Të gjithë e kanë një plan...deri më 30 qershor

25 Qershor 2019, 14:20Blog TEMA

Nga Lufti Dervishi

Shumica ka në plan që të zhvillojë zgjedhjet aty ku mundet dhe të ecë përpara duke hedhur mbi kurriz edhe 61 bashkitë.

Opozita e ka shpallur planin se do të bëj të pamundurën që të mos ketë votime më 30 qershor. Bashkitë që kontrollohen nga opozita kanë bërë edhe letra publike në adresë të KQZ-së dhe ministrit të Brendshëm duke njoftuar se do të bëjnë gjithccka për të respektuar dekretin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Republikës ka në plan që të bëj cc’është e mundur që dekreti që anullon zgjedhjet e 30 qershoriti botuar në fletoren zyrtare të zbatohet.

Parlamenti e ka në plan të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkombëtarët e kanë një plan të qartë deri më 30 qershor për të respektuar “kuadrin kushtetues” dhe institucionet shqiptare.

Media e ka një plan për të “mbuluar” datën 30 qershor.

Katër ditë para 30 qershorit duket se e vetmja gjë për të cilët palët bien dakord është se më 30 qershor do të jetë ditë e dielë dhe eventualisht ndoshta bien dakord që të nesërmen është ditë e hënë dhe data do të jetë 1 korrik 2019.

Po zgjidhja?

Votimet e datës 30 qershor ku shpresohet që shumica nuk do të marrë më shumë se 61 bashki nuk e zgjidhin krizën politike.

Shumica e sheh zgjidhjen tek “fatura” e rëndë që do të paguajë opozita për bojkotin e Parlamentit dhe mos futjen në zgjedhje lokale. Zgjidhja shihet tek “proceset e brendshme” brenda opozitës. Zgjidhja shihet jo tek “mundja” në garë e kundërshtarit, por tek shkatërrimi i tij.

Opozita e sheh zgjidhjen tek “kaosi” eventual i 30 qershorit ose më largpamësit e shohin tek obeziteti i pushtetit që duke marrë gjithçka i zë syri, nuk do të ketë stomak për t’i bërë vend gjithë “presë”. Opozita e sheh edhe ajo zgjidhjen tek “shkatërrimi/asgjësimi” i kundërshtarit.

Ndërkombëtarët e shohin zgjidhjen hap pas hapi duke testuar sa rrugën legale aq edhe realitetin politik në vend.

Për të shkuar drejt zgjidhjes….

Receta është e vjetër dhe e testuar mes sukses në plot vende.

Politikani duhet të sillet si politikan dhe jo si bandidt!

Politika duhet përdorur si art i kompromisit dhe jo si art i konfiliktit!

Partitë duhen trajtuar si organizata politike dhe jo si banda!

Zgjidhja kërkohet te dialogu, dëgjimi tjetrit, te marrëveshja, te kompromisi e o te forca, bulizmi, kërcënimi dhe dhuna!

Interesat e vendit janë mbi ato të partisë, familjes dhe individit.

Deri më tani shohim politikanë që ecin në gjumë dhe flasin në jerm.

Loja me zjarrin – kur kalon caqet lojës- bëhet më e rrezikshme dhe fatura shumë e rëndë për t’u shlyer. Zgjidhja do të vijë.

Pyetja është me çfarë çmimi?!

4 komente në “Të gjithë e kanë një plan…deri më 30 qershor”

  1. prishtinasi says:

    Si ta marresh je i nje aneshem.Nuk ka asnje justifikim opozita per kete bojkot te pashembullt.Madje edhe ne Venezuele,ne Turqi opozita muarre pjese dhe fitoje kurse ketu sikurse ti ashtu edhe ne te gjithe e dijme se kush eshte kjo opozite ,leni pallavrat ska lene gje te zeze pa bere ne Shqiperi,kurse sot me del e paster thuajse eshte PD e SHBA-ve.Nuk ka paralelizma,shteti ja eshte shtet ja mos te ekzistoje,me siguri se perkunder kesaj katrahure te panevojshme nga opozita ky KM ,Edi Rama do te hyje ne histori si nje person qe nuk u zmbrapse nga kundershtaret e verber te vetingut dhe drejtesise.Thuani ju e kushdo nga analistet qfare te doni por populli e di se vetem drejtesi nuk ka pasur ne kete vend me dekada andaj aferim KM,Rama ke treguar vizion vazhdo edhe pak se afer je,deri sa te shohim neper gjyqe qdo person qe ka abuzuar me shtetit dhe shqiptaret,leni pallavrat e Bildit,PD ka vjedhur vota diten me diell,bile live ne TV-,paramendojeni qfare ka bere.Ne e dime se kane keqperdorur edhe figura te ndryshme si Rugoven per te fituar ne Shqiperi,Adem Demaqin per Referendum (per fat keta e kuptuan kush ishte S.Berisha).E sot degjojme denesen kinse po instalohet tirania,despoti,komunizmi, e kush po e thote komunisti me gjakatar i gjalle(S.Berisha).Ju lutem behuni realist njehere ne jete,keta te PS-hapur po thojne kemi gabime ,kurse asnje nga PD nuk ka degjuar ende se jane pa gabime,te gjithe me paraqiten engjuj.TURP ………

  2. Analisti amator says:

    Do e kishje te sakte cfare thua po qe se jetonim ne nje bote virtuale. Kulmin e sofizmes tende e arrin kur thua: interest e kombit jane mbi ato te parties, familjes dhe individit. Mendon se kjo shprehje eshte universale. Ne perendim shpesh thuhet: familja mbi te gjitha. Nje President amerikan ka thene: pyet vehten se cmund te besh per atdheun dhe ju cfare atdheu ben per ty…I them keto te theksoj se sofizmat qe perdor nuk kane kuptim universal. Artikulli yt do kish kuptim po ti futeshe problemit ne brendesi dhe te spjegoje ku eshte zgjidhja. Por jo! Me naivitetin tend mendon qe marreveshja midis paleve eshte zgjidhja.
    Ne Shqiperi jane bere aq shume zullume, sa qe te falesh hajdutet, kriminelet dhe dallkauket qe kombin dhe popullin e kane si nje lope per ta mjelur dhe jo per ti sherbyer, do te thote qe Shqiperia te vazhdoje te mbetet hale ne pafundesi.
    Cuditem se si mendndon qe Like Floririt, Sales apo Bashes do i bejne pershtypje sofizmat e tua mbi kombin dhe ata menjehere do jene tjeter lloj njeriu. Cuditem se si mendon qe Sala te heq dore nga vrasjet dhe percarjen e kombit. Cuditem se si mendon qe Likja do heq dore nga floriri dhe Basha do vjelli corben e helmuar Ruse dhe Serbe te quajtur “Shepia e Verdhe”. Je shume naiv per tu quajtur i zgjuar.
    Eshte gati e sigurte qe ata e hedhin Shqiperine ne det vetem e vetem qe te mos japing llogari per “bemat” e tyre. Ata po punojne pikerisht per kete, por llogarite nuk ju dalin. Qendrimi i hapur i Amerikaneve dhe Evropes per te denuar si “terrorist” ato organizata qe perdorin metoda terroriste per te marre pushtetin dhe jo voten e popullit, perkon me paralajmerimin se Amerika mund ta shpalli PD dhe LSI organizata terroriste. Kesaj “trimat” shqiptare I tremben deri ne palce. Duke bere politiken e hajduteve dhe krimineleve, duke u mbeshtetur tek Rusi, ata e kane te veshtire te dalin hapur, Nga ana tjeter dihet qe Rusi ne fund te ben “tecin”.
    Qe te mos keqekuptohemi nuk mendoj qe Rama ka bere cudira. Bile mendoj qe ishte politika amerikane qe i vuri perfundimisht ne lufte Ramen me “bandat” te quajtura PD dhe LSI. Rama fillimisht mendoi se pushteti do kaloje sipas rrotacionit : Nje here une, e nje here ti… Ketu rrahu dhe cekani i marreveshjes me Bashen apo zgjedhja e Likes si President. Qe te mos zgjatem, amerikanit nuk i pelqente kjo teori, sepse thyen principet e demokracise. Ne demokraci nuk ka pushtet per hajdutet dhe kriminelet, keshtu qe ai i futi ne percarje. Percarja eci aq shume sa qe tani nuk ka me kethim prapa, ashtu si mendon dhe ky analisti ne kete shkrim. Amerikani ndertoi nga e para drejtesine dhe mori nen “komande” ushtrine. “Trimat” e shqiperise mbeten si peshku pa uje. Ate qe kerkon opozita, domethene ta riktheje Shqiperine ne “guberne” te Rusit eshte e pa pranushme per Ramen. Rama me sa duket nuk i perket ketij grupimi te rrezikshem qe per interest e tyre personale mund te shesin Shqiperine.
    Epilogu eshte i qarte. Likja, Basha dhe Sala do futen ne burg muajt qe vijne, per tja lene rradhen te tjereve. Drejtesia e Re dhe ushtria shqiptare do jene garancia qe te gjithe zullumxhijte e tjere nga te dy spektrat te vene ne burg. Do vije me ne fund koha per ne njerzit e thjeshte qe te qeshim me te madhe per hajdutet, kriminelet dhe spiunet qe synonin te mundnin Ameriken. President Iliri do mbahet mend si Presidenti qe “nuk anulloi zgjedhjet ne Amerike por ato ne Shqiperi”…Njeri i semure nga urrejtja per Ameriken…

  3. Uti says:

    Rri or Lut mos ha ….ut!Je me i respektuar e e i lexuar kur hesht se sa kur flet!Gazetaruc kazani apo mendon se ta harron sovrani or fytyr ha….ni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje