Nga Alfred Peza
Ajo që u tha se do të ishte e diela kundër Edi Ramës, ka nisur që tani që të jetë “Dita e Gjykimit” kundër Lulzim Bashës.
Aleatët e Opozitës së Bashkuar dhe personazhe të zëshëm brenda forumeve drejtuese të PD, e kuptojnë se sot kauza e Lulzim Bashës “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, po çon drejt alternativës së dytë.
Kryetari i LZHK Dashamir Shehi nis e numëron tri gabimet madhore të kryetarit të opozitës së rrugës: Reforma e ndarjes administrativo-territoriale, armiqësimi me perëndimin për shkak të reformës në drejtës dhe bojkoti i reformës elektorale vlerësohen disa nga dështimet e opozitës nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.
Ish zv. Ministrja e Jashtme e PD, Edith Harxhi ka thënë se 1 korriku do të jetë vonë për Lulzim Bashën, pasi ai e shndërroi partinë në një organizatë të dhunshme.
Anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shkon më tej kur i thotë Bashës që “je njësh për të qene dysh” dhe se me të po humbasin të gjithë opozitarët dhe demokratët e vërtetë. Por ti mos u dorëhiq derisa të humbasin gjithçka të gjithë,- ironizon ai.
Këto zëra sa vijnë e shtohen, duke u inkurajuar edhe nga heshtja dy javore e Berishës, si dhe nga rritja e influencës së Bujar Nishanit brenda opozitës, i cili përflitet si pasaardhësi i mundshëm i Bashës në luftën e ardhshme për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Zërat brenda kupolës së SHQUP, shprehen se ka edhe një ftohje të madhe mes Metës dhe Bashës, pasi thuhet se Presidenti Preferon paraardhësin e tij Nishani në përballjen opozitare me Ramën.
Përfundimi me sukes i 30 Qershorit, pritet të sjellë forcimin e mazhorancës dhe një verë të nxehtë për opozitën. Loja ka filluar, ende pa u hapur kutitë e votimit. Qëndrimi i SHBA pro 30 Qershorit, i vuri vulën lojës së re politike në Shqipëri, që nisi me çarjen e madhe brenda opozitës.
Ndërkohë, krijimi i Gjykatës Kushtetuese në korrik, pritet ta çojë klasën politike me një President të ri, përpara pushimeve verore të gushtit ose maksimumi në shtator.
Po pse more Bujar Nishanin gjetet upupu
Po se kupton ti qe eshte loje , i ngren vlerat ,gjasme ka karakteristika lideri qe te jet ai pasusi i lulushit.
kapter jarit nuk i beson dote as te blej qep te tregu, jo me ti japesh pd !!!!
Po nuk ngordhi plaku mere nuk behet as pd dhe as shqiperia.
Kjo e z.peza esht nje teze e re interesante por shkaterrimtare deri ne fund per pd. A thua do e ler berisha akoma me shume te shkaterrohet partia qe ndertoi vet????
Berish nuk ngriti parti por bande kriminale o lulishuli
Ja ke fut kot luli PD nuk e krijoj Sali pordha ai vetem e uzurpoj e beri prone te familjes,dhe sigurisht do vinte kjo dite qe PD eshte drejt shkaterrimit pa asnje alternative .
po vjen dhe fundi i bandes se naziskineve te mamurrasit dhe lristave naziskine te haremit famekeq erotiko-naziskin te jales qe drejtohet nga kryegangsteri i pd-lesheli Flamur Herman Geringu,,
Herman Göring pati vole u përball me fuqitë ma të mëdha të rruzullit dhe jo kundër vendit të tijë dhe prap në fund tregoi se kishte vole
Bravo
Basha mbaroi si lider
30 qershori i vuri kapakun perfundimtar fundit te tij…
Hajt ishallah. Sa me shpejt me mire. Te shpetojme njehere e mire nga e keqja e madhe qe po e mbyt kete vend.
Nishaniiiiiiiiiiiii!? Po erdhi Nishan Karagjozi ne PeDe, kjo particke nuk do e kaloje me pragun 5% te futjes ne Kuvend! Nishan derdimeni eshte me gallate se Lul qesharaku!!!
Hahah Filluan te hidhen nga varka keto
C’model merr o zotni: Nje Edit Harxhi, antiamerikane te njohur, qe cfare nuk ka bere kunder Lul Bashes. Servile ne kulm e ministrave te jashtem, pastaj shiste te paqenat e tyre si te qena te Sali Berisha. Lul Basha mund te kete 100 halle por nuk ka te krahasuar intelekti, performanca ne pergjithsi e tij me Harxhin qe di vetem te te shes e te te bleje permes monstruozitetit te saj. Ndaj nuk mund ta vazhdoj te lexoj me tej shkrimin tend z. Peza.
Do zgjidhni nje president te ri , te vjeter! Lere qe ku merr vesh nga politika ti. Krenohesh qe nepermjet vellavrasjes te rikthesh komunizmin e diktaturen ne formen me groteske, me te shemtuar e quasi kriminale.Me dukesh qenie e rrenuar e fatkeqe morale e politiike.Per nje cope karrike por dhe per ca miliona euro te pervetesuara ke shitur shpirtin dreqit.Kur ta kerkosh shpirtin prape dreqi dhe sikur tja japesh gjithe boten, nuk do te ta ktheje me.Rtuge te mbare!
Kurse ti Alfredo je nje tip qe ke len gazetarine per politiken dhe do ti besh pershtypje kryetarit (Rames) si gazetar por qe te perfitosh ne fund si politikan. Ne fakt je duke mbetur pa njeren dhe tjetren. Se shkrimet e tua i ngjajne kaosit politik te opozites qe improvizon cdo dite per te „ kapur ca te kapim“.
Ish-ministri i PB, Bujar Nishani ne kohen e “aksidentit” te Kosta Trebickes eshte “Asi” brenda menges se Sali Berishes, por Drejtesia po vjen…
Ca po thua…. e vertet une e dua qe te vij Nishan Mehmeti se i bie qe hulkganet e pd mos ti shikojme kurre ne pushtet
A te te veme kryetar PD ? Aman pranoje! Ky Eshte gallate.
Jari!????!!?!??!?!
Nejse, me mire nje gjysmak, se sa nje serb!
B.nishani ???.. Dmth prape S. Derrisha president???????
Eshte nje loje dyshes b_meta per te vene zenin ne krye te pd
A E KUPTONI QE SHBA DHE BE E PRITEN MIRE LENIEN E MANDATIT TE DEPUTETIT NGA DEPUTETET NAZISKIN TE PD se.
VETVRASJA E PD …I BEN MIRE DEMOKRACISE.
ME DENIMIN ME GJYQ TE DEPUTETEVE KRIMINEL TE PD E LSI DO DUHEJ SHUME KOHE.
…SHYQYR…KY POPULL KA FAT…ATA JA FUTEN VETES.
LE TE RIKONFIGUROHET UDHEHEQJA E PD. E. LSI.
ME MIRE DO JET PER KET PARTI POR EDHE PER SHQIPERINE.
Nuk voton presidenti i vendit dhe situata duket normale?
Nuk ka djem e vajza po do vini sakatin ne krye te PD?
Deri ketu e katandisem PD sa te kete kryetar Nishanin?!,turp.
Duke përdorur idiot politik si drejtuesit e opozitës së bashkuar, këtë radhë militantëve të PD jua futi sa krahu Berisha. Në 2017 e coptoj partinë duke e ndarë qartazi midis atyre që ju dhimbset partia, si Selami,Topalli, Patosi dhe atyre që ju duhet, por as që e duan si Basha, Noka, Paloka e të tjerë.
Se ç’janë në gjëndje të bëjnë drejtuesit aktual të PD dihej prej kohësh, por këtë radhë paaftësia doli qartësisht në dritë të diellit. Ajo që mbetet për tu parë në këtë rast qëndron në faktin, se pas 30 vjet mënyre të pandryshuar drejtimi, Berisha, pronari i vërtetë i PD-së, do jua besoj partinë atyre që realisht u dhimbset ajo, apo do ta çojë drejt shpërbërjes përfundimtare?
Berisha eshte Neroni Shqiptare.Ai eshte I pari,qe ka kuptuar,renien de fakto te PDse.Per kete eshte I lumtur.Te tjeret ne PD,jane Kllouna Cirku.Sa te jete jeta,ne Opozite do ti shohim.Menduan se mund te tallen me Popullin.Genjeshtra,sado e rrafinuar te jete vlen vetem njehere.PDja e ka aplikuar 2 Times.Dhuna,Protestat e futen ne rruge pa krye.Ka fituar,zemerimin dhe urrejtjen e Popullit.
Nji prishje e Metes me Bashen asht qe Meta ia la lopen prej Dibret mbi 6 muaj rresht dite m’dite e nate m’nate per ti marre kulloshtrene ne fund doli me humbje.
Na ishte njehere nje PD.Dhe donte te vinte ne Pushtet.Po,ne cmenyre?Djegim mandatet,pastaj,nuk marrim pjese ne zgjedhje locale.Po pastaj?Bota do te zgjohet,do te na mbeshtese.Do na jape te drejte.Pse jo,fitoren ne tavoline.Kot jemi Parti Demokratike? Ne qeverisim Bota do te hudhe paret lume.Po pastaj?Populli Shqiptare te rrije ne kafe.Po pastaj? Te merret me Politike.Po pastaj? Te enderroje.Po pastaj? Te haje prasin e tritan Shehut.