Nga Alban Zeneli
Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh për shqiptarët.
Me gjithë përpjekjen e Ilir Metës për ta asgjësuar këtë ditë e për tu pamundësuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese dhe demokratike për të zgjedhur e votuar, falë mbështetjes së fortë të SHBA dhe BE, Shqipëria pati zgjedhje.
Shqipëria do të ecë tashmë e sigurtë drejt një kohe të re demokratike mes shqiptarëve dhe SHBA e BE.
Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën paqen.
Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën zgjedhjet.
Zgjedhjet janë nje e drejtë .
Të zgjedhësh të jesh Pro Zgjedhje êshtë parim themelor demokratik.
Por kjo nuk do të thotë vetvetiu se zgjedhjet si fakt e proçes u kryen të lira dhe të ndershme e aq më pak të barabarta.
Edi Rama u provua edhe njëherë si një lider politik i së shkuarës që formësimin, përmbajtjen dhe veprimin e tij i ka fortësisht antiliri, antidemokraci, të korruptuara dhe armiqësore ndaj qytetarëve, opozitës dhe mendimit kundër a ndryshe.
Edhe në këto zgjedhje ku Edi Rama konkuronte me veten, u shkelën rëndë shumë proçedura, regulla dhe ligje.
Krimi elektoral, përdorimi dhe shantazhimi i administratës publike shenjuan natyrën e këtyre zgjedhjeve.
Këto zgjedhje u zhvilluan skandalozisht të palira.
Këto zgjedhje u zhvilluan me standartet e Damian Gjiknurit dhe Gjushit.
Këto zgjedhje ishin me standartet e “akullores” si Gjushi.
Qytetarët shqiptarë dhanë dy mesazhe të mëdha dje, zgjodhën zgjedhjet dhe bojkotuan Ramën.
Pra mesazhi i shqiptarëve është i qartë.
Shqiptarët nuk i duan më politikanët e brezit të vjeter,politikanët e tranzicionit të hajnisë dhe konfliktualitetit, politikanët që kanë 30 vjet që bëjnë sikur luftojnë me njëri tjetrin, kur në fakt të gjithë e dimë se janë bashkë e mezi presin të bëjnë dashuri me njëri tjetrin.
Koha për politikë të pastër e të papërlyer.
Si deputet opozitar, besoj fort se ka ardhur koha për ripërtëritjen e së djathtës dhe opozitarizmit.
Braktisja që shqiptarët i bënë Edi Ramës dje, dëshmon edhe se mitti , se shqiptarët janë të majtë ra.
E djathta është shumicë morale.
Por që të shfaqet e provohet shumicë elektorale, duhet patjetër të bëhet morale.
Koha për Reformë Zgjedhore të thellë dhe të pjekur por pa Damian Gjiknurin.
Ne deputetët e djathtë të Opozitës Parlamentare nuk do të heshtim e nuk do të qëndrojmë duarkryq.
Nuk do ta lejojmê askënd nga Politikanët e brezit të vjeter,as Edi Ramën e askënd tjetër, që të bëjnë mê luftë e dashuri në kurriz të shqiptarëve.
Ore idiot I certifikuar. Cmund ti bente Rama kopese talebaneve qe menduan te benin hara-kiri. Edhe per kete o kokegdhe do fajesosh Ramen??? Toibe strafulla me keta shpellare shqipfoles
Esëll fare je apo e ke thare faqoren
pirdh-pirdh se ju ka zënë spak-u të gjithëve juve, të pedesë & liqisë…
E djathta ne Shqiperi eshte pakice imorale, neo-fashiste dhe anti-shqiptare. Te tjerat kaperdij vete dhe shitja te djathteve mor AZ
Shko o Zenel e mbylle ate gryke. Na qenkeshin zgjedhje te manipuluara, te korruptuara e antidemokratike. Genjeshter 100% ne mes te dites! Megjithe vuvuzelat e Bashe-Mete-Berishe, populli i urte e j mencur votoi i qete dhe i dha PS me shume vota se ne te gjitha zgjedhjet e kaluara. Je teresisht i çekulibruar, nxito e merr ilaçe sa s’eshte vone.
Nuk di ,o “deputet” se çfare shkolle ke kryer, por a mund te me sqarosh, si i pashkolle qe jam, se ku e kane braktise shqiptaret Ramen ?!. Vertet “jane’ tre milion e gjysem votues, por sot popullsia nuk eshte as dy milion e gjysem banore. Per PS kane votuar gjithmone 700 deri 800 mije votues. Po tani sa votuan, o shkolle shume, apo ke ate te budalles Tit Vasili ?!
O ti Alban Zeneli,
Je nga fisi i Zenelajve dhe Kam respekt. Ke dashur te thuash diçka te madhe por pate frike dhe nuk ja nxore koken.
Ti si opozite parlamentare bashke me te tjeret aty ne Parlament nuk beni dot asgje si deputete. Problemi yt nuk eshte me Ramën. Te pakten tani per tani.
Rregullo shtepine tende njehere, pastaj hidhi syte nga shtepia e tjetrit. Dhe shtepine tende ta ka zene Berisha. Ti je pa shtepi fare, dhe Po merresh me shtepine e Socialisteve. Bjeri drejt, dhe do behesh promotor i nje levizjeje qe do sjelle PD ne pushtet.