Letër protestuesve opozitarë: Ata që udhëheqin protestat tuaja, nuk i duhen Shqipërisë

23 Qershor 2019, 18:35Blog TEMA

Te nderuar protestues opozitare,

Po ju drejtohem juve si nje nje nga ish studentet e Levizjes se Dhjetorit te vitit 1990. Nderkohe qe jam nje emigrant shqiptar si dhe shtetas i nje vendi tjeter perendimor  dhe megjithese larg nga atdheu prape me mendje dhe zemer ndjehem prane vendit tim Shqiperise ashtu si edhe shume emigrante te tjere shqiptare kudo ne bote.  

I bashkohem shqetesimit tuaj per standartet demokratike te jetes ne vendin tone te cilat tashme pothuajse po bejne plot 30 vjet dhe akoma nuk i kemi vendosur. Ndjej kenaqesine e madhe kur shikoj se sa energji  te pashtershme populli yne ka per te ndryshuar Shqiperine pergjithmone, nga nje vend i kalbur ekonomikisht me nje diktature te cmendur staliniste, ne nje vend te vertet demokratik ku te ekzistoje ligji dhe liria e fjales. 

Dikur, perjetova me shume emocione naten e pare te Levizjes se Dhjetorit si dhe  te gjitha protestat e mepasshme te saj, por edhe procesin e ndertimit te demokracise se brishte qe po vendosej pas saj derisa u largova perfundimisht ne maj te 1997. 

Dua te ndaj me ju dicka qe ne fakt nuk e kam bere publike me pare ne kete menyre qe po e bej tani. E kuptoj se shume prej jush mund te me gjykojne per humbje modestie, por une ndjehem ne te njejtat emocione kur u ndjeva edhe dikur, pikerisht me 8 dhjetor 1990. Eshte ndjesia qe une e respektova dhe qe me beri te ndjehem teper i gezuar qe kjo “cmenduri” e imja per ate kohe u perqafua nga shume te tjere, biles edhe ne ditet e sotshme. 

Une jam ish-studenti qe mendova, formulova dhe thirra per here te pare “E duam Shqiperine si gjthe Evropa”.  Ishte dicka aspak e thjeshte per ato ore te veshtira kur protesta jone studentore sapo kishte nisur dhe kur nuk i dihej aspak fundi per kedo qe merrte pjese ne ate proteste.  U detyrova te ndaj kete moment me ju pasi nuk po ndjej me aspak qetesine me veten time kur degjoj se si  kjo shprehje, e dale nen terrorin qe shperndate diktatura me e eger e Evropes, te kthehet sot ne parrulle per te ndertuar ne fakt nje mur per nje qellim te kundert. Ate te mbajtjes se Shqiperise larg Evropes. Ndjehem tmerresisht i fyer e teper i lenduar kur shikoj se si kjo  enderr e vjeter e popullit shqiptar te merret neper kembe ne kete fare feje nga nje grup njerez qe kane ne fakt te gjithe Evropen (Ameriken po se po!) kunder. 

Te nderuar vellezer dhe motra simpatizante te partive opozitare!

Pak me lart u shpreha se sa i gezuar ndjehem kur shikoj energji te pashtershme qe populli yne ka per te bere ndryshimin e duhur. E kuptoj zhgenjimin e shume prej jush per mosmarrjen pjese ne zgjedhjet e qershorit dhe i bashkohem shqetesimit tuaj. Megjithate, une shikoj anen positive te saj. Mendoj se gjithe energjia e juaj, duke konsideruar te gjitha vlerat demokratike qe ajo mbart, duhet te drejtohet ne fakt ne nje drejtim tjeter. Duhet qe perfundimisht te hedhe poshte, pa as me te vogln medyshje, gjithe SHPUREN DREJTUESE te nje levizje qe eshte quajtur “opozitare” qe ne fakt eshte opozitare per ligjet qe Evropa dhe Amerika jane duke vendosur sebashku ne Shqiperi. Vendin tone qe e duam si Evropa, nje grup njerezish, qe kane edhe mundesine te ndihmojne qe kjo te behet realitet, ne fakt  punojne qe kjo te mos ndodhe. ¸

Ky grup qokash, qe vetquhet grupi udheheqes opozitar , ka aplikuar me sukses te plote metoda antidemokratike ne partite e tyre per vetzgjedhjen e tyre apo te mekanizmave qe i mbajne ata ne pushtet. Napolon Bonaparti ka thene “ Nje udheheses, qe te jete i tille, duhet te jete gjithashtu nje udheheqes per shpresen”. Ky grup qokash nuk sjell shprese per Shqiperine!! Ky grup qokash groposi shpresen tone qe Shqiperia te jete si Evropa per 30 vjet me radhe. Kjo bande qe fshihet pas flamurit dhe perkrenares se Skenderbeut ka mbjellur harbuterine dhe antiligjin ne cdo qoshe te  pallatit te drejtesise shqiptare.

Ata jane te deshperuar per hapat e shpejte te reformes se drejtesise  e manaxhuar plotesisht nga nderkombetaret.  Kjo reforme jo vetem qe do te mundesoje ballafaqimin e tyre me ligjin, per mekatet qe kane bere, por do te krijoje infrastrukturen e duhur bashkekohore ligjore dhe demokratike ku njerezit me te mire te drejtojne partite (te gjitha partite, EDHE TUAJEN!) nepermejt votes se lire dhe ku aftesia e gjithesecilit te vleresohet jo nepermjet forces se muskujve por asaj te arsyes. Eshte kjo reforme qe ne fakt do te garantoje flakjen e tyre pa kthim nga partite e sotshme qe kane 30 vjet qe i kane mbyllur neper “thase”  dhe qe perdoren thjesht per xhepat e tyre. Ky eshte edhe ankthi i tyre.

Dita e 30 qershorit eshte dita vendimtare qe do te shkepuse perfundimisht Shqiperine nga  kalvari i gjate e i mundimshem i nje tranzicioni qe ne fakt ka humbur edhe kuptimin e kesaj fjale pasi dhjetera vite kane ikur dhe sot po na duken si planet e dikurshme 5-vjecare te diktatures.  Te gjithe sebashku e kemi ne dore te bejme ndryshimin e madh duke shkuar ne zgjedhjet e mirepritura dhe te mbikqyrura nga gjithe bashkesia nderkombetare dhe ku gjithsecili te mund te mbeshtese alternativen e vet me te mire per qeverisjen lokale. 

Ndrekohe, i vetedijshem se kjo do te ndodhe menjehere pas 30 qershorit  pasi nuk ka zgjidhje tjeter per nje popull evropian qe ka paguar cmimin e lirise me shume se cdo komb tjeter prane nesh, nje riorganizim i  nje opozite te vertet  do te beje te mundur qe Shqiperia jone te behet si Evropa pa humbur kohe por jo vetem kaq. Do te jape mundesira te barabarta per te gjitha partite politike qe PERFAQESOJNE  popullin te marin drejtimin e vendit nepermjet proceseve zgjedhore plotesisht demokratike. 

Me respekt,

Adrian Kokthi

Ish-student i Levizjes se Dhjetorit

Ish-Inxhinjer i Nxjerrjes se Naftes dhe te Gazit

Arsimtar ne Shkollat e Mesme

Toronto, Kanada

26 komente në “Letër protestuesve opozitarë: Ata që udhëheqin protestat tuaja, nuk i duhen Shqipërisë”

  1. zoga e vodices says:

    Ke shume te drejte per ate qe thua ata nuk i duhen as dreqit dhe jo me shqiperise.

    1. Psikologe per taborrin e Lulushit says:

      Talebanet e Sales nuk mund te thone me Edhe ne si gjithe Evropa. Na cane b..en. Si Evropa por kundra Evropes. Ne skemi infermire e jo me psikologe per gjithe keta te lene nga mendte. Pthuuu! Plera.

  2. Dhjetor 90? says:

    Student dhjetori? Ke qene nga ata qe shkonim ne protesta duke rrezikuar perjashtimin apo nga ata te tjeret qe tinez shkonjn ne mesim?

  3. Fatmiri Kucova says:

    Inxhinjer na ke munguar. Lidere ne kohe paqe ka plot por ne kohe te veshtira jane te pakte. Ti ben pjese ne keta re dytet. Uroj re jesh mire me shendet e pune. Mbaresi ta befte kudo qe te jesh.

  4. Cudia says:

    Nje BRAVO e madhe!! Respekte.

  5. Te palare lahuni says:

    Po e lexoj per te 3ten here. Po me shijon shume me kete birren buze pishines. Ti qeke ai qe na paske hapur “telashe” me kohe. Fjala jote ne vesh te perendise.

    1. Jeta o qejf says:

      Kujdes ti miku se do dehesh buze ujit se keta kokepalaret nuk lexojne gazeta.

  6. Gezim says:

    Djemte si ju i duhen vendit tani me shume se kurre.
    Urime per letren drejtuar opizitareve. Cdo gje e sakte dhe e sinqerte!

  7. Po kujt i shkruan o Ardian?
    A e di se ata te molotovit nuk dine shkrim e kendim,ata kane 30 vjet qe nuk hapin gazeten dhe jo librat.
    Ata i paguan saliu dhe i jep nga nje sufllaqe,ata dine vetem fjalen yxhym dhe sulmojne si ushtaret e ertugrulit.
    Mos u lodhni me cecenet se njohin vetem drurin,por kush tja japi se ai qe i bente te duartrokisnin nuk ngjallet…

    1. ben says:

      Gabim e ke more mik qe i akuzon keta palo protestues si te pashkolle. Ata te gjithe kane diploma te Kristalit. Kane mbaruar universitetin pa mbaruar as filloren ,por kjo nuk ka rendesi. A i ke pare se si jane te veshur me kostume Armani dhe bredhin me Audi Q5 se jane merzitur nga bencat. Pushteti i poshter i rilindjes nuk i le me te vjedhin dhe ca te krisur andej nga Amerika thone se do ti fusin edhe ne burg. E perse? vec se kane vjedhur ne emer te partise.

  8. good to all says:

    Adrian shkruaji nje leter Soros qe te heqe dore nga te promovuarit e tij ne Tirane se ketu e qelben por dhe ate e kane nxire e bere te padeshiruar.Duhet te Jete me shume american se cifut ne qendrimin ndaj shqiptareve.Good for all!

  9. Brunilda says:

    Bravo Adrian Ko ,çdonjeri nga ne duhet ta ngreje zerin qe edhe ata Shqipetare qe nuk e kane kuptuar deri me sot cila eshte demokrazia e vertete te reflektoj dhe te mendohet mire para se te votoje me 30 Qershor sepse e ardhmja e vertete eshte te hezim perpara dhe jo te kthehemi mbrapa.

  10. Eva says:

    Nje bravo te madhe!!

  11. Peshkatari says:

    Adrian, shume te drejte ke!

    Por shumica e atyre qe u drejton letren ose nuk di te lexoje, ose ka interesa te tjera nga ato qe duan gjithe shqiptaret.

    Ata qe organizojne gjithe kete zallamahi veprojne sipas parimit “Dy duar per nje koke jane!”, “O sot o, … ne burg neser!”. Ata luftojnre per jete a vdekje. Ata jane presidente, politikane, gjykates, prokurore, punonjes shteti, police, biznesmene, …, analiste.
    Nga pas u vene cakejte pa tru qe kenaqen “me nje kocke e me nje placke”.

    Pa shko kap nje here nje “peshk te madh” ne det! Jo qe s’te vjen kollaj ne grep, por ben c’eshte e mundur ti shpetoje grepit kur ngec. Sa me i madh “peshku” aq me e veshtire eshte te kapet e aq lufte me te forte ben!

    Kjo qe po shohim kete periudhe eshte fillimi i perpelitjes se “peshqve”. Me e veshtire do behet situata kur te thirren nje nga nje nga drejtesia e te japin llogari.

    Mua me vjen keq qe Evropa nuk mori nje vendim pozitiv per Shqiperine. Kjo eshte sakrifica qe Shqiperia po ben te vendose shtetin ligjor e te luftoje korrupsionin.
    Greqia e Maqedonia bene “paqe” per “luften” qe ndezen vete. “Sakrifica” e tyre eshte lilipute ne krahasim me sakrificen e Shqiperise.

  12. Shqiptari says:

    Te lumte Adrian!

    Duhet t’u tregojme me forcen a fjales krereve “opozitare” se jane funderinat e kombit. T’u hapim syte pasuesve te verber te tyre qe te shohin ku po i con “bajraktari” me pishtar ne dore.

    Zgjedhjet e 30 qershorit kane rendesi historike, jo per rezultatin e tyre, por thjesht se do behen. Keto zgjedhje japin nje mesazh te forte!
    Ato do u thone nje here e mire politikaneve te vjeter e te rinj, gjithe popullit shqiptar, se “ne demokraci pushteti nderrohet VETEM me VOTE”!!

  13. Berisha si Enveri says:

    Te tjere ben luften dikur, Berishat dhe Hajdaret moren flamurin… Shqiperi te qofsha fale ece tere jeten me nje gote dhalle.

  14. Shqipetarizma Jeton says:

    As PS as PD. Thjesht cfare duam te degjojme e shikojme te gjithe. E vleresoj artikullin!!

  15. Bibla per shpellaret says:

    Mero ky artikull duhet te jete ne faqe te pare qe ta lexojne te palaret dmth shpellaret se duhet ta gjejne pa mundim. Nuk dine te kalojne faqet…

  16. Flamuri says:

    Kokthi urime per artikullin! Si gjithmone ne vijen e pare.
    I mungon Kucoves.

  17. Shqiptari. says:

    Te lumte Adrian!

    Duhet t’u tregojme me forcen a fjales krereve “opozitare” se jane funderinat e kombit. T’u hapim syte pasuesve te verber te tyre qe te shohin ku po i con “bajraktari” me pishtar ne dore.

    Zgjedhjet e 30 qershorit kane rendesi historike, jo per rezultatin e tyre, por thjesht se do behen. Keto zgjedhje japin nje mesazh te forte!
    Ato do u thone nje here e mire politikaneve te vjeter e te rinj, gjithe popullit shqiptar, se “ne demokraci pushteti nderrohet VETEM me VOTE”!!

  18. Mbaresia says:

    Z.Ardian. me vjen mire qe ju dhjetoristet e larguar, e keni kuptuar shume mire gjendjen ketu ne Shqiperi. Do donim shume ne ketej, qe njerez si ju qe ktheheni ne Shqiperi dhe te krijoni nje parti te re demokratike, qe te shporren keto qe jane krijuar, vetem per interesat e tyre. Ato po krijojne percarjen me te madhe qe I ka ndodhur ketij vendi. Ejani, vendi ka nevoje per njerez si ju. Lutemi qe kerkesa jone te plotesohet. Ju presim.

  19. Bravo Adrian …kjo eshte ajo e vertete qe duhet te ndodhe ne vendin tone ..te shporen kermat 30 vjecare qe kane qelbur gjithe vendin duke instaluar nje sistem pseudo demokrat me ligje vetem per veten e tyre

  20. Morrat e shpellareve says:

    Sakte fare! Mund te shtoje qe cdo proteste te kete ne gadishmeri 4-5 zjarrfikse qe te lajne kokat njerezit e ti lene morrat te lana.

  21. Lum ne per shpellaret tane says:

    Mero verua kete artikull shpellareve cdo dite perpara se te fillojne protestat.

  22. Naftetaret te Cezma e Qoles says:

    Inxhinjer Adriani! Respekte per gjithcka qe ke bere dhe per zemrat e kucovareve qe i ngrite peshe dikur. Je kurdohere i nderuar. Mos e harro cezmen e Qoles. Mbaresi dhe na dil.

  23. Jeto por mos harro says:

    Lexovaa nje shkrim qe tingellon sikur jemi akoma ne 1990en. Idealet nuk vdesin. Te lumte more djale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje