahaahaah e bukur kjo.

  3. Shqiptaret e bashkuar says:

    12 gjej ndryshimin midia Cim Peks dhe ketin gazos Belg, ne imazh se ne profesionalzem Jane identik.

  4. Flamuri says:

    O zoti Peza unë jetoj ne Gjermani qe 25 vite dhe jam nga Kosova .
    Nja dy fjalë për gazetën Bild .Eshte gazeta më e dobët qe ekzison jo vetëm ne Gjermani por edhe më gjerë.
    Mua më vjenë jashtëzakonishtë veshtirë por edhe turpë për opozitën në shqipëri qe e ka lejuarë vetën por edhe e ka dorëzuar Shqipërin
    në duarë te një gazete si kjo.Turpi më i madhë eshte kur keto qeshtje apo probleme te mbrendshme i dorëzohen nga ana e opozitës një gazete të qoroditur sikur eshte Bild. Jam i bindur se PD ka dashur qe keto përgjime ti publikoj ndonjë gazetë serioze por jam 100% i bindur qe askush nuk ka pranuar ta bej ketë .Po për fatin e keq të Shqipërisë kjo opzitë nuk zgjedhe mjete dhe metoda veteëm për te ardhurë ne pushtet qoft edhe duke e diskredituar ne tërsi kombin shqipëtar .Sikur të kërkonin me konkursë lobues për pengimin e antarsimit te Shqipërisë ne BE nuk do te mund të gjenin me të mirë se këta te Opozitës.Kur ke një Opozitë te tillë nuk ke nevojë për armiqë te tjerë se e ke përbrenda .

  5. Ermal says:

    Peza pergjigju pyetjes kryesore: a jane kryer apo jo krime elektorale? Ceshtjet e procedures mund te interesojne ndonje seminarist, por jo popullin qe eshte privuar nga e drejta e tij per te menduar dhe zgjedhur me vullnetin e tij.
    Ky eshte krimi i kryer nga politikanet qe duket qarte ne pergjime.
    Ycklat, natyrisht sherbejne per t’u treguar partizan i partise te ciles i sherben, por nuk e mbulojne elefantin ne mes te dhomes.

    1. Ilir says:

      Ndersa ti Ermal pergjigju pyetjeve:
      1- A blihen votat ne shqiperi
      2- Blerja e votive filloi 2 vjet me pare apo 20 e ca vjet me pare
      3- Nese je shqipetar nuk ke nevoje per “Blid” por duhet ta dish shume mire. Eshte vetem nje parti qe blen vota (PS) apo te gjitha partite (PD,LSI,PDIU,……) pa perjashtim duke perfshire edhe kandidated e pavarur?

  6. London says:

    Gazetar ti m.t hahah….dmth. Evening Standard eshte gazete e rruges ne Londer….!!!!
    M.t e shkuar mu..t hahah
    Gazetaret jane me popullin dhe jo aty ku han ti me nder me thane…

  7. X says:

    Elefanti eshte ne mes te opozites dhe po i merr frymen edhe mendjen.

  8. lori2 says:

    Ky gazetari Tede i Bild-it nuk e di pse me kujton personazhet qe dalin ne bulevard per te hedhur shashka. Kam pershtypjen se do te kete nje lidhje DNA me tipat qe djegin klasat e shkollave. U ngjan shume edhe fizikisht, po ta shohesh me vemendje. Do te jete ngonje nip emigranti shqiptar qe i ka ikur drejtesise e ka kerku azil politik ne Gjermani.

  9. Eri says:

    Genjeshtren po e the shume here, do filliosh ta besosh si te vertet. Ju kujtoni se shqiptaret jane budallenj dhe nuk e di cfr ndodh ne ate vend. Kjo klas politike qe kan 30 vjet po I pin gjakun atij populli dhe vendit duhen te gjithe ne burgje.te gjith shqiptaret e dine shume mire se kur bene edi rama miting e gjith administrata duhet te veji ose sdo ken pune po svajten. Kjo eshte demokracia fallco e rames berishes e te gjithe me rradhe. Cohuni merrni vendin tuaj dhe vendosni njerez te sakte. Sdo kete nevoje qe shqiptaret te ikin nga shqiperia, sepse eshte nje nga vendet me te bekuara qe mund te ekszistoje por kemi keta demokrat fallco qe jane bere miliardera me leket qe duhet ti venin popullit.

  10. Valb.sh says:

    Te degjova edhe dje kur e the ne opinion dhe mendoj se e vertet eshte ndryshe do ia kishim degjuar gjemen me kohe ksaj palo gazete!!!

  11. arbenpeco says:

    Ktij i henkshit mutin per leket ju se i ka bo me forcat e veta po qajini hallin atyre qe dalin ne pergjime dhe blejne voten e lire!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. loni1 says:

    Po kirjoni lufte civile vetem se shkoni pas lulit dhe monikes. po si flisni kshu nuk e kuptoj ju te komenteve qenkeni te paret qe doni te shkaterrohet shqiperia. shume shume keq

  13. denisi says:

    Jo qesharake por film! Te drejte ke

  14. Nora.M says:

    Pergjimet edhe mund te jene te verteta dhe persoant e implikuar per mua duhet te arrestohen sa me pare. Pooor kjo nuk do te thote se une si nor mendoj se gazeta Bild dhe ai gazetar jane serjoz. Rama e ka thene se i kane cuar prokuroret dhe si gazete bulevardeske mire e ke.. bindem

  15. artan says:

    Peter Tiede paguhet nga cim peka mir e thua o shqiptaret e bashkuar

  16. Monda says:

    Bravo i ke rene ne koke te dhjetave

  17. Agim says:

    Je i sakt por mos prit te kuptohesh nga te gjithe. Keta jane sulur si hijena tani dhe duan patjeter ta cojne vendin ne lufte civile

  18. Moza says:

    Te gjithe duhet ta lexojn kete analize per te kuptuar se perse bild po na ben lemsh e li te gjitheve

  19. gjeramadhi says:

    kur do vije ndonjehere ne shqiperi ky ??

  20. Viola says:

    Sketdi sa pe korektesi ai gszetari milioner ishte bere nga profesioni I tij dhe jo nga politika , sekjo pasuri ishte e raportuar kur hyri ne politike.Jemi bere te gjithe te shajme e te shpifim per te gjithe ku po shkojme keshtu ?

  21. sapa says:

    Gjermani me i keq eshte shume here me i mire se cdo shqiptar qe pretendon se ka kulture politike ne vendin e krimit shqiperi!

  22. roni says:

    A do bohen zgjedhjet apo jo???

  23. Pamija says:

    I thone nje shprehje popullore. “Shikoji turine pastaj veri kusine”

  24. Pamija says:

    Ketij gazetari “Shikoji turine dhe veri kusine”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje