Edi Rama duhet të ketë lindur me këmishë

1 Korrik 2019, 09:01Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Kush nuk e ka kuptuar, nga sot Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë më asnjë pushtet. Ato janë dy parti si gjithë të tjerat, që pas një marrëveshje për t’i kthyer nga rruga në Kuvend, iu bë peshqesh Avokati i Popullit dhe kryetari i KQZ-së. Të vetmet përfaqësime në administratë që i kanë mbetur ish-opozitës.

Pas një përpjekje katër mujore për ta përmbysur Edi Ramën me bojkot, dhunë dhe diskreditim në mediat ndërkombëtare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë kthyer hesapeve të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Gjithçka ishte e pritshme, sidomos kur nga hedhja e molotovëve prej shkurtit, retorika e javës së fundit u kthye te bojkoti. Ka një fitore të heshtur me shifrat që Partia Demokratike gjithsesi nuk ka dëshirë ta bëjë edhe pse është në favor të saj. Ajo e di shumë mirë që kurrë në Shqipëri nuk kanë votuar 100%, por pëlqen të thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën.

Ndërkohë që matematika e nxjerr më faqebardhë sesa shpifja ditën me diell dhe natën me yje. Kësisoj është më e ndershme të thuash se sot votuan 800 mijë zgjedhës më pak sesa në vitin 2015. Por ish-opozita ka zgjedhur rrugën e akuzave dhe jo të faktit. Kjo është më tronditësja dhe i rëndon të ardhmes së saj. Sepse e tashmja u pa!

I gjithë kampi opozitar sot ndodhet në rrugë pas një vendimi për t’i djegur mandatet. Ajo nuk përfaqësohet më as në nivel kryetar bashkish, e as me këshilltarë. I vetmi pushtet që i ka mbetur edhe për disa kohë është Presidenti.

Dhe Ilir Meta si i vetmi person që mund të përpiqej për t’i kthyer Bashën dhe shokët e tij në Kuvend, u bë simpatizant i djegies së mandateve dhe i bojkotit të zgjedhjeve.

Edi Rama duhet të ketë lindur me këmishë, të paktën për fatin e tij. Ndryshe nuk do t’i kishte kaq të thjeshta fitoret dhe qeverisjet.

PD, LSI dhe të gjitha partitë që përbëjnë të ashtuquajturën opozitë të bashkuar janë sot përgjegjëset kryesore të shkatërrimit të balancave.

Akuzojnë për kthim të diktaturës, ndërsa e braktisën vetë demokracinë. Të paktën dinë se ç’duan, pavarësisht se s’kanë se si!

8 komente në “Edi Rama duhet të ketë lindur me këmishë”

  1. Flutura says:

    Ia ke futur kot o Ardit, c’pune ka kemisha ketu. Edi Rama mori vetem votat e veta, nuk i ka hyre kujt ne pjese, gje qe verteton pa ekuivoke se nuk ka patur ndonjehere vjedhje te votave nga PS. Kjo po qe duhet thekesuar me force.

  2. VLONJATI says:

    O ARDIT EDI RAMA ESHTE NE KUOTAT E VETA KA MAR TE NJEJTA VOTA NA RROFSH KOQET O DERDIMEN

  3. FLUTURA says:

    @Flutura
    Eshte shume e vertete ?

  4. Socialisti i vertetë says:

    edhe enveri me hitlerin
    halli është i popullit o trap
    ai është kryeministër jo Leo mesi që fitoi finalen
    Ai duhet të zgjidhë hallet e popullit
    POPULLI është pa brekë në bythë ndërsa ti sheh këmishën e ramës
    ky hall i kishte mbetur Shqipërisë – nëse kishte këmishë edi …

  5. Ela says:

    Ndoshta eshte Shqiperia qe ka « rilindur » me kemishe kesaj here!

  6. lexusi says:

    Me keta derdimene qe ka kundershtare , s’ka nevoje te lindesh me kemishe !

  7. fati says:

    O ‘socialisto’ mos ia fut kot llafit se qenka populli pa breke ne bythe. Nje ne dy familje e ka nga nje makine a mjet tjeter pune. Ata qe jane me keq jane per mendte e veta sene kane dhe nga nje cope toke qe shyqyr kane fillu me e punu e nga nje cope bageti per kalamanet. Te tjeret mos te rrijne duar kryq e te presin nga shteti se kesaj i thone iniciativa e lire dhe ekonomi tregu, kapitalizem me nje llaf. Per te mos fol per pjesen tjeter qe mbush restorantef e kafenete e qe shkojne me qindra mijra ne vit jashte shtetit e per turizem. Prandaj pa breke ne bythe, siç i quan ti, ka me mijra e mijra neper shoqerite perendimore. Te ne, ashtu siç e la vendin Berisha, sigurisht qe ka varferi ne nje pjese te popullates, por nuk vihen te gjitha gjerat menjehere ne vend. Ne duam shume gjera dhe i duam tani menjehere. Mundesisht pa u lodhur shume. Gjermanet, pas luftes se dyte boterore, e ringriten ne kembe Gjermanine e shkaterruar duke ngrene patate te ziera me vite. Sakrifikuan dhe punuan fort me koke ulur dhe ja ku jane tani. Nuk priten nga te tjeret dhe as t’u vinin te mirat nga qielli. Te ne, per fat te keq, ne mjaft raste ndodh e kunderta. Per te mos folur pastaj per ata qe kane shpirtin e shkaterrimit, vrasin te pafajshem, vejne zjarre pyjeve, perdorin shashka e shishe molotov kunder institucioneve, hedhin ne ere shtylla elektrike e djegin shkolla.

  8. Lek Kondi says:

    LULI E MONA NGA PA AFTESIA DHE MATUFOSJA E SALIUT I KANE PLENKSUR AQ KEQ PUNET E OPOZITES SA NUK I SHPLENKSIN DOT AS SHTATEQIND PALE GERSHER. DEMOKRATEN E MBREKULLUSHME DHE NJERIUN ME MEND NE KOKE XHOZEFINA TOPALLIN E SPOSTUAN NGA LIDERSHIPI NE PARTI VETEM SE I KRITIKOI LULIN, SALIUN E MONIKEN SE LARGUAN SIMPATIZANTET E PARTIS ME EKSTREMIZM E TYRE TE TIPIT TALIBAN. POPULLI SHQIPETAR ESHTE I SUPER-LODHUR ME EKSTREMIZM PER TRE CEREK SHEKULLI. BRAVO I QOFT EDI RAMES QE DUROI AQ SHUME DHE VENDIN E MBROJTI NGA DESTABILIZIMI EDHE FITOREN E TIJ SIGUROI EDHE PER SHUM VITE. POPULLI KA AFTESI TE JASHTZAKONESHME TE NUHASI EDHE ATO QE NUK I SHEH, KURSE OPZITA DON TI FSHEHI FAJET E SAJ QE JAN BER MAL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje