Pasi dogji KZAZ me dekretin e parë, Meta planifikon t’i verë zjarrin ditës së zgjedhjeve

27 Qershor 2019, 15:13Blog TEMA
Pasi dogji KZAZ me dekretin e parë, Meta planifikon t’i verë

Nga Ardit Rada

Presidenti Ilir Meta e thelloi më tej nonsensin juridik që ka nisur rreth datës së zgjedhjeve, duke afishuar datën e re të votimeve për pushtetin lokal, pa u konsultuar me shumicën dhe pa dhënë asnjë sqarim nëse opozita kishte rënë dakord për këtë datë.

I pyetur se çfarë pozicioni kishte patur Lulzim Basha për datën e re të zgjedhjeve, Meta i bishtnoi pyetjes, ndërkohë që dihet se Edi Rama nuk u paraqit fare në takim. I bie kështu që i vetmi politikan që ka qenë dakord për 13 Tetorin të ketë qenë Petrit Vasili. Megjithëse dihet se opinioni i tij është me pak rëndësi për krizën aktuale…

Dekreti i anulimit solli konflikte të mëdha politike në shumë qytete të vendit. Djegia e shumë KZAZ-ve nëpër disa qytete ktheu frikën në zgjedhje, ndërkohe që kreu i shtetit, burimi i vërtetë i kësaj dhune, nuk denjoi të bëjë asnjë deklaratë sado formale (as nëpërmjet rrjetit social të zëdhënësit të tij), që t’i dënonte këto akte.

Ilir Meta po synon që me dekretin e tij të ri, pasi dogji KZAZ-të nëpër Shqipëri, t’i vërë flakën ditës së zgjedhjeve. Është mëse e pritshme që tani bashkitë e rreshtuara me opozitën të dalin e të thonë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh, pasi ne e kemi një të tillë: 13 tetorin!

Mbetet të shihet nëse kësaj radhe ministria e Drejtësisë do e fusë në Fletoren Zyrtare dekretin e ri të presidentit, me shpejtësinë e dekretit paraardhës…

1 komente në “Pasi dogji KZAZ me dekretin e parë, Meta planifikon t’i verë zjarrin ditës së zgjedhjeve”

  1. ida says:

    13 Tetor Zgjedhjet ne LSI, kandidate per kryetar Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje