Unë votoj JO, sepse përballem

29 Qershor 2019, 21:20Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Birgit Berg Khoshnavaz thotë me ironi që “zgjedhësit cdo 4 vjet bëjnë kryqin e tyre (tek subjekti që zgjedhin) pastaj ju duhet ta mbajnë këtë kryq mbi shpinë”. Ndërkohë unë me vetëdije kam zgjedhur ti jap një kryq të madh gjithë fletës së votimit, dhe pikërisht këtë kryq të dukshëm ndaj kësaj kaste politike të kalbur dhe këtij sistemi antikombëtar zgjedhor, jam e gatshme ta mbaj me durim mbi shpinë sic kam vitë që e mbaj, por të paktën unë u përballa.

Mospjesmarrja në votim, nuk e cënon absolutisht ligjshmërinë e procesit zgjedhor, edhe 3 shqiptarë të vetëm të shkojnë të votojnë ky proces quhet i ligjshëm. E njëjta gjë është në Itali Francë, Gjermani etj, vetëm Maqedonia e Veriut e ka të domsdoshëm përqindjen e pjesmarrjes për të legjitimuar procesin. Mospjesmarrja në votim, nuk përbën statistikë as impakt as ndikim dhe as revolucion në këtë amok korruptiv që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar vetëm për referendumet duhet përqindja e pjesmarrjes që ta bëj të vlefshëm procesin zgjedhor.

Por në Shqipërinë e kësaj epoke po ndodh një tragjikomedi fatale, votimi me opinione në rrjetet sociale po kërkon të zëvëndësojë votimin kushtetues (këtu e kam fjalën dhe për anulimin me kryq të votës), ndërkohë që dihet që votimi virtual nuk sjell asnjë pasojë për mirë a për keq ndër jetët e shqiptarëve, përkundrazi, shton qaramanët e sipërfaqshëm dhe heronjtë e tastierës që kurrë nuk i dhanë fytyrë. zë dhe paanësi ekzistencës, rebelizmit dhe ardhmërisë së tyre.

Vota është thika ime shkruan David Lloyd George, dhe unë jam totalisht dakord me të, jam dakord sepse unë këtë sistem hipokrit nuk e vras me heshtje vdektarësh oportunistë që hanë bukë në cdo krah, as duke u zhytur në det, as duke ngrënë fara ose duke mallkuar në monologje harrese, unë këtë sistem që më ka vrarë nga shumë jo nga pak cdo ditë dhe shpresë të jetës time e vras me prezencë, me kurajo me përballje duke i vënë një kryq mu në zemrën e sistemit, në votën e tij. Ky sistem i kalbur vlerash ekziston dhe është fuqizuar falë të heshturve.. pasi sic thotë Gramshi në .. “ Indiferenca vepron fuqishëm në histori, vepron në mënyrë pasive por vepron, ajo që vjen nuk ndodh sepse shumica duan që të ndodh por sepse shumica janë indiferentë”

Shqipëria tani ka nevojë për pozicionime të qarta, largpamëse, sidomos largpamëse, pavarësisht interesave të ngushta të mbijetesës personale, është qorr kush nuk e sheh dritën që vjen nga perëndimi dhe është shurdh kush nuk dëgjon këngën e fundit të mjellmës në gojën e politikës shqiptare.

Unë votoj Jo, që vota ime mos humb, unë votoj JO sepse ekzistoj, unë votoj Jo pasi unë e neveris këtë klasë politike por ama nuk e kam frikë. Unë votoj sepse kam shpresë, sepse linda dhe do vdes me dëshirë këtu.

Pavarësisht histerisë që ka përfshirë jo më kot klasën politike shqiptare e cila me dashje dhe në bashkëpunim e solli situatën këtu ku është sot dhe pavrësisht se thirrjet e saj janë mirëfilltazi vepër penale që dënohen deri në dy vjet burg, unë jam e bindur se shqiptarët e kuptojnë që kjo që po shkruhet këto ditë të nxehta vere është shume më shumë se një votim i cunguar, se një kandidaturë e munguar.. ata e ndjejnë se mbas 30 qershorit gjërat do jenë totalisht ndryshe, Kushtetuta, Ligji Zgjedhor, Parlamenti dhe Qeverisja sidomos, më keq sdo jenë, më keq se kaq nuk ka, më mirë po. Dhe do vijë ai moment që populli nuk do votoj kë e drogom me dhunë dhe me propagandë por atë që kujdeset realisht për të. Dhe në këtë rrugëtim unë isha, qoftë dhe minimalisht, por isha.

17 komente në “Unë votoj JO, sepse përballem”

  1. kastriot says:

    Mire qe studioni shume dhe gjate po ne ndonje propozim nuk keni arritur???.Se te gjithe thone dicka,citojne etj,po jeta eshte levizje,e detyruar,dhe shpesh e percaktuar.Po nuk morre pjese aktive mos u anko.Nuk behet ndryshe.O vil o mbaj koshat.

  2. Dana says:

    Unē votoj PO !!
    PRO ERJON VELIS!
    BEKIMIT TË TIRANËS.

  3. Agimi says:

    Na çave mender……

  4. Politikane kurva says:

    Sikur te mendoni shumica keshtu. Do ishim shume me mire.

  5. Popull says:

    Bravo Brizida! Shkrimet e tua jane ato te nje njeriu te ndershem, me shtylle kurrizore (sa e rralle kjo nder ne shqiptaret) dhe qe nuk eshte peng per te thene te verteten apo ca me keq per ta tjetersuar ate, si shume te tjere.

  6. mona says:

    Ik moj kurvice e Leshelise.

  7. Ben says:

    Votoni si te don po me te tjeret ckenI qe nuk i lini te votojne! Rrace muti!

  8. Drini says:

    PO !Erjon Velia .

  9. Titi says:

    Votime ne kohen e koleres.

  10. Josifi says:

    Mesazhi që duhet ta lexojnë mirë pseudo demokratët e fëlliqur në historinë e pluralizmit shqiptar!Falenderojmë miqtë e vërtetë ndërkombëtarë që na u gjëndën në këto ditë të vështira!Të urtët dhe të duruarit gjithmonë fitojnë!

  11. Plaku says:

    Shkrim që në esencë përmbledh çka është e vërtetë ,por pa dalluar dhe vendosur pikat mbi i por duke mbajtur një thes në të cilin përzihet i bardhi me të ziun,i Miri ose pak më i miri me të ligun i gjati me të shkurtërin e kështu me radhë ,duket si një prozë politike që të paktën paraqet një fije shprese për të ardhmen.
    Por për një pemë profesionisti nuk mjafton, për të ruajtur shpresën ne shqiptarëve na duhet edhe të zgjedhim,edhe të zgjidhim,edhe të lavdërojmë,kritikojë por edhe të dënojmë me votë ata që e meritojnë të dënohen ,sidoqoftë më mirë të shprehesh se sa të heshtësh .Jo rrallë gazetarët më shumë ngatërrojë se sa ç’kullojnë

  12. Indinjata says:

    Dikur kur kjo zonje ishte e vigjer ne politike e ndeshej me guxim me Edi Ramen i pata dhene te drejte ne arsyetimin e veprimet e saj por dale ngadale kjo vajze aso kohe e ktheu veten ne nje makine regresi per te ardhmen duke e pare kundershtarin si nje kafshe qe me goditjet e saj mund ta plagoste deri ne mos ekzistencen e tij!Koha tregoi qe kjo monster individuale kishte dale nga shinat duke na u bere edhe anetare e LSI (anetare e atyre qe futen xhepistat ne skenen politike ku i vidhnin njeri tjetrit parate e popullit)!Kjo idealiste qe jeta i shkoi pas berihait te Metes,pas maces se Monikes !E nderuar Brizida mos vizoni Juaj bene te mundur qe ju te mos i perkisni kesaj shoqerie por idealizmit te deshtuar vetiak!Jeni jashte kohe e per pasoje ç’ka shkruani rilexoheni e kenaquni ndopak si ato plakat qe shikojne rrudhat e tyre ne pasqyren konkave!

  13. hasani says:

    Permbahu moj brixhide, permbahu. Nuk ka nevoje demokracia as per mua e as per ty, por per qytetaret te cilet me sa duket e kuptojne me mire se ti se cfare eshte demokracia.

  14. mlc_al says:

    Nuk ka ku te shkoje me keq se kaq? Bej nje xhiro neper bote dhe do e kuptosh qe ka edhe shume me keq se kaq. Prandaj luftohet sot, qe te parandalohet neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje