Nga Artur Ajazi
Humbe Lulzim humbe, për herë të katërt humbe. Madje humbe edhe më thellë se në 2015, 2017 , humbe edhe më thellë se në 2011, edhe pse e “fitove” cekët mandatin e kryebashkiakut. Humbe Lulzim, tani është rradha tënde të reflektosh dhe tu tregosh edhe ndjekësve të tu besnikë, se edhe ti tërhiqesh, dorëhiqesh, përpiqesh, por nuk fiton kurrë duke patur mbi krye Të Madhin. Humbe Lulzim, humbe më thellë se PD në 2013, apo në 2015, humbe kredibilitetin, besimin, humbe shpresën edhe të atyre që mban pas, edhe të atyre që ti i quan aleatë, dhe që deri dje vinin tek SHQUP-i dhe deklaronin se “ti ishte kryetari opozitës”.
Nuk të duhen më ofiqet Lulzim, tashmë të duhet reagimi qytetar, si një politikan i përgjegjshëm, duke u shkëputur përgjithmonë nga kthetrat e Të Madhit, duke dalë krejtësisht i pavarur. Nuk shkon më të hiqesh sikur “të vodhën votat, të blenë votat, mbushën kutitë me vota”, dhe t’ua shesësh demokratëve se “ja Rama sërish i vodhi votat”. Nuk e ha njeri më meselenë e vjetër dhe të dalë boje. Politikën që ti bëre në këto vite, dhe veçanarisht në këto 6 muaj, nuk do ta kishte bërë as një kryetar partie në rrethe, duke qenë totalisht nën tutelën dhe trysninë e Të Madhit.
Nuk shtyhet me “gjasme” politika Lulzim, nuk shtyhet me “hajd se kaloi edhe kjo rradhë”, pasi politika është shkencë më vehte dhe jo kushdo e bën, jo kushdo e arrin ta perceptojë, jo kushdo arrin të kuptojë në kohë momentin kur duhet të rrish, kur duhet të vazhdosh, apo kur duhet të largohesh. Eshtë rradha tënde , të bësh të fundit, pasi edhe pas 3 apo 6 muajsh të bëhen zgjedhjet lokale, edhe në 2021, sërish PD do të humbë thellë e më thellë, me ju dhe ekipin tuaj.
Në Partinë Demokratike që drejtoni ju Lulzim, duhet bërë qilizëm, duhen përmbysur nga e para gjithçka, dhe duhet nisur nga fillimi. Koha nuk pret, ndaj në vend të lëshosh akuza dhe denoncime pa asnjë bazë ndaj KQZ, apo dhe qeverisë se “paska vjedhur votat”, do të ishte brilande që demokratët e zhgënjyer dhe shqiptarët, të dëgjonin nga ju tërheqjen, largimin nga drejtimi i PD, bashkë me shpurën kaotike dhe apatike që ka degraduar gjithçka me vlerë në atë parti.
Nuk ka shqiptar sot, nuk ka demokrat sot, që të jetë dakort me ju Lulzim, pasi deklaruat prej 6 muajsh se “do të bëhet hataja, nuk ka zgjedhje, Rama iku, fituam ne”, dhe dolët më të plakur si parti, dolët më të humbur , duke qenë në kufijtë e mbijetesës politike. Humbja e 30 qershorit, ishte dhe do të mbetet totalisht futurë për ju, dhe kupolën drejtuese të një partie që prej 6 muajsh, merret me kapsolla, molotovë, fishakzjarre, presione, kërcënime, djegie, dhe jo faturë e demokratëve të thjeshtë, që kurrë nuk kanë qenë, dhe nuk janë dakort me veprimet dhe deklarimet tuaja.
Ju e keni zhytur PD në humnerën e thellë, nga ku duhen vite të dalë prej andej, një parti e krijuar mbi ëndrrat e rinisë dhe shtresave më të përndjekura të vendit. PD ka rënë sot nën nivelin e LSI, e cila luan me “qarin” në gjoja opozitën që bën, por e bindur se në greminën e saj, po merr me vehte edhe partinë e demokratëve. Loja me sentimentet e mijëra demokratëve duhet të marrë fund, ashtu siç duhet të marrin fund skenarët dhe lojërat qesharake me “vjedhje votash” në një kohë që pritet me padurim reagimi i humbësve, i atyre që sot duhej të strukeshin zyrave të SHQUP-it, dhe jo të bënin viktimën elektorale të radhës.
(TemA)
pooo- ajo i mbetet
po te jete pak i zgjuar iken dhe mbetet ne histori
ndryshe do ta marre sala me vete
HUMBËSA TË PA SHPRESË!
TURP !
Basha, ik !
Keto zghedhje u bene me heq Lulin? Si mund te terhiqet kur gjithe bota e dine qe keto zgjedhje mund te shpallen te paligjshme? Apo te dorehiqet e kur te shpallen te paligjshme te kthehet prape? Ti qenke gallate e lek te madh paske marre.Pse te rregullta ishin? Votimi I popullit ishte Jo me qeveri rama.Thjeshte kaq. Populi nuk ja tha me Molotov por me refuzim prr te ngrene supe te prishur ne kszanin e qeverise. Por nuk duhet ta lexojne sikur populli edhte ngopur e nuk do me te ushqehet.
Z.Ajazi! Me duket utopike kjo qe thua! Aty tek pd nuk ka mundesi teorike per te bere presion te brendshem, jane te gjithe njelloj!
Vete Basha me te kaluaren e dyshimte dhe bemat e tij ne te shkuren shkakton mosbesim konstant ne popull. Kjo e bene tevrreziksheem ne krye te Pd. Eshte veshtje mbijetese, ne mbrojtje te pasurise, te karrieres dhe te paligjshmerite e se shkuares. Qe te vijoj duhet te perballet me te kaluaren dhe plakun e nendheshem. Plaku po mendohet!! Te shohim! Me kete strukture qe njohim te Pd, cdo ndryshim (qofte edhe me Jari,Jarin Nishan) zor se del gje! Per momentin cdo ndryshim eshte si te biesh nga shiu ne bresher
ik o lulo ik
e shkaterrove keq PD
O ku te gazete se Mro Gelbazrs ju qifsha grate dhe motrat
o G(K)ari, me qe qenke kaq i “ndezur” filloje nga femrat e shtepise tende, se jo per gje po mbase shpeton pa ta prere e pa t’a futur ne sumen tende, se kur te ha shume dhe kruhesh keshtu eshte, e ha sa krahu ne sumen tende.
Mbase PD do detyrohet te shese SHQUP-in.
S’ka me financime nga shteti si parti. Me shume merr para partia e Paskalit se PD-ja.
Me se do i mbaje zyrat e zyrtaret e saj?
Lul, e lexove atë thënien e ati demokratit? Teorikisht- tha ai- kemi fituar por praktikisht kemi mbetur si ato kurvat rrugëve. Ha ha ha ha fantastike.
Gero mos harro edhe femerat e shtepise sate.
E ke gabim! Nuk ka humbur Luli, se ai nje cope buratin eshte, por ka humbur qoftlargu sebashku me piratpresidentin dhe konkubinen e tije ! Cfare ti besh ketij Daj Samit qe ua prishi planin, se ata ishin bere gati te rrembenin dyfeket e te dilnin malit partizane per liri!
o geri, ndoshta duhet te jesh djale i mire demokrat, por mos shaj , mos ofendo, mos u hiq sikur je prej çeliku o geri
rri shiko dhe lexo shkrimet, ndryshe qepe djale
nuk eshte edukate te ofendosh botuesit dhe gazetaret
edhe njehere, nuk je prej çeliku or djale , shiko hesapin tend.
Tema eshte gazeta me e pavarur dhe me serioze e vendit. kaq.