Ilir Meta i "anulloi" zgjedhjet “për shkak të dhunës”, për të nxitur dhunë!

21 Qershor 2019, 19:22Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Edhe përpara protestës së kaluar, edhe pas firmosjes së çdekretimit të 30 Qershorit, Presidenti i Republikës ka deklaruar se e ndërmori aktin e tij, për të parandaluar një përshkallëzim të dhunës dhe konfliktit.

Por, faktet po tregojnë se edhe ku flet, edhe kur hesht Ilir Meta nuk po bën gjë tjetër, veçse i fryn burgjive të dhunës.

Edhe kur vepron, edhe kur nuk vepron, Presidenti i Republikës po nxit vetëm aktet e dhunës dhe inkurajon frymën dhe filozofinë e saj.

Ku duket kjo?

Më 11 Qershor, një ditë pasi firmosi dekretin për ti mohuar qytetarëve shqiptarë të drejtën kushtetuese për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur në mënyrë periodike çdo 4 vjet drejtuesit e vet lokalë, Ilir Meta tha:

“Ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë dhe në vlerësim të të gjithë rrethanave, fakteve dhe informacioneve të siguruara në cilësinë e Kreut të Shtetit se, më datë 8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën, dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend.”

Megjithëse asnjë provë nuk dha e nuk doli, pavarësisht se reagimi erdhi për të shpëtuar Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën që u identifikuan atë ditë nga zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer si përgjegjësit e dhunës, le ta marim për të mirëqenë deklaratën e Metës.

Pyetja që lind pas kësaj është:

Si ka mundësi që Ilir Meta është i vetmi qytetar që nuk e ka parë ende nga atëherë e deri më sot, dhunën permanente të përfaqësuesve të opozitës së rrugës, mbi institucionet e vendit?

Si është e mundur që Presidenti nuk e ka parë dhunimin e shkollave dhe flakët e zjarrit që i dogjën ato si në inkuzicionin e Mesjetës, apo talebanizmit të epokës sonë?

Si ka mundësi që Ilir Meta sheh “mundësinë e provokimit të një konflikti destabilizues” që nuk e sheh askush tjetër në Shqipëri, por nuk e ka parë akoma flakën e sulmeve barbare që e kanë parë të gjithë shqiptarët?

Si është e mundur që Presidenti i Republikës sheh shkopinjtë pas një mitingu të shpërndarë shkujdesshëm, por nuk sheh “flamujtë” dhe “flamurtarët” e dhunës që shkatërron pronën publike, sulmon punonjësit e rendit dhe pengon qytetarët në lirinë e tyre të besimit politik?

Këto dhe shumë të tjera, të bëjnë të besosh se prapa anullimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit për “shkak” të dhunës, qëndron qëllimi i vërtetë, i ekspozuar tashmë për të nxitur dhunë, kaos e destabilitet.

Nëpërmjet çdekretimit, duke shkelur Kushtetutën me të dyja pëllëmbët me të cilat bëri shqiponjën dhe duke mos i caktuar popullit të vet një datë të re zgjedhjesh, Presidenti mendoi se po firmoste një akt lufte. Duke shpresuar se vetëm kështu, mund ta shihte veten Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ilir Meta harron se halli personal i tij, Monika Kryemadhit, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nuk është halli i Shqipërisë. Sepse shqiptarët e kanë fituar me kohë luftën e tyre. Më 30 Qershor, ata do ta fitojnë edhe paqen. Përgjithmonë!

6 komente në “Ilir Meta i “anulloi” zgjedhjet “për shkak të dhunës”, për të nxitur dhunë!”

  1. toni says:

    Vec dhune do ky dhe saliu

  2. artan says:

    Po mir mo ti te drejt ke po si ta zgjidhim kete situat qe po shkon drejt perplasjes civile?????

  3. ardi says:

    Po e vertet eshte se perse mos te bej asnje reagim presidenti per dhunen e djeshme ne shkoder dhe jo vetem por nxjerr nje palo dekalrat per flamujt te rama

  4. Alban Dega says:

    NJE MINE ME SAHAT RUS NE ZEMER TE BALLKANIT

    Dekreti per cdekretimin e zgjedhjeve te 30 qershorit i Ilir Metes nuk eshte nul.
    Shume me i keq dhe i rrezikshem se aq.
    Nuk eshte vetem antikushtetues dhe i kunderligjshem.
    Eshte krim teper i rende me pasoje
    1- tensionimin e situates politike,
    2- nxitjen e destabilimit politik te vendit
    3- Eshte komplot antishqiptar ne bashkepunim me fuqi te huaja armike te Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi me Perandorine e Djallit Putanin ne krye, qe prish paqen dhe sigurine e mbare Ballkanit per llogari e ne dobi te Moskes, Beogradit dhe Athines .
    Dekreti i Ilir Metes eshte mine ruse me sahat ne zemren e Ballkanit qe nese nuk caktivizohet do te kete pasoja te renda per krejt Evropen e me tej!

  5. Nora.M says:

    Turp te kete. Sidomos nese vertet nuk ka reaguar per djegien e shkollave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje