Nga Arben Isaraj
Disa politikanë me vizion të ri, po “garojnë” pa garë, se cili do e udhëheqë shtetin shqiptar nesër.
Këta mbështeten në “Kushtetutën e re” Ilire, ku thuhet se “pushteti fitohet me dekretin e dashurisë dhe qetësisë, duke përdorur “mjete demokratike” si zjarri, guri, druri, vetëgjyqësia dhe plumbat e përgjakshëm.
Po e vërteta është krejt tjetër.
E vërteta është, se pushteti në demokraci fitohet vetëm me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe periodike.
Dhe fletët e votimit, janë mjetet e vetme drejt pushtetit, si mjete paqësisht të nevojshme në demokracinë tonë kushtetuese.
Kush pengon marrjen e pushtetit, me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtëpërdrejtë dhe periodike, ka dhe do të ketë përgjegjësi penale sipas Kushtetutës dhe Ligjit.
Dënimin penal nuk e jep Politika e jep Gjyqësori.
Ambientet zgjedhore publike a private të zëna “padrejtësisht”, nuk i liron vetëgjyqësia por Gjykata.
Mos ta urrejmë të vërtetën !
Gjuhë e urrejtjes nuk është kur dikush na i thotë të vërtetën në sy.
Pavarësisht nga emri që ka, KUSHTETUTË, LIGJ, SHBA, BE apo NATO.
Një amerikan i madh dhe i djathtë, ka thënë se – Nuk mund t’i shpëtosh përgjegjësisë së të nesërmes duke e shmangur atë sot.