Amerikanët i bëjnë zgjedhjet në muajin nëntor, po ne?

23 Qershor 2019, 10:45Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Kane vendosur keshtu, sepse ne 1845 kur u bene zgjedhjet e para, USA ishin vend bujqesor dhe politika pati prioritet ne vendimmarrje, qe fushata e zgjedhjeve, mos te pengonte fermeret dhe shtyllen kurrizore te ekonomise amerikane.

Pra zgjedhjet ne nentor, sepse ishte koha, kur fermeret kishin mbaruar proceset e tyre te punes me token dhe te mbjellat.

Ne USA, politika ne varesi te amerikaneve dhe biznesit!

Ne Shqiperi, ne i bejme zgjedhjet ne muajin qershor!

Pikerisht ne prag te sezonit turistik veror, qe eshte edhe katalizatori kryesor i ekonomise tone te brishte!

A ka “shkop nen rrota” me te keq sesa ky qe politika i ben shqiptareve dhe industrise se turizmit?

Me informacionet qe kam, fillimqershori ka qene me ritme te ulta dhe larg pritshmerive te biznesit turistik!

Sepse, industria e turizmit, shtylla kurrizore e ekonomise shqiptare, ngel peng e orekseve te politikaneve te papergjegjshem qe si ftese per te kaluar pushimet ne Shqiperi, perdorin molotovin, tregojne dhunen e djegin shkolla!

Pikerisht ne qershor, ne kete dreq pragsezoni turistik!

Qe turizmi mos te ngelet peng i legenllekut dhe papergjegjshmerise se politikaneve,qe jane gati te bejne toke te djegur per karrigen e tyre, do sugjeroja, modestisht dhe perulesisht, qe te pakten ketej e tutje, te ndryshohet koha e fushatave zgjedhore!

Jo ne qershor! Pse jo ne vjeshte?

Le te provoje edhe politika shqiptare te vendose per daten e zgjedhjeve, ne funksion te turizmit, biznesit, shqiptareve, ashtu si ne USA (te pakten ti imitojme ne kaq gje).

Politika ne funksion te biznesit dhe shqiptareve!

Jo biznesi dhe shqiptaret, ne funksion te politikes!

3 komente në “Amerikanët i bëjnë zgjedhjet në muajin nëntor, po ne?”

  1. Njutoni says:

    O,zgjedhjet beji kur te duash ,dac n dimer dac n ver,diten apo naten.
    Prapseprap shqiptart do vjedhin vota dhe do zihen alla shqiptareske

  2. MH says:

    I bejne ne rrespekt te lindjes se PK 8 nendor 1941.
    Ne ne Qershor ne konsiderat te opozites fashiste me qender ne SHQUP Tirane.

  3. Miri says:

    Propozoj qe zgjedhjet te mbahen gjithmone te henen e pare te shtatorit, pa filluar akoma procesi mesimor ( meqenese shkollat sherbejne dhe si qendra votimi, vnv apo kzaz. I takon qe kemi mbaruar pune me sezonin e veres dhe jemi pa u futur ne sezonin e shirave. Koha eshte e fresket dhe pa probleme qe mund te bllokonin apo veshtiresonin procesin e votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje