Nga Lorenc Vangjeli
Të gjitha bastet janë vënë për 30 qershorin, por çfarë kemi parë deri më tani, është vetëm prelud aspak i lavdishëm, i problemeve të vërteta për vendin, të cilat do të nisin nga 1 korriku e tutje. Një korriku do të afrojë një amalgamë të çuditshme rrethanash, ngjarjesh e lëvizjesh; ai do të zhgënjejë nihilistët, do të trembë indiferentët, do të dyzojë votuesit, do të nervozojë gjakftohtët, gjaknxehtët do të rimbajnë protagonizmin dhe do të radikalizojë edhe më tej militantët. Në të kundërt të kësaj tabloje, maxhoranca shpreson se shpirtrat e trazuar do të qetësohen nga pushimet në det dhe opozita lutet që të ndodhë e kundërta.
Në 1 korrik, palët do të duhet të paguajnë faturën e tyre edhe pse do të orvaten ta shmangin duke u sjellë sërish si dy drejtëza të kithta me njëra-tjetrën kur do të brohorasin njëherësh fitore. Fitore do të thotë Rama në darkë duke ju referuar shifrave të bashkive socialiste. Fitore do të thotë Bashan ë darkë duke treguar shifrat e pjesmarjes në zgjedhje. Në fakt të dy do të kenë të drejtë sepse ajo do të jetë fitorja e një beteje ku realisht kanë humbur të gjithë.
Edi Rama do të paguajë pjesmarjen e ulët në zgjedhje. Nga tre milion e gjysëm votues në lista, nga të cilët vetëm dy milion e qind mijë ndodhen realisht në Shqipëri, projektohet se dyshemeja e pjesmarjes mund të shkojë deri në rreth gjysëm milioni shqiptarë, të cilët do të shkojnë në votimet e të dielës. Këto janë shifra të cilat përputhen me një nga sondazhet e analistit të njohur Eduard Zaloshnja, publikuar në realstory.al. Pra, pak a shumë nga 15 deri në 20 për qind do të prodhojnë një pushtet të ri lokal me legjitimitet kushtetues, por me moral të cënuar nga votimet që nuk u bënë dot zgjedhje.
Tek këto shifra do të përplasen dy javët e para të korrikut, mbas të cilave, kush më shpejt dhe kush më vonë, do të ndërrojë kambalet me shapka plazhi, uniformën ushtarake të protestave, me rroba banjoje dhe helmin e politikës me kokteile në diell, në pritje që gjithçka, edhe njëherë si përherë, të nisë nga e para.
Në një korrik, sido që të venë punët, opozita do të zgjohet në shtratin e Prokustit, por pendesa nuk le shumë vend për të zgjedhur ndryshe. Ajo gaboi sepse edhe sikur të ishte qëllimmirë në aktin e djegies së mandateve, sistemi dikton ndryshe: në demokraci, qëllimi nuk i justifikon kurrë mjetet! Djegia e mandateve ishte një marrëzi totale që do të vulosë për një kohë të gjatë fatin e keq të opozitës, që tashmë të penduar.
Në një korrik edhe maxhoranca do të jetë e penduar që edhe njëherë si përherë, nuk inspektoi dhe nuk inkurajoi zgjidhje jo radikale. Dialogu dhe kompromisi do të ishin një shans më shumë për të dhe për gjithë klasën politike, por edhe për vetë Edi Ramën që do ta shkëpuste veten nga njëri skaj i segmentit defektoz të politikës që prodhon konflikt. Dhe duke lënë vetëm në skajin tjetër të të njëjtin segment, një opozitë llasticë që bërtet për të mbytur frikën dhe shpik një realitet paralel ku jeton e sillet si një virgjëreshë manastiri. Pavarësisht se banditë të padënuar dhe kriminelë të liruar nga burgjet, biznesmenë banditë dhe kriminelë me imunitet, para të pista dhe budallenj të ligj, kanë qenë dashnorë të saj me kohë të plotë jo vetëm në kohëra fushatash.
Edhe njëra, edhe tjetra, pozitë e opozitë, të drejta si drapëri do të rendin bashkë drejt vjeshtës, ku me të gjitha gjasat, nëse vërtet Zoti e do Shqipërinë, siç thonë edhe të majtët, edhe të djathtët, secili do të paguajë faturën e vet! Pa pritur 13 tetorin, ditën që Presidenti i Republikës e kuoton për zgjedhje të reja lokale.
Lorenc ose ben ose je idiot.Pd cfardo ti ofroje nuk do futeshe ne zgjedhje.Berisha me kete qe bene shpresonte mos ndeshkim.Luli shpresonte te qendroje kryetar.Asnje nga keto nuk do te realizohen.
Kulishi po kauit, au au au au. I kane qelluar me shqelme te zotin, Like Floririn dhe tani kauit e u leh te tereve, njerezve, maleve, qiellit, henes e diellit. Po s’ta kane fajin te tjeret o kulish vangjeli, fajin e ka yt zot Likja me bucet e stanit te tij. Ne 1 korrik fillon cmontimi i bandes politike SLIM qe e quan veten opozite dhe kete nuk e ben Rama, se te ish per te ua kishte dhene doren me kohe si ne 17 maj 2017, jo jo cmontimin ua ben Daj Semi. S’ka me qofte ke daja. Bej bip bip tani te qifsha robt.
Ja ke fut kot me kete gjoja analize. Dukesh si ata analistet e kazanit. E kupton ti qe perfundimi i reformes ne drejtesi ka prodhuar nje realitet te ri qe plaku i PD e ka parashikuar qysh ne fillim, dhe ku realitet ka bere te detyrushem kete radikalizim per te dale me kerkesa absurde dhe te parealizushme ne menyre qe te mbetet gjendja e ndezur. Dhe nuk ke te drejte kur thua qe Rama eshte penduar qe nuk zgjodhi nje zghidhje me te bute. Absolutisht e pamundur sepse plaku dhe burri i Monikes i kishin parashikuar me qetesi te gjithe hapat qe per te shpetuar personalisht nga drejtesia qe po vinte te sakrifikonin partite e tyre dhe te digjnin Shqiperine ashtu sic ishin mesuar me pare. Por nuk kishin llogaritur mire “ kokefortesine” e Rames dhe te amarikaneve qe bene te mundur qe sot opozita te jete ne prag te groposjes.Ato qe thua jane te vlefshme ne nje situate normale sic jemi mesuar ta shohim politiken me keto tri dekada. Por kete radhe politika amerikane eshte e vendosur ta pastroje teritorin shqiptar duke filluar nga dyshja me kriminele e Shqiperise ne keto 3dekada, dhe pastaj duke vazhduar edhe me Ramen po qe nevoja. Por Rama ne kete mes ka nje avantazh sepse eshte kryeministri i pare ne kete kohe tranzicioni qe ju ka dhene nderkombetareve fuqine e plote qe ta bejne reformen ne drejtesi sipas ligjeve perendimore biles nje shembull qe nuk eshte bere ne asnje vend tjeter.
JE SHUME I ZGJUAR MOR LORENC HAJT MOTREN NE PIDH O ZAGAR
Postojini komentet.