Nga Eduard Zaloshnja
Meqë ditët e fundit është bërë e modës të matet përkrahja elektorale për mazhorancën si përqindje ndaj totalit të listës së zgjedhësve (ku përfshihen edhe shtetasit me banim jashtë vendit), bëra një analizë të numrit të votave për mazhorancat dhe të numrit të emigrantëve nga viti 2005 deri më sot. Grafiku i mëposhtëm e ilustron këtë analizë.
Kështu, koalicioni që solli në pushtet Berishën më 2005 mori votat e vetëm 19.7% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 35% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.
Qeveria Berisha-Meta më 2009 u krijua nga dy koalicione që morën së bashku votat e 25.6% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 37% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.
Qeveria Rama-Meta më 2013 u krijua nga një koalicion që mori votat e 30.1% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 38% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.
Qeveria Rama më 2017 u krijua vetëm nga PS-ja e cila mori votat e 22% të shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 40% e këtyre të fundit banonin jashtë vendit.
Për krahasim, më 30 qershor votuan 21.8% e shtetasve në listat e zgjedhësve, ndërkohë që rreth 41% e këtyre të fundit banojnë jashtë vendit.
Z.llogaritar i votave,duhet te dish se numri atyre qe votuan diten e diel,30-qershor,ishte me shtetas qe banojne ne Shqiperi.Mos e turpero veten o “LLOGARITAR”.
Zaloshnja, grafikun qe pasqyron perqindjen e votuesve qe jetojne jashte Shqiperise, e ke ngritur lart me rreth 20%. Nqs keshtu ja ke derguar gazetes TemA, eshte gabimi tend, nqs e ka bere TemA me koken e saj, thuaj Meros ta korrigjoje.
Nje sqarim per mendimin jo profesionist dhe te gjithe ata qe nuk jane te fushes se ekonomise .
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë,
Pra sipas listave zyrtare te drejten per te ushtruar voten e kane 3 536 015 shqipetare dhe ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit sipas KQZ kane votuar 812249 vete ose 22.97% pra kane votuar : 3536015×22.97=812249 qytetare shqipetare
Njerezve jo te dituar ne kete fushe ju duket pak duke thene se shume pak njerez dolen ne votime dhe 85% e refuzuan
Nuk eshte ky argumenti pasi ne listen pre 3 536 015 shqiptare per te votuar 41 % e tyre banojne jashte shqiperise ( 3 536 015×41%=1 449 766 shqiptare qe jetojne ne europe Greqi, Itali,Gjermani France Spanje e ne cdo vend tjeter te botes cilet zoterojne kombesine shqiptare prane figurojne ne certifikatat familjare te cdo familje shqiptare dhe ne cdo votim nuk e ushtrojne kete te drejte pasi ndodhen larg.
Po jap argument duke marre shembull familjen time .Keshtu ne familjen time prej 4 anetaresh 2 anetare banojne ne Shqiperi dhe 2 ne nje shtet te europes (2 personat qe jetojne jashte zoterojne pasaporte shqiptare dhe ne cdo zgjedhje figurojne ne listat e votimit por qe kur kane mbushur moshen 18 vjec ne 6 zgjedhje nuk e kane ushtruar te drejten e votimit pasi jane jashte.
ose motra ime dhe bashkeshorti i saj qe jetojne ne Itali kane dy shtetesi Italiane dhe shqiptare figurojne ne cdo zgjedhje ne lista e zgjedhesve por asnjehere qe prej 20 vitesh nuk e kane ushtruar te drejten per te votuar pasi ndodhen larg ,ose vajza e tezes familje qe te tre anetaret e saj figurojne ne lista por qe prej disa vitesh nuk e ushtrojne kete te drejte pasi jetojne ne Greqi keshtu mund te marr shembuj dhe nga komshinjte etj.
Shqiptare qe ushtrojne te drejten e votimit e qe jetojne jo ata figurojne ne listat e zgjedhesve jane 3536015-1449766=2086249 pra nga 2 086 249 votues qe jetojne ne Shqiperi 812 249 shqiptare kane votuar pra kane pranuar 30 qershorin si date te gjedhjeve 38.93% ndersa pjesa tjeter i perket votuesve te PD votuesve te LSI njerezve qe nuk votojne ose fasha gri etj e nuk e sipas studimeve qe bejne ekspertet e kesaj fushe kur nder ta eshte dhe zoti Eduart Zaloshnja.
Te nderuar njerez kur nuk merrni vesh nga llogarite mund te jepni nje koment duke i bere llogarite sipas asaj qe kuptoni por jo te ofendojne njerez te cilet jane profesionist te kesaj fushe dhe qe ne cdo zgjedhje ka dhene nje mendim te nje specialisti dhe jo te nje partiaku.