Nga Mira Kazhani
Mbrëmjet e një gazetari që ka një portal janë në përgjithësi të mërzitshme, sepse duhet të ndjekë debatet e ditës, me qëllim informim/sqarimin e lexuesve.
E mërzitshme është, se shpesh dëgjon të njëjtat skema e personazhe, disa të lodhin kokën, disa thonë argumente me vend, disa nuk e ke idenë se nga mbinë. Mbrëmë pashë Franin, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, në Opinion.
Fillimisht as që u interesova shumë për të, duke u treguar sipërfaqësore dhe pragmatike, siç e kemi ne gazetarët portalistë?.
Por, Fran Frroku, sa herë i jepej fjala, ishte befasues.
Sa për dijeni, është kryebashkiak i PD-së dhe më vjen keq që një administrator si ai, një burrë me karakterin e tij, do të dorëzojë çelësat e bashkisë, ngaqë partia e Franit nuk merr pjesë në zgjedhje.
Unë, po të isha sot në Lezhë, dhe po të kisha mundësi, përballë Pjerin Ndreut dhe Fran Frrokut do votoja Franin dhe do bëja tifozllik për Franin.
Sepse Frani njihte ligjet, sepse Frani nuk ishte patetik e nuk recitonte vjersha partie, sepse Frani kishte arsye të shëndoshë.
Sigurisht, do ishte aq absurd ky shkrim për një gazetar të huaj apo një qytetar perëndimor, se të jesh normal nuk është kusht për të pasur mbështetje, çdo funksionar publik duhet të jetë i shkëlqyer dhe normaliteti është bazik, por në Shqipërinë ku dëgjon çdo lloj perversiteti nga të gjjtha polet, një Fran të duket gjeni.(Tiranapost)
Rrofte Frani, ik pirdhu se na cave trapin Frano …
po jam shume dakord por kur degjoje ate nazistin Lefter Maliqin qe pretendon se me 30 nuk do behen zgjedhje te vinte me vjelle , gjynah qe ky parlament ka nje monster te tille , i ngjashem me modelin e pd-se kryefunderrinen e shqiperose, Elmaz hamutin , ky eshte kopje e Elmaz harunit te pd-gramsh, mjere pd-ja cfare monstre ka , por mire ja bejne Rames kur e bene dhe drejtor burgjesh nje naziskin si ky,,,,Lefter eshte simbol i emrit tradhetar ne kohen e luftes, e mbani mend filmin Lefter Lefteri keshtu eshte dhe ky Lefter hunderri, zemerhelmi , shpirtziu,,
Ha ha ha Anonim, i paparë je…. sa herë e shoh më kujtohet skena e filmit “I teti në bronz”, me Lefter Lefterin ha ha ha ….
Frani kokrra e hajdutit… keto qe na shet ketu moj e quajtur gazetare jane muhabete baxhellash…
Edhe un e pash mbrem te opinion, dhe vertet kur e degjoje te jepte nje ndjesi ndryshe nga c jemi mesuar te degjojm nga opozita. Nje njeri qe kishte argumentat e tij bindjen e tij por mbi te gjitha nuk mu duk nga i gjaku i shqupit, qe nuk te len te flasesh se duhet vetem ti degjosh se vetem ata kan te drejt. Mua me suprizoi per mire, dhe me jep shpres se nje dit opozita do te rikthehet dhe do e gjej veten me njerez te till. Sic thot dhe nje fjal popullore nga ferra do dal dhe ndonje trendafil.
Po moj shoqe po, por a e di se kjo dashunia juaj Frani qe kishte ca letra para te shkrume nga nje gazetar i Klanit ka 3 çeshtje ne prokurori per vjedhje tokash te rana hedhun, abuzim dhe pervtesim fondesh dhe me e renda mandatin e 2015 e ka marre me vota te blera nga droga e hollandes, dhe pyete ku e ka vellain sot ? ne burg perjete per trafik droge. kerko dhe meso se e verteta eshte e fshehur por ju ne Tirane e shihni nega bulevardi dhe studiot televizive. Turp
fran – fran tulipan
Kjo vlen edhe per gazetarine….
Te jesh gazetar normal eshte standard, te jesh profesionist dhe i talentuar eshte luks. Te jesh si puna jote eshte te ikesh nga ky vend zbathur
O MIraaa! Frani eshte nje horr dhe asgje tjeter. Tjeter here pyet perpara se te shkruash marrezira. Fran Frroku eshte nje hajdut par excellente. Eshte i pandehur ne kater procese penale per shperdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje pronash. Ka tjetersuar qindra mijera m2 toka ne rrethin e Lezhes. Ky eshte Frani.